Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ASPIRATAT E PABESIMTARËVE NË LUFTËRAT E TYRE KUNDËR MUSLIMANËVE

Pabesimi me të gjitha ngjyrat e tij është prej mëkateve më të mëdha që Allahu i Madhëruar nuk e fal, siç ka thënë:
 
“إِنَّ اللَّهَ لا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْماً عَظِيماً
 
S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh”[1].
 
Ndoshta ajeti mund të aludojë disi se punimi ynë ka të bëjë me këtë kryemëkat, nëse mund ta quaj kështu, por jo. Kësaj radhe tematika e saj, edhe pse ka ndërlidhje të madhe me të, megjithatë ajo trajton një problematikë tjetër. Ajo fokusohet në motivet dhe synimet e pabesimtarëve në luftërat e tyre ndaj muslimanëve. Kurse arsyeja e hapjes së punimit me ajetin e sipërshënuar është  bërë me qëllim përkujtimi të parimit se nëse ata kanë mohuar Allahun e Madhëruar, kanë rënë në mëkatin që pa pendim të sinqertë nuk falet dot, atëherë si presim të sillen ata me ne. Allahu duke na përkujtuar qëndrimet e tyre ndaj nesh na rrëfen për ta në  Kur’an:
 
“زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَيَسْخَرُونَ مِنَ الَّذِينَ آَمَنُوا
 
Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan…”[2].
 
“إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ لِيَصُدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ
 
Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut…”[3].
 
“وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَسْمَعُوا لِهَذَا الْقُرْآَنِ وَالْغَوْا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَغْلِبُونَ
 
Ata që nuk besuan thanë: "Mos dëgjoni këtë Kur'an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”[4].
 
“يُرِيدُونَ لِيُطْفِئُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
 
Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët”[5].
 
Ligjërata, më konkretisht, do të bëj një përmbledhje të shkurtër të disa prej qëllimeve “tradicionale” të luftërave të tyre për të parë se si e sotmja nuk ka ndërruar nga e djeshmja.
 
1. Poshtërimi dhe nënçmimi. 
 
Ky synim banal ka shoqëruar pabesimtarët gjatë gjithë historisë së tyre. Kur Musai, alejhi’s selam ftoi Faraonin në Islam, ai duke shfaqur mendjemadhësi dhe epërsi ndaj tij, iu drejtua banorëve të Egjiptit:
 
“وَنَادَى فِرْعَوْنُ فِي قَوْمِهِ قَالَ يَا قَوْمِ أَلَيْسَ لِي مُلْكُ مِصْرَ وَهَذِهِ الْأَنْهَارُ تَجْرِي مِنْ تَحْتِي أَفَلَا تُبْصِرُونَ (51) أَمْ أَنَا خَيْرٌ مِنْ هَذَا الَّذِي هُوَ مَهِينٌ وَلَا يَكَادُ يُبِينُ
 
Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni? 52. Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet!”[6].
 
Kur Pejgamberi, alejhi’s selam falej në Qabenë e Madhërishme, siç rrëfen Ibni Mes’udi, pabesimtarët i hidhnin ndyrësirë kafshësh vetëm e vetëm që ta poshtëronin. Derisa ai ishte në sexhde me atë barrë ndyrësire përmbi, ata ndaleshin dhe qeshnin. Madje Ebu Xhehli kishte thënë:
 
“لَئِنْ رَأَيْتُ مُحَمَّدًا يُصَلِّي لَأَطَأَنَّ عَلَى عُنُقِهِ فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَوْ فَعَلَ لَأَخَذَتْهُ الْمَلَائِكَةُ عِيَانًا
 
Po e pashë Muhammedin duke u falur, me këmbë do ta shkel në fyt. Pejgamberi, alejhi’s selam tha: Po ta bënte atë, melaiket do e ndëshkonin haptazi”[7].
 
Madje në fjalorin e tyre sinonimi i muslimanëve ishte “të poshtrit”. Thotë Allahu i Madhëruar duke na rrëfyer për Abdullah b. Ebi Selulin, të parin e hipokritëve,:
 
“يَقُولُونَ لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الْأَعَزُّ مِنْهَا الْأَذَلَّ
 
Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me beni Mustalikët) në Medinë, ai më i forti pa tjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!"…”[8].
 
