Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KUJDES NGA PASIMI I PABESIMTARËVE

Atë qe sot jemi duke e pare ne boten islame është vërtet për të ardhur keq. Gjendja jone tani ka ardhur ne një faze alarmante, qe thuajse ummeti islam vetëm se ekziston figurativisht, ndërsa ne praktike, ne realitet, është fshire nga harta qysh nga rënia e hilafetit islam ne shekullin e kaluar.
 
Muslimanet, edhe pse vëllezër fetarisht, sot janë bere te huaj për njeri tjetrin, madje rrymat bashkëkohore aq shume kane arritur ta zhveshin myslimanin injorant, (qofte edhe doktor shkence ai është injorant nëse nuk e njeh fenë e vet), nga natyra islame saqë shef sot shume prej tyre ne anën e armikut te fesë duke e luftuar vëllain e vet mysliman, siç po shohim sot p.sh ne Shqipërinë tone krenare, e cila dërgon shtese trupa te saj ne Irak, për t'iu përgjigjur putit dhe idhullit me te tmerrshëm te kohës, Amerikës famëkeqe.
 
Ne mënyrë qe ju te mos bëheni pre dhe viktime e kësaj politike diskrimuese, ne mënyre qe te mos e luftoni vëllain tuaj, te mos e shuani fenë tuaj, te mos hidhni për muri porosite e Pejgamberit tuaj, Muhammedit, Alejhi selam, i cili thoshte se muslimanet janë sikurse një ndërtesë, pjesët e se cilës e mbajnë njëra tjetrën, po ua themi disa fjale te pakta, ta argumentuara me ajete kur'anore dhe hadithe te Pejgamberit, Alejhi selam,. Pra le te jete kjo një dëshmi dhe përkujtim!
 
Vërejtje dhe sqarime hyjnore për rrezikun e pasimin te pabesimtareve dhe dredhitë  e tyre
 
Vëlla dhe motër ne fe! Me lejo ne fillim t'iu pyes se çfarë mendoni për një njeri besnik, i cili iu vie me ca lajme, te gëzueshme apo edhe te hidhura, a do t'i besonit apo jo? Natyrisht se po, sepse ju atë njeri nuk e njihni si gënjeshtar keshtuqe lajmin e tij e pranoni pas asnjë rezerve. Nëse kështu na qenka puna me një njeri besnik, atëherë çfarë mendoni nëse iu themi se Allahu, Zoti juaj dhe i imi, na ka ndaluar t'i shoqërojmë pabesimtaret për shkak te rrezikut, i cili i kanoset se pari besimit tone, pastaj strukturës sonë shoqërore, ku muslimani do te lihej pasdore dhe do te ndihej i vetmuar apo i huaj, siç po ndodhe sot ne këtë bote te egër, a do te besonit apo jo?
 
Nëse ke dëshirë te bindesh për këtë, atëherë lexoje fjalën e Allahut, subhanehu ve teala: "لا يَتَّخِذِ الْمُؤْمِنُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِ الْمُؤْمِنِينَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَلَيْسَ مِنَ اللَّهِ فِي شَيْءٍ إِلَّا أَنْ تَتَّقُوا مِنْهُمْ تُقَاةً وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja". (Ali Imran, 28)
 
Kjo vërtetohet edhe ne shume ajete tjera, si: "يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تُطِيعُوا فَرِيقاً مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ يَرُدُّوكُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ كَافِرِينَ O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t’ju kthejnë në mosbesimtarë". (Ali Imran, 100), pastaj "يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تُطِيعُوا الَّذِينَ كَفَرُوا يَرُدُّوكُمْ عَلَى أَعْقَابِكُمْ فَتَنْقَلِبُوا خَاسِرِينَ  O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur". (Ali Imran, 149)
 
Vëlla! Dashurinë, te cilën ia ke dhuruar atij pabesimtari dhe e ke privuar vëllain tënd mysliman prej saj, a  din se ajo është mashtrim dhe intrige kndër teje?! A e di se ti sado qe te shprehesh i sjellshëm ndaj pabesimtarit, ai prapëseprapë nuk harron se ti je mysliman dhe ne thellësitë e shpirtit te tij mëkatar, ai ndien urrejtje për ty?! Për Zotin! Tregomë se çfarë e keqe sot mungon ne vendet islame; "cullakhane" sa te duash, muzike te çoroditur (madje tere muzika është e çoroditur) sa te thuash, raki, bixhoz, kumar, lojëra te fatit, kazino, kamatë, pornografi, tregti me femra, kjo e ajo…me thuaj se çfarë mungon tek ne e qe është  prezent tek perëndimi i krishterë, ne mënyrë qe te na japin edhe ata zemrën e tyre?! Padyshim se përgjigja është: Vetëm një, e ajo është emri yt mysliman.
 
