Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
LLOGARIA E PABESIMTARËVE NË AHIRET

Dijetaret rreth çështjes se llogarisë se pabesimtareve ne ahiret janë ndare ne dy grupe:

1-Nuk llogariten sepse veprat e tyre janë te kota keshtuqe nuk ka dobi nga llogaria e tyre,ndërsa

2-Grupi i dyte thonë se ata do te llogariten ngase llogaria a tyre është cekur ne Kuran andaj si e tille ajo patjetër se do te ndodhe.

Ajetet fisnike te Kuranit Famëlartë udhëzojnë qarte ne llogarinë e tyre dhe ne peshimin e veprave te tyre. Thotë Allahu s.w.t" فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ {6} فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ {7} وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ {8} فَأُمُّهُ هَاوِيَةٌ {9} وَمَا أَدْرَاكَ مَا هِيَهْ {10} نَارٌ حَامِيَةٌ E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,7.Ai është në një jetë të këndshme.8.Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,9.Vendi i tij do të jetë në Havije.10.E ç'është ajo që të njohtoi se ç'është ai (Havije)?11.Eshtë zjarri me nxehtësi shumë të lartë".(Kariah6-11).

Ata qe mbajnë mendimin se llogariten argumentuan këtë me atë se Allahu s.w.t i llogarite ata për t'i qortuar.Thotë Ibni Tejmije: Sa i përket llogarisë ajo mund te ketë njërën prej këtyre dy kuptimeve:

-          Paraqitja e veprave te kufareve (pabesimtareve) para tyre si dhe qortimi për to (aty e pastaj ndëshkimi përjetë ne zjarre),dhe

-          matja e te mirave me te këqijat.

Nëse llogaria merret sipas kuptimit te pare atëherë nuk ka dyshim se ata llogariten, ndërsa nëse me te është për qellim kuptimi i dyte, atëherë nga kjo do te kuptohej se atyre iu mbesin te mira me te cilat e meritojnë Xhennetin dhe ky kuptim (i llogarisë ) është i gabuar.

Ne Kuranin e madherueshem ka citate te cilat aludojnë ne këtë qortim ,me te cilin qortohen pabesimtarët. Thotë Allahu s.w.t"  وَلَوْ تَرَى إِذْ وُقِفُواْ عَلَى رَبِّهِمْ قَالَ أَلَيْسَ هَذَا بِالْحَقِّ قَالُواْ بَلَى وَرَبِّنَا قَالَ فَذُوقُواْ العَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَDhe, sikur t'i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: “A nuk është kjo (ringjallja) e vërtetë?” Ata thonë: “ Po, për Zotin tonë!” thotë: “Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!”(En'am 30). Poashtu thotë "يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ وَالإِنسِ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَاء يَوْمِكُمْ هَـذَا قَالُواْ شَهِدْنَا عَلَى أَنفُسِنَا وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَشَهِدُواْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُواْ كَافِرِينَ  O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t'ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t'ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: “Dëshmojmë kundër vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën)."(Ena'm130).

Thotë Ibni Kethiri: Pabesimtareve  iu maten (peshohen) veprat e tyre edhe pse nuk kane te mira por iu maten qe t'iu dalin ne shesh te keqiat para te gjitha krijesave.

Pabesimtaret janë te obliguar t'i besojnë dhe t'i praktikojnë bazat e Sheriatit sikurse qe janë te obliguar me çështjet sekondare, e mu për këtë është e obligueshme llogaria e tyre.

Thotë Kurtubiu: Në Kuran ka citate te cilat dëshmojnë se ata ( pabesimtaret ) do te pyeten për to (çështjet sekondare) si dhe do te shpërblehen (me te keq) për shkak te mos kushtimit rëndësi atyre. Allahu s.w.t thotë" قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ وَوَيْلٌ لِّلْمُشْرِكِينَ {6} الَّذِينَ لَا يُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُم بِالْآخِرَةِ هُمْ كَافِرُونَ  Thuaj: “Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,7. të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër."(Fussilet 6-7)

Allahu s.w.t iu kërcënua atyre për shkak te mosdhënies se zekatit ndërsa për kriminelet tha"مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ {42} قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ {43} وَلَمْ نَكُ نُطْعِمُ الْمِسْكِينَ {44} وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ الْخَائِضِينَ {45} وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ الدِّينِ  Çka u solli juve në Sekar?”43.Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);44.Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;45.Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.46.Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit."(Muddeththir42-46).

Me këtë na u sqarohet se pabesimtaret do te pyeten për imanin, ringjalljen, namazin, zekatin dhe ata pyeten e shpërblehen (me te keq) për to.

