Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
A EDHE KJO NA MUNGUAKA

A EDHE KJO NA MUNGUAKA
 
(Reagim kundër profetes së rreme në Shqipëri, Anila Minxha)
 
Tani kur ditëlindjes së profetit Muhammed, alejhi’s salatu ves selam i kanë mbetur vetëm edhe pak ditë, siç duket çështja e festimit apo mosfestimit ka ngelur për “seanca” tjera diskutimi, ngase në botën shqiptare, ndërmjet ferrit ekonomik, kaosit politik dhe shthurjes morale, shfaqet edhe një “shkëndijë” mallkimi, një burim mjerimi, një shenjë trishtimi, një “sihariq” shkatërrimi, shfaqet një grua e pa fe, e cila pretendon të jetë profete. Rasti i kësaj të mallkuare rastis me atë që para pak ditësh u emitua në stacionin televiziv çifut “Kanali 10”, ku pas ofendimeve ndaj Isait, alejhi’s selam dhe nënës së tij të ndershme, Merjemes, u ofendua edhe Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam[1].
Këto dy ngjarje, që me gjasë do të pasohen edhe nga të tjera, duken të jenë si ceremonia më fyese për Muhammedin, alejhi’s selam, njeriun që bota me mungesën fizike të tij pësoi humbjet më të mëdha në histori.
Anila Minxha, një grua e çmendur, e dalldisur dhe e pacipë, në televizionin privat shqiptar TOP CHANNEL me dt. 25/02/2009[2], pretendon të jetë shpallur profete nga ana e Zotit, edhe pse as vet, siç deklaron më shumë se njëherë, nuk e di se si. Në fakt, ajo edhe nga pamja e saj më shumë i ngjante një marroqeje apo me fjalë pakëz më të buta “një tokësoreje” siç e quan gazetari. Ajo nuk ka shenja të fesë në trupin e saj. Veshja, gjestet dhe mënyra se si e argumenton profecinë e saj (gjithsesi të rreme) janë fakte që reflektojnë imazhin e një mashtrueseje të çmendur e cila nuk di se çka bën, megjithëse nuk heziton të deklarojë se ajo i është përshtatur çdo kohe, madje-madje edhe ka kënduar për Enver Hoxhën, që nënkupton se tani në këtë kohë kapitalizmi prapë i është përshtatur trendit dhe dinamikës bashkëkohore për t’i kënduar LEKUT kësaj radhe. 
Anila jep disa detaje për veten e saj që janë shumë absurde dhe absolutisht të papranuara për një profet. Ajo tregon se si nga fëmijëria e hershme, nga mosha pesë vjeçare, është sëmurë mendërisht, ka qenë në gjendje kome, ka vuajtur nga një sëmundje e padiagnostifikuar, gjë e cila i është përsëritur shpesh deri në moshën 20 vjeçare, të shoqëruar me një fenomen tjetër të prejardhjes së panjohur të familjes së saj. Misteri i zhdukjes dhe shfaqjes së tyre ka ndodhë disa herë, që përfundimisht ka rezultuar me Anilën si e pa origjine ose thënë më qartë si një djall i mishëruar në qenie të njeriut.
Sa e dëgjon të flet për Kur’anin, sa e dëgjon për Biblën, sa për këtë e atë, por gjithnjë duke kritikuar paraardhësit e saj, që në fakt janë të distancuar prej saj miliarda herë, se kinse vetëm ajo ka arritur të ç’kodojë librat hyjnor. Kur’ani më parë nuk është kuptuar vetëm se sipërfaqësisht ndërsa ajo, pas plot 14 shekujsh, ka arritur të zbërthejë domethëniet e tij të cilat paralajmërojnë për ardhjen e saj, premtime këto të bëra nga Zoti, qoftë i pastër prej asaj që i përshkruajnë injorantët, qysh para miliona vitesh. Diku në një kishë të lashtë në Shqipëri, në murin e vogël, ishte e shënuar ardhja e saj. 
Ajo nuk vuan shumë ne e pasuakan njerëzit apo jo, mjafton që ajo vet e di se është profete dhe disa prej pacientëve të saj, të sëmurë mendërisht sikur ajo.