Vlen të theksohet se ky nënçmim që ua bëjnë besimtarëve është si reagim ndaj nënçmimit që i është caktuar partisë së djallit. Thotë Allahu i Madhëruar:
 
“ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوا إِلَّا بِحَبْلٍ مِنَ اللَّهِ وَحَبْلٍ مِنَ النَّاسِ وَبَاءُوا بِغَضَبٍ مِنَ اللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الْمَسْكَنَةُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا يَكْفُرُونَ بِآَيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ الْأَنْبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ ذَلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ
 
Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore)”[9].
 
Se një synim të tillë e kanë edhe tani, shumë lehtë mund të vërejmë nëse shikojmë përdhosjen që i është bërë Kur’anit Famëlartë nga ushtarët amerikanë në Irak të cilin ata e kishin bërë shenjtër për gjuajtje[10]. Apo edhe kohë pas kohe deklarata të papërmbajtura të zyrtarëve të lartë perëndimorë për Islamin dhe Muhammedin, alejhi’s selam. Nëse kësaj ia shton edhe botimin e karikaturave fyese për Muhammedin, alejhi’s selam dhe djegien e dhjetëra xhamive në tërë Evropën, atëherë më çështja nuk do diskutim.
 
2. Përçarja.
 
Realizimin e këtij synimi e bënë nën moton famëkeqe “Përçaj e sundo”. Allahu i Madhëruar duke na rrëfyer për Faraonin thotë:
 
“إِنَّ فِرْعَوْنَ عَلَا فِي الْأَرْضِ وَجَعَلَ أَهْلَهَا شِيَعًا يَسْتَضْعِفُ طَائِفَةً مِنْهُمْ يُذَبِّحُ أَبْنَاءَهُمْ وَيَسْتَحْيِي نِسَاءَهُمْ إِنَّهُ كَانَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ
 
Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kryet lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemtë e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve”[11].
 
Faraoni kishte ndarë njerëzit në grupe duke i “inspiruar” që të thirren në baza klanore a fisnore për të armiqësuar ata ndërmjet vete e më pas ta ketë më të lehtë fitoren mbi ta dhe nënshtrimin e tyre. Bazuar në këtë ajet, metodologjia e shkatarraqëve në tokë përkufizohet në tri pika kryesore:
 
? Tirania apo mendjemadhësia,
 
? Përçarja, dhe
 
? Nënshtrimi duke i vrarë burrat dhe duke i dhunuar gratë. 
 
Padyshim se frymëzues i kësaj motoje është djalli. Xhabiri transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
 
“إِنَّ الشَّيْطَانَ قَدْ أَيِسَ أَنْ يَعْبُدَهُ الْمُصَلُّونَ فِي جَزِيرَةِ الْعَرَبِ وَلَكِنْ فِي التَّحْرِيشِ بَيْنَهُمْ
 
Djalli ka humbur shpresën se do ta adhurojnë falësit në Gadishullin Arab por jo edhe në përçarjet ndërmjet tyre”[12].
 
Po kështu Xhabiri transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
 
“إِنَّ إِبْلِيسَ يَضَعُ عَرْشَهُ عَلَى الْمَاءِ ثُمَّ يَبْعَثُ سَرَايَاهُ فَأَدْنَاهُمْ مِنْهُ مَنْزِلَةً أَعْظَمُهُمْ فِتْنَةً يَجِيءُ أَحَدُهُمْ فَيَقُولُ فَعَلْتُ كَذَا وَكَذَا فَيَقُولُ مَا صَنَعْتَ شَيْئًا قَالَ ثُمَّ يَجِيءُ أَحَدُهُمْ فَيَقُولُ مَا تَرَكْتُهُ حَتَّى فَرَّقْتُ بَيْنَهُ وَبَيْنَ امْرَأَتِهِ قَالَ فَيُدْنِيهِ مِنْهُ وَيَقُولُ نِعْمَ أَنْتَ
 
Iblisi e vë fronin e tij mbi ujë e më pas dërgon ekspeditat e tij. Djalli më me pozitë tek ai është ai që shkakton rrëmuja më së shumti. I vjen ndonjëri prej tyre dhe i thotë: Kam bërë këtë e atë ndërsa Iblisi ia kthen: Ti nuk ke bërë asgjë. Pastaj i vjen tjetri dhe i thotë: Nuk lashë veprim pa e ndërmarrë derisa e ndava atë prej gruas së tij. Iblisi e afron këtë djall afër vetes dhe i thotë: Sa i mirë që je ti”[13].
 