Imam Muslimi transmeton nga Enes Ibni Malik se Pejgamberi,Alejhi selam ka thënë"Allahu nuk i bën padrejtësi pabesimtarit ne asnjë te mire;ia jep ne dunja (ndonjë te mire) dhe e shpërblen për te ne Ahiret. Ndërsa sa i përket pabesimtarit, ushqehet me atë te mire qe e ka bere ne dunja për Allahun derisa kur te shkoje ne ahiret nuk i mbetet e mire qe te shpërblehet për të".

Poashtu ne këtë kontest duhet te kemi parasysh edhe dallimin e pabesimtareve ne mëkate dhe shkallet te kufrit, sepse Xhehenemi është shkalle shkalle si është edhe Xhenneti, dhe sa here qe pabesimtari është i vrazhde (dhe arrogant) dënimin e ka me te madh. Këtë e vërteton edhe ajeti" إِنَّ الْمُنَافِقِينَ فِي الدَّرْكِ الأَسْفَلِ مِنَ النَّارِ وَلَن تَجِدَ لَهُمْ نَصِيراً S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,"(Nisa 145).

Ne lidhje me këtë Shejhul Islam, Ibni Tejmije thotë" Dënimi i atij qe mëkatet e tij janë te shumta është me i rende se sa dënimi i atij qe ka mëkate më pak, ndërsa ai qe ka patur te mira i lehtësohet dënimi  sikurse qe dënimi i Ebu Talibit është me i lehte sesa dënimi i Ebu Lehebit".Madje Allahu s.w.t e sqaron edhe me mire këtë kur thotë" الَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ اللّهِ زِدْنَاهُمْ عَذَاباً فَوْقَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يُفْسِدُونَAtyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime."(Nahl 88).

Xhehennemi është shkalle shkalle e nëse disa kuffare (pabesimtare) kane dënim me te rende se te tjerët për shkak te mëkateve te shumta e te mirave te pakta, atëherë llogaria është për t'ua treguar pozitat e tyre ne Xhehennem e jo për te hyre ne Xhenet (me te mirat e pakta qe i kane ,te cilat pas ndëshkimit kinse do tua kishin siguruar hyrjen ne Xhennet).

Ndërsa sa i përket grupit te cilët thane se pabesimtaret nuk llogariten, argumentojnë me ajetet"فَيَوْمَئِذٍ لَّا يُسْأَلُ عَن ذَنبِهِ إِنسٌ وَلَا جَانٌّ Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini". (Rrahman 39),"وَلَا يُسْأَلُ عَن ذُنُوبِهِمُ الْمُجْرِمُونَ …po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di)."(Kasas 78)," وَلَا يُؤْذَنُ لَهُمْ فَيَعْتَذِرُونَ {36} وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.37.Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!"(Murselat 36-37)

Ikrime-ja si demantim te këtij mendimi thotë se kiameti është vende (dhe skena te shumta), ne disa prej te cilave pyetet e ne disa jo, ndërsa Ibni Abbasi e sqaron edhe me mire kur thotë se ata nuk pyeten ne mënyrë te zakonshme por pyeten me kërcënime e qortime te ashpra :perse e bëtë këtë e këtë?

Argument prerës për këtë është ajeti" لَنَسْأَلَنَّهُمْ أَجْمَعِيْنَ {92} عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ  Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi.93.Për atë se ç'vepruan."(Hixhr 92-93).

Kurtubiu ne koment te ajetit وَلَا يُسْأَلُ عَن ذُنُوبِهِمُ الْمُجْرِمُونَ …po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di)."(Kasas 78),thotë: Nuk do te pyeten qe te dihet se cili është besimtar e cili jo.Dtth melaiket nuk kane nevoje ta pyesin aske ditën e gjykimit se cfare ishte feja jote? Çka ke bere ne dunja ?,qe t'iu sqarohet atyre prej përgjigjeve te tyre se cfare janë; besimtare apo jo, sepse besimtaret njihen; do te jene fytyre ndritur e gjoks-hapur (zemërgjerë) ndërsa pabesimtaret do te jene fytyre zi,dhe kur melaiket te urdhërohen t'i shpijnë pabesimtaret ne zjarre do t'iu mjafton pamje e tyre (e jashtme) për t'i dalluar ata"([1]).

 

 



[1]Pjese e shkëputur nga një punim seminarik imi  me titull"Dita e Llogarisë". Sedat Gani Islami, 4/1/2004,e hënë, Brunei Darussalam

 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013