Çmenduria e saj arrin deri në atë shkallë saqë ajo pretendon ta ketë zhdukur hënën në qiell nëntë herë, gjëra këto të padëshmuara nga dhjetëra satelitë në hapësirë; ta ketë sjellë pavarësinë e Kosovës, madje me dëshmitarë për këtë; të shërojë njerëzit nga sëmundje vdekjeprurëse si kanceri por me parakushtin e heqjes dorë nga trajtimet mjekësore; të ketë dalë në foto me të Xhibrili, ndërsa kur gazetari e provokon se me çfarë aparati ke dalë në foto që të bëjë një provë me të ngase ajo përderisa pretendon se është e shoqëruar prej melekëve, edhe ai dëshiron t’i sheh ata. Ajo kërkon aparat digjital ndërsa gazetari i sjelle kamerat më moderne, të cilat nëse nuk kanë mundësi t’i vrojtojnë melekët, atëherë aparatet tjera të vogla nuk do të kenë mundësi fare. “Ku është meleku, që nuk mund ta vërejmë?”- e pyet gazetari. “Pyete Zotin”- ironikisht dhe marrëzisht i përgjigjet ajo.
Fatbardhësisht jo vetëm në emision, si nga provokimet e qëlluara të gazetarit, si nga diskutimet e teologut Ermir Gjinishi, por edhe në media të shkruara, si në Gazeta Shqip, u dëshmua profecia e rreme e saj. Me titull: "Profetja" që mashtron të sëmurët, Gazeta ka zbuluar tërë veprimtarinë e paligjshme të saj. Adrianën adoleshente, një nga viktimat e shumta të saj, e kishte sjellë në emision si dëshmi të mrekullive të saj, e cila pasi kishte braktisur ilaçet mjekësor dhe kishte marrë terapinë e saj, ishte shëruar. Gazeta kishte shkuar në spitalin ku qe kuruar ajo vajzë dhe kishte vënë re se gjendja e saj shëndetësore ishte avancuar por jo drejt shërimit, drejt përhapjes edhe më të madhe të sëmundjes[3].  
Historiku i këtyre marrëzive nuk fillon me Anilën, dhe as nuk mbaron me të. Paralajmërimi profetik për paraqitjen e profetëve të rreme gjatë tërë historisë është dëshmuar si i vërtetë. Thotë Pejgamberi Muhammedi, alejhi’s selam:
لا تقوم الساعة حتى يبعث دجالون كذابون قريب من ثلاثين ، كلهم يزعم أنه رسول الله
Kiameti nuk do të ndodhë derisa të mos paraqiten mashtrues dhe gënjeshtarë, afro 30, të cilët dëshmojnë se janë të
وإنه - والله - لا تقوم الساعة حتى يخرج ثلاثون كذابا آخرهم الأعور الكذاب
Pasha Allahun! Nuk do të ndodhë Kiameti derisa të mos shfaqen 30 gënjeshtarë, i fundit të cilëve është gënjeshtari i verbër (Dexh-xhalli)[4].
Se në mesin e këtyre gënjeshtarëve do të ketë edhe femra, na mëson ky hadith:
في أمتي كذابون ودجالون سبعة وعشرون ، منهم أربع نسوة وإني خاتم النبيين لا نبي بعدي
Në ummetin tim do të ketë 27 gënjeshtarë dhe mashtrues, prej tyre katër janë femra. (Ata janë gënjeshtarë ngase) Unë jam vula e profetëve dhe pas meje nuk ka profet[5].
Hadithet, siç kanë shënuar dijetarët, nuk synojnë përkufizimin numerik, ato aludojnë në shifër të madhe por me gjasë që kjo e përmendura të mbledh afër vetes pasues të shumtë[6], element ky që i mungon gënjeshtares Anila.
Elementet e deformuara të saj nuk përkojnë me fatin e asnjë pejgamberi të Zotit. Përveç Ibni Hazmit, i cili duke folur për Merjemen dhe Asinë, jep mendimin se mund të jenë profete, nuk di dijetarë tjetër me famë të ketë dhënë mendimin se një e tillë bën. Madje, Ibni Hazmin, nëse tërheqim paralele krahasimi ndërmjet Anilës dhe dy grave të ndershme të përmendura me këtë tipar morali edhe në Kur’an[7], do ta arsyetonim me bindjen se ai nuk do të gjykonte kurrë pozitivisht për një grua të ngjashme me Anilën të ishte profete. 