A mund ta mohojë dikush faktin e prezencës së kësaj motoje satanike edhe sot e kësaj dite. A nuk kemi rastin kur çifutët duke vrarë e masakruar muslimanët e Gazzës, në njërën anë, në anën tjetër shfaqin një lloj simpatie kinse për Fatahun që sipas tyre është më liberal, me properëndimor, më transparent. Apo edhe rastet tek ne këtu në Kosovë kur media të caktuara insistojnë në ndezjen e konflikteve të brendshme fetare duke akuzuar këtë grup me këtë apo atë veprim. Unë nuk pashë asnjëherë ata akuzues të kenë frekuentuar për falje xhamitë ku imamët nuk janë vehabistë ose nuk kanë fare mjekra. Pra, kemi të bëjmë vetëm me një përpjekje për përçarje të brendshme të muslimanëve.
 
3. Thirrja për një pajtim absurd
 
Allahu i Madhëruar zbuloi në Kur’an këtë metodike djallëzore të tyre. Duke shpjeguar esencën e saj thotë.
 
“وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ
 
Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka e që edhe ata të bëjnë lajka.”[14].
 
Lajkatimi nuk ishte synimi kryesor i tyre. Ata donin të kotën ta bënin bashkë me te vërtetën, helmin me mjaltin, politeizmin me monoteizmin. Mu për këtë, në kuptim të kësaj fjale “lajka” dijetaret kane përmendur:
 
? Lëshimi pe nga qëllimet (nga Islami),
 
? Përputhje me disa qëndrime të tyre,
 
? Të gjendet një mesatare, sikur në tregti ku palët japin çmime të ndryshme e më pas merren vesh për një vlerë që nuk dëmton akëcilën palë.
 
Po te mos ishte sqarimi paraprak, këto do të dukeshin joshëse, vetëm se tregti me besim nuk ka dhe lëshimi pe nga besimi monoteist për të adhuruar putat është i paarsyeshëm.
 
Ajo që në këtë rast na shërben si sqarim shtese është se këto thirrje apo oferta në prapaskenë fshehin diç tjetër. Thotë Allahu i Madhëruar:
 
“وَإِنْ كَادُوا لَيَفْتِنُونَكَ عَنِ الَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ لِتَفْتَرِيَ عَلَيْنَا غَيْرَهُ وَإِذًا لَاتَّخَذُوكَ خَلِيلًا (73) وَلَوْلَا أَنْ ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدْتَ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئًا قَلِيلًا (74) إِذًا لَأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْحَيَاةِ وَضِعْفَ الْمَمَاتِ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيرًا
 
Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik. 74. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. 75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh”[15].
 
“وَلَنْ تَرْضَى عَنْكَ الْيَهُودُ وَلا النَّصَارَى حَتَّى تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ
 
As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre…”[16].
 
Pra, nuk behet fjalë për kompromis por për një mashtrim dhe kurth të tyre ngase ata përveç injorancës dhe besëtytnive të tyre nuk pranojnë gjë tjetër.
 
Edhe Muhammedit, alejhi’s selam ia paraqiten këto oferta duke e stimuluar me gjëra mahnitëse por ai refuzoi. Siç qëndron në hadith, Pejgamberi, alejhi’s selam u qe përgjigjur:
 
“ما أنا بأقدر على أن أدع ذلك منكم على أن ‏تشعلوا منها شعلة
 
Unë nuk do të kam mundësi ta bëj një gjë të tillë sikur që ju nuk keni mundësi ta shkëputni një copë të diellit”[17].
 
“Furkani” amerikan, një shëmtim që i është bërë Kur’anit duke e zhveshur atë nga parime të caktuara, si dhe iniciativa për caktimin e femrave imamë të së premtes dhe faljen e tyre krah për krah me meshkuj, janë një pikë ndërlidhëse ndërmjet të djeshmes barbare dhe të sotmes “moderne”.
 
4. Pengimi nga rruga e Allahut të Madhëruar
 
Kjo pengesë bëhet në tri mënyra:
 
? Luftë ushtarake për shfarosjen e muslimanëve dhe shkatërrimin e vendeve të tyre,
 
? Luftë në besim e bindje, dhe
 
? Luftë psikike.
 
