Zakone të mira të zhvillimit të #kulturës dhe #arsimit në trojet tona
Duke lexuar në biografinë e “Mbretit të poetëve”, siç do ta quante kështu Naim Frashëri #Hasan_Zyko_Kamberin, gjeta diç që më pëlqeu shumë dhe që është tregues i zhvillimit kulturor tek shqiptarët. Në kohën e Hasanit ishte traditë që mbrëmjet ose koha e pasdarkes të shfrytëzohej për takime e ndeja, në të cilat burrat recitonin poezi. Ishte si tët huash një lloj provimi ngase kush kishte diçka të bukur për të thënë, fitonte famë dhe emër. Ato organizoheshin edhe me rastin e ardhjes së miqve dhe mysafirëve të lartë. Pra, ishte një lloj festivali i përnatshëm i poezive.
Sikur sot të organizonim ndeja familjare e miqësore me këtë karakter, ku në vend të politikës e telefonave do të flisnim për ndonjë libër, për ndonjë tregim, për ndonjë personalitet, gjërat do të ishin më ndryshe. Pa kulturë e lexim nuk kemi ku të shkojmë!
Revista 'Kultura Islame', KMSH, v. 5, nr. 7-8, mars-prill 1944, f. 201-202.