Arsyeja se pse ajo nuk çanë kokën fare në ka apo jo pasues është një dëshmi e zhveshjes së saj nga sfondi i misionit të profetëve, të cilët kishin ardhur për njerëzimin ndaj edhe vuanin në rast se ata i kundërshtonin. Ja, Muhammedit, alejhi’s selam, Allahu i Madhëruar ia tërheq vërejtjen që mos të mërzitet shumë nëse njerëzit nuk besojnë ngase udhëzimi i tyre pa lejen e Allahut të Madhëruar është i pamundur.
فَلا تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَاتٍ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِمَا يَصْنَعُونَ
…ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata[8].
لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ عَلَى آَثَارِهِمْ إِنْ لَمْ يُؤْمِنُوا بِهَذَا الْحَدِيثِ أَسَفًا
A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?[9].
Këtë element kaq human e dëshmojnë edhe qindra porositë e tij për shmangien rrugëve të devijimit, të cilat mund të jenë me fatalitet shpirtëror për ta.
Përderisa ajo përgjigjet me “as vet se di”, profetët vepronin ndryshe. Kur Muhammedi, alejhi’s selam, pyetej për diç, ai priste shpalljen prej Allahut të Madhëruar, ndaj edhe ne Kur’an është vërtetuar se:
وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَى (3) إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى
Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij. 4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet[10].
Lojaliteti i saj ndaj figurave më të egra të shoqërisë, siç ishte rasti me Enver Hoxhën, të Ben të bindesh më shumë për një tradhtare profecie se sa një profete. Profetët luftojnë të keqen pa shikuar se sa është çmimi i saj. Allahu i Madhëruar e urdhëroi Muhammedin, alejhi’s selam:
فَاصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ
Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve[11].
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
أَفْضَلُ الْجِهَادِ كَلِمَةُ عَدْلٍ عِنْدَ سُلْطَانٍ جَائِرٍ أَوْ أَمِيرٍ جَائِرٍ
Xhihadi më i mirë është fjala e drejtë tek sundimtari apo prijësi i padrejtë[12].
Përderisa fiziku i saj dëshmonte për një tokësore, që në shprehjen e gazetarit nënkuptonte një profete të rreme, profetët ishin shumë më të dalluar. Veshjet e tilla jo vetëm që nuk iu takojnë atyre por as pasuesve të tyre. Allahu i Madhëruar e urdhëron Muhammedin, alejhi’s selam:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُلْ لِأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِنْ جَلابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَنْ يُعْرَفْنَ فَلا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues[13].
وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre…[14].
Nëse prejardhja e saj është një mister siç është edhe vet ajo, kështu nuk ishin edhe profetët[15]. Gjenealogjia e tyre ishte pikërisht njëra nga bazat e vërtetimit të pejgamberllëkut të tyre[16].
Xhibrili qe personifikuar në kohën e Muhammedit, alejhi’s selam në njeri por të fotografohej me profete, kjo është e papranueshme. Përkundrazi, nëse ai nuk hynte në shtëpi ku kishte foto ngase Allahu i Madhëruar ia kishte ndaluar, si do t’ia lejonte vetes të bëjë një gjë të tillë? Pejgamberi, alejhi’s selam thotë:
لَا تَدْخُلُ الْمَلَائِكَةُ بَيْتًا فِيهِ كَلْبٌ وَلَا صُورَةُ تَمَاثِيلَ
Melaiket nuk hyjnë në ato shtëpi ku ka qenë, foto a statuja[17].