Megjithatë një luftë që kurrë nuk e kanë ndalur dhe e cila është shumë më e rrezikshme se lufta frontale është ajo e futjes së dyshimeve duke përdorur si mjet hipokritët. Si rezultat i kësaj sot sheh shume muslimanë duke e përshkruar rezistencën islame si kob për shtetet islame ndërsa harrojnë se mjerimi dhe vuajtjet edhe pa rezistencë ka qenë prezent. Ndoshta dyshimi më i madh që kanë arritur të fusnin në zemrat e muslimanëve nëpërmjet hipokritëve është: Muslimanët – islamistët janë imagjinarë dhe se synimet e tyre, ndonëse shumë fisnike, për çlirim të vendeve të tyre dhe përhapjes së fjalës së Allahut të Madhëruar, mbesin vetëm teori. Ata, shikuar nga realiteti i botës islame, që është shumë e prapambetur, do të sjellin më shumë dëm se sa dobi.
 
Edhe pse duket si përkëdhelëse, kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një metodë djallëzore për akuzimin e qëndrimeve të muslimanëve si të palogjikshme. Kur Pejgamberi, alejhi’s selam thërriste në Njëshmërinë e Zotit, në besimin e pastër, pabesimtarët i thanë:
 
“أَجَعَلَ الْآَلِهَةَ إِلَهًا وَاحِدًا إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ
 
A mendon ai t'i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!”[18].  
 
Madje, pabesimin e cilësonin si më të arsyeshëm se monoteizmin. Thotë Allahu i Madhëruar:
 
“أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُوا نَصِيبًا مِنَ الْكِتَابِ يُؤْمِنُونَ بِالْجِبْتِ وَالطَّاغُوتِ وَيَقُولُونَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا هَؤُلَاءِ أَهْدَى مِنَ الَّذِينَ آَمَنُوا سَبِيلًا
 
A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë të drejtë, se ata që besuan!”[19].
 
Ndoshta bazuar në këtë dhe Faraoni e akuzoi Musanë, alejhi’s selam si renegat dhe skandaloz:
 
“وَقَالَ فِرْعَوْنُ ذَرُونِي أَقْتُلْ مُوسَى وَلْيَدْعُ رَبَّهُ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُبَدِّلَ دِينَكُمْ أَوْ أَنْ يُظْهِرَ فِي الْأَرْضِ الْفَسَادَ
 
Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”[20].
 
Sigurisht se Faraoni dhe të tjerët para dhe pas tij, këto mësime i morën nga djalli i cili ishte munduar ta devijojë njeriun pikërisht nga ky aspekt. Transmeton Imam Ahmedi dhe Nesaiu nga Sebre b. Ebi Fakeh, se ai ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë:
 
“إِنَّ الشَّيْطَانَ قَعَدَ لِابْنِ آدَمَ بِأَطْرُقِهِ فَقَعَدَ لَهُ بِطَرِيقِ الْإِسْلَامِ فَقَالَ تُسْلِمُ وَتَذَرُ دِينَكَ وَدِينَ آبَائِكَ وَآبَاءِ أَبِيكَ فَعَصَاهُ فَأَسْلَمَ ثُمَّ قَعَدَ لَهُ بِطَرِيقِ الْهِجْرَةِ فَقَالَ تُهَاجِرُ وَتَدَعُ أَرْضَكَ وَسَمَاءَكَ وَإِنَّمَا مَثَلُ الْمُهَاجِرِ كَمَثَلِ الْفَرَسِ فِي الطِّوَلِ فَعَصَاهُ فَهَاجَرَ ثُمَّ قَعَدَ لَهُ بِطَرِيقِ الْجِهَادِ فَقَالَ تُجَاهِدُ فَهُوَ جَهْدُ النَّفْسِ وَالْمَالِ فَتُقَاتِلُ فَتُقْتَلُ فَتُنْكَحُ الْمَرْأَةُ وَيُقْسَمُ الْمَالُ فَعَصَاهُ فَجَاهَدَ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَمَنْ فَعَلَ ذَلِكَ كَانَ حَقًّا عَلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ أَنْ يُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ وَمَنْ قُتِلَ كَانَ حَقًّا عَلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ أَنْ يُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ وَإِنْ غَرِقَ كَانَ حَقًّا عَلَى اللَّهِ أَنْ يُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ أَوْ وَقَصَتْهُ دَابَّتُهُ كَانَ حَقًّا عَلَى اللَّهِ أَنْ يُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ
 
Djalli i ka zënë pusi njeriut në të gjitha rrugët. I zuri pusi në rrugën e (pranimit të) Islamit e i tha: Pranon Islamin e braktis fenë tënde dhe atë të baballarëve e stërgjyshërve tu?! Por njeriu nuk e dëgjoi dhe pranoi Islamin.
 