Komentimin e citateve kur’anore me gjasë e ka mësuar nga paraardhësit e saj të mallkuar, si Babiu apo Behaiu, që pretenduan se ishin profetë apo edhe zota.
Këta të dy kishin keqinterpretuar ajetet kur’anore se gjoja ato po folkan për këta të dy. Ja një shembull[18]. Babiu kishte një libër “El Bejan” për të cilin pretendonte se është hyjnor dhe se është aluduar në Kur’anin Famelartë, respektivisht në ajetet:
الرَّحْمَنُ عَلَّمَ الْقُرْآنَ خَلَقَ الْإِنسَانَ عَلَّمَهُ الْبَيَانَ
Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë), Ai ia mësoi Kur'anin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit-bejanin).[19]
Këto ajete shprehjen Bejan e kanë përdorur vetëm për domethënie të sqarimit dhe asgjë më tepër. Sa’diu në koment të këtij citati thotë: Allahu i Madhëruar ia mësoi Ademit shprehjen dhe sqarimin e asaj që e ka në zemer. Kjo perfshin mesimin verbal dhe ate tekstual (shkrimor) si shfaqje e dhuntise se Tij ndaj njeriut ne raport me krijesat tjera[20].
Fundi i atyre që pretenduan pejgamberllëkun
Fundin tragjik të tyre, qoftë në këtë apo edhe në botën tjetër, e ka paralajmëruar Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë ku thotë:
قُلْ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ لاَ يُفْلِحُونَ  * مَتَاعٌ فِي الدُّنْيَا ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ الْعَذَابَ الشَّدِيدَ بِمَا كَانُواْ يَكْفُرُونَ
Thuaj: "Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar. 70. Ata kanë një përjetim në dynja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata të shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin[21].
فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ إِنَّهُ لاَ يُفْلِحُ الْمُجْرِمُونَ
A ka më mizor se ai, që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar[22].
Ja disa shembuj:
§  Musejleme Kedh-dhabi (rrenacaku) u vra.
§  Harith Kedhdhabi u vra në kohën e Abdul Melik b. Mervanit.
§  Babiu, themeluesi i sektit Babijj, me dekret shtetëror me 1850 u dogj në zjarre[23].
§  Mirza Gulham Ahmedi, themeluesi i Kadijanizmit, vdiq në WC[24].
§  Dr. Reshad Halife, Doktor i Kimisë, me prejardhje nga Egjipti, në SHBA më 1988 kishte shpallë se është profet ndërsa vetëm pas dy vitesh, më 1990, u gjet i vrarë[25].
Këtë reagim modest do e përmbyllja me një mrekulli të një besimtari të sinqerti tek një profet i rremë, që besoj se do të jetë edhe një shkas më shumë për ne të izolojmë rastet e tilla nga përhapja e tyre në shoqëri. Ebu Muslim el Havlani, një tabiin i devotshëm. Gjuha e tij nuk pushonte së përmenduri Allahun e Madhëruar. Shkoi tek Esved El Anesijj, një profet i rremë, i cili qe shpallur në San’a të Jemenit, dhe e përgënjeshtroi atë. “A dëshmon se Muhammedi është i dërguar i Allahut?”- e pyeti Ebu Muslimin. P, gjithsesi- iu përgjigj. Po për mua a dëshmon një gjë të tillë?- e pyeti. Nuk të dëgjoj çfarë thua- iu përgjigj. Ai nga zemërimi tuboi dru dhe ua vuri zjarrin kurse Ebu Muslimin e hodhi në të. Deshi Allahu i Madhëruar e zjarri nuk e dogji aspak, përkundrazi ishte freski për të. Kur shkoi tek Ebu Bekri dhe Omeri, ata e përqafuan dhe i thanë: Mirë se vjen o ti që Allahu i Madhëruar të nderoi me atë që nderoi Ibrahimin, alejhi’s selam!
Për të thuhet se e përkujtonte shumë Allahun e Madhëruar për çka gjatë natës shumë pak flinte.[26]


[1] Njëri nga pjesëmarrësi e quan këpucën e vet me emrin Muhammed ndërsa publiku qesh. http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=10180 

[4] Transmeton Ahmedi.

[5] Ahmedi.

[7] Thotë Allahu i Madhëruar: “وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ آَمَنُوا اِمْرَأَةَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ابْنِ لِي عِنْدَكَ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ (11) وَمَرْيَمَ ابْنَتَ عِمْرَانَ الَّتِي أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهِ مِنْ رُوحِنَا وَصَدَّقَتْ بِكَلِمَاتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِ وَكَانَتْ مِنَ الْقَانِتِينَE atyre që besuan, All-llahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! 12. Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.”. Et Tahrim, 11-12.

[8] Fatir, 8.

[9] El Kehf, 6.

[10] En Nexhm, 3-4.

[11] El Hixhr, 94.

[12] Ebu Davudi në Sunen ndërsa Albani në Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 4344, e ka cilësuar autentik.

[13] El Ahzab, 59.

[14] En Nur, 31.

[15] Muhamedi është më i nderuari i krijesave të Allahut, është më i miri dhe më i fundit i të Dërguarve të Tij. Eshtë bir i Abdullahut; Abdullahu-bir i Abdul Mutalibit; Abdul Mutalibi-bir i Hashimit; Hashimi-bir i Abdu Menafit; Abdu Menafi-bir i Kusajit; Kusaji-bir i Kilabit; Kilabi-bir i Murres; Murrja-bir i Ka’abit; Ka'abi- bir i Lu’ejit; Lu'eji-bir i Galibit; Galibi-bir i Fihrit; Fihri-bir i Malikut; Maliku-bir i Nadirit; Nadiri-bir i Kinanit; Kinani-bir i Huzejmit; Huzejmi-bir i Mudrikut; Mudriku-bir i Iljasit; Iljasi-bir i Mudarit; Mudari-bir i Nezarit; Nezari-bir i Ma’dit; Ma'di-bir i Adnanit. Sipas mendimit të të gjithë historianëve, Adnani është një nga pasardhësit e Ismailit, biri i Ibrahimit, por nuk dihet me saktësi numri i brezave dhe as emrat e personave që kanë qenë midis tij dhe Ismailit. Ndërsa nëna e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është Eminia, bija e Uehbiut; Uehbiu-bir i Abdu Menafit; Abdu Menafi-bir i Zehrës; Zehra-bir i Kilabit. Kilabi ishte gjyshi i pestë i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga e ëma. Pra, babai i tij dhe nëna e tij dilnin prej një origjine dhe bashkoheshin te Kilabi. Emri i saktë i Kilabit është Hakim ibn Urue, por meqë e kishte bërë zakon që shkonte shpesh herë për gjah me qentë e gjahut, u njoh me emrin “Kilab”. http://albislam.com/libraria/lulishta.asp?NrTema=43

[16] Dëshmi për këtë është biseda e Sufjanit dhe Herakliun, e shënuar në libra autentike. Ja një pjesë e asaj bisede: Herakliu e afroi Ebu Sufjanin pranë vetes, ndërsa njerëzit e tjerë i uli prapa tij. Pastaj tha: “Unë do ta pyes këtë (Ebu Sufjanin) për atë (Profetin). E në qoftë se do të më gënjejë, ju përgënjeshtrojeni.” Ebu Sufjani nuk e gënjeu Herakliun, sepse i vinte turp ta bënte një gjë të tillë. Herakliu: Cfarë prejardhje ka ai? Ebu Sufjani: Prejadhjen e ka të mirë. Herakliu: A e ka thënë dikush atë që thotë ai?56 Ebu Sufjani: Jo. Herakliu: Kush e ndjek atë: paria apo të pafuqishmit? Ebu Sufjani: Atë e ndjekin të pafuqishmit. Herakliu: Ata shtohen apo pakësohen? Ebu Sufjani: Ata shtohen. Herakliu: A e ka braktisur ndonjëri fenë e tij, pasi është bërë mysliman, meqë nuk i pëlqen ajo fe? Ebu Sufjani: Jo. Herakliu: A e akuzonit gënjeshtar, para se të thoshte ato që thotë tani? Ebu Sufjani: Jo. Herakliu: A tërhiqet? Ebu Sufjani: Jo. Këtu Ebu Sufjani futi një fjalë të dyshimtë, duke thënë: “Jemi 56) Se është Profet. (shënim i përkthyesit) në një periudhë, në të cilën nuk e dimë ç’do të bëjë.” Herakliu: A keni luftuar? Ebu Sufjani: Po. Herakliu: Si e luftonit atë? Ebu Sufjani: Lufta midis nesh ka qenë e vazhdueshme; herë ka fituar ai e herë kemi fituar ne. Herakliu: Për çfarë ju urdhëron ai? Ebu Sufjani: Ai na thotë: “Adhurojeni Allahun dhe mos i bëni shok Atij, lërini ato që thonë prindërit tuaj.” Ai na urdhëron të falim namazin, të jemi të çiltër, të jemi të ndershëm dhe ta shikojmë njëri-tjetrin. Në përgjigje të kësaj Herakliu tha: “Ti (o, Ebu Sufjan) the se ai (Muhamedi) është me prejardhje të mirë dhe fisi i tij. http://www.albislam.com/libraria/lulishta.asp?NrTema=10

[17] Buhariu.

[18] Sedat Gani Islami, Islami shkëndijë që s'fiket 2, (Kujtime nga Brunei 2002-2006), Përmbledhja II, 2006, Botues: Privat, Prishtinë, B. I, 2006, f. 61.

[19] Err Rrahman, 1-4.

[20] Tejsiru’l Kerimi’rr Rrahman fi tefsiri kelami’l Mennan, AbduRrahman b. Nasir b. Es Sa’dijj, Mussesetu’rr rrisale, b.1, 2000, kaptina Err Rrahman (El Mektebetu’sh Shamileh).

[21] Junus, 69-70.

[22] Junus, 17.

[24] Emin Behrami, Qasje studimore rreth katër përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe, Prishtinë, 1997, f. 583.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013