Pastaj i zuri pusi në rrugën e Hixhretit dhe i tha: Migron dhe lëshon vendin e qiellin tënd?! Emigranti është sikur kali që është i lidhur[21] në kokën e tij dhe i dirigjuar nga kalorësi- shtoi ai. Por njeriu e kundërshtoi dhe migroi. Pastaj i zuri rrugën tek Xhihadi dhe i tha: Bën Xhihad ndërsa Xhihadi është Xhehd (mundim- vuajtje). Ndoshta lufton e mbytesh e pastaj gruaja jote martohet për tjetërkënd kurse pasuria jote ndahet. Njeriu nuk e dëgjoi dhe beri Xhihad. Ai i cili vepron kështu është e drejtë e Allahut që ta fus në xhenet, ai i cili vritet (në rrugën e Allahut) po ashtu është e drejtë e Allahut që ta fus në xhenet, kush mbytet në ujë është e drejtë e Allahut, edhe nëse dikë  e vret kafsha e tij, edhe këtë është e drejtë e Allahut që ta fus në xhenet”[22].
 
Përmbyllje
 
Kjo ligjëratë assesi nuk thërret në ekstremizëm. Islami mision ka çlirimin e njeriut e jo robërimin a mbytjen e tij. Islami lufton aspiratat hegjemoniste të njerëzve që në emër të vlerave shkatërrojnë vlera, në emër të kulturës e civilizimit shkatërrojnë popuj e shtete. Islami fton muslimanin që para këtyre sfidave çnjerëzore të jetë vigjilent dhe i kujdesshëm kurse për komentimet dhe vlerësimet që të tjerët nga urrejtja dhe injoranca japin për fenë e tij të mos çajë kokën fare, përkundrazi, e mëson të marshojë me fjalën e Allahut të Madhëruar:
 
“فَاصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ
 
Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve”[23].
 
 
 
Përgatiti në shqip: Sedat Islami
 
Burimi kryesor: http://saaid.net/mktarat/flasteen/242.htm
 
 
[1] En Nisa, 48.
 
[2] El Bekare, 212.
 
[3] El Enfalë, 36.
 
[4] Fussilet, 26.
 
[5] Es Saff, 8.
 
[6] Ez Zuhruf, 51-52.
 
[7] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e ka verifikuar si autentik.
 
[8] El Munafikune, 8.
 
[9] Ali Imran, 112.
 
[10] http://albanian.irib.ir/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=5760
 
[11] El Kasas, 4.
 
[12] Muslimi.
 
[13] Muslimi.
 
[14] El Kalem, 9.
 
[15] El Isra, 73-75.
 
[16] El Bekare, 120.
 
[17] Këtë hadith me këtë tekst Albani e ka cilësuar hasen derisa hadithi me tekstin: Sikur të ma vendosin diellin.. e ka cilësuar të dobët, edhe pse në kuptim janë shumë të ngjashëm. Shih: Es Silsiletu’s sahihah, 92. Përkthimi është bërë në bazë të komentimit të dijetarëve që i kanë dhënë hadithit.
 
[18] Sad, 5.
 
[19] En Nisa, 51.
 
[20] Gafir, 26.
 
[21] Kali i lidhur me fre, të cilin e dirigjon njeriu. Këto janë fjalët e djallit ndërsa qëllimi është që njeriu në vend të huaj mbetet i izoluar vetëm aty ku jeton se kinse nuk ka mundësi të dali e të qarkullojë në mesin e banorëve lokal. Hixhreti i muslimanëve praktikisht e ka demantuar këtë. Jo vetëm që nuk ka qenë kështu, por ata edhe janë vëllazëruar, kanë ndarë pasuritë, postet, etj.
 
[22] Albani këtë hadith në Sahihu ve daifu Suneni’n Nesaijj, 3134, e ka cilësuar autentik.
 
[23] El Hixhr, 94.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013