Për Zotin! Ndoshta këto te këqija qe i cekem nuk mund t'i gjesh as ne vendet e tyre sepse ne ua kemi kaluar shumëfish ne to; ne kemi ngelur ne te mira sepse ne te këqija "mos vet hiq", dhe siç thotë populli "fjalët si demushi a punt si kerkushi". Nëse ende ke dyshim për këtë, lexoje fjalën e Allahut, Zotit tënd dhe timit: "هَا أَنْتُمْ أُولاءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِالْكِتَابِ كُلِّهِ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا عَضُّوا عَلَيْكُمُ الْأَنَامِلَ مِنَ الْغَيْظِ قُلْ مُوتُوا بِغَيْظِكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ  Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: “Ne kemi besuar”! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin”! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre". (Ali Imran, 119) 
 
Për fund te kësaj pike, pasi qe pe se çfarë rreziku paraqet shoqërimi yt dhe pasimi yt pabesimtarët, zgjedh për vete; besimtaret apo pabesimtaret, dhe dije se ata qe i zgjedh, me ta edhe do te jesh. Thotë Allahu, subhanehu ve teala: " يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاء بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ  O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar (Maide, 51)
 
 
Si dëshiron t'i shoqërosh pabesimtaret kur vet Allahu, subhanehu ve teala, shumicën e tyre i ka quajtur te prishur
 
Edhe pse me pretekst te kulturës, progresit, zhvillimit dhe edukimit i shoqëron pabesimtaret evropian dhe perëndimor, te them se puna nuk qëndron ashtu dhe se qëllimi yt do te shkoje huq. Këtë e them për arsye se vet Allahu, subhanehu ve teala, shumicën absolute te tyre i ka quajtur kështu dhe nuk besoj se ti do ta kesh fatin ta shoqërosh atë pjese te mire te mbetur sepse ata nuk besoj te jene te degjeneruar sikurse këta idolët dhe yjet tuaj, madje edhe po te kishte fatin t'i shoqëroje, prapëseprapë rezultati baras me zero, sepse edhe atyre iu mungon elementi më me rëndësi, e ai është besimi i pastër. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: "قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّا إِلاَّ أَنْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَاسِقُونَ Thuaj: “O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S’ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar". (Maide, 59) Poashtu thotë: " وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُواْ التَّوْرَاةَ وَالإِنجِيلَ وَمَا أُنزِلَ إِلَيهِم مِّن رَّبِّهِمْ لأكَلُواْ مِن فَوْقِهِمْ وَمِن تَحْتِ أَرْجُلِهِم مِّنْهُمْ أُمَّةٌ مُّقْتَصِدَةٌ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ سَاء مَا يَعْمَلُونَ  Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Eshtë një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre ". (Maide, 66)
 
Ndërsa Pejgamberi, Alejhi selam, e ka vërtetuar këtë dhe ka thënë: "من تشبه بقوم فهو منهم Kush i ngjason një populli, ai është prej tyre". (Ebu Davudi) Poashtu thotë: " من بنى بأرض المشركين و صنع نَيْرُوزَهُم و مَهْرَجَانَهُم و تشبَّه بهم حتى يموتَ حُشِرَ معهم يوم القيامة Kush ndërton (shtëpi) ne token e pabesimtareve, feston festat dhe ceremonitë e tyre dhe iu ngjason atyre derisa te vdes, atëherë ai do te ringjallet me ta ne Ditën e Kiametit". (Bejhekiu)
 
Myslimani sipas mundësisë duhet te largohet nga vendet joislame sepse nëse e zë vdekja nuk ka arsye.
Kur te jemi tek kjo pike, ne mend na u sillen azilantet tanë anekënd botes, te cilët ne perëndim ndoshta janë "çistoqa" (pastrues kanalizimesh) ndërsa kur te kthehen ne vendet e tyre, aty ku janë lindur dhe rritur, shesin mend se kinse ju nuk e keni mire, ju pleqtë muslimanë keni gabuar, i keni lënë larg botes se "kulturuar" popullatën, ju nuk dini se çfarë është jeta (lexo: jeta shtazarake), e kështu me radhe.
 
Këta njerëz, (këtu kam për qellim ata qe kane ide perëndimore sepse ne mesin e tyre, fale ndihmës se Allahut, subhanehu ve teala, ka ende te tille qe kane ruajtur traditën fetare) nga jeta e shfrenuar dhe pa asnjë përgjegjësi morale, mendojnë se mbajtja për parimeve fetare ne këtë kohe nuk duhet dhe se njeriu duhet te jetoje ashtu siç ia do ëndja. Si rezultat, interesimi për fe ka humbur bukur shume, madje shef prej tyre te jene martuar me jomuslimane "veç për letra bre vlla" ndërsa ajo ne shtëpinë e tij, me kryq te varur ne gjoks, me rroba te tejdukshme, degjeneron dhe shpie ne humbje gratë myslimane.
 
Meqë qëndrimi ne vendet joislame paraqet rrezik serioz për fenë e myslimanit, sidomos kur nuk ka mundësi ta praktikoj lirshëm atë, është e udhës te kthehet ne vendin e tij ose ne ndonjë vend tjetër, ku mund ta praktikoj fenë lirshëm, përndryshe kërcënimi hyjnor, i cekur ne këtë ajet vlen edhe për të. Thotë Allahu,subhanehu ve teala: "إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلائِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ قَالُوا فِيمَ كُنْتُمْ قَالُوا كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الْأَرْضِ قَالُوا أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللَّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُوا فِيهَا فَأُولَئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءَتْ مَصِيراً  Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: “Në çka ishit ju? - Ata thanë: “Ne ishim të paaftë në atë tokë!” (engjëjt) ju thanë: “A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!". (Nisa, 97)
 
Këtu na duhet te ndalemi pak! Nëse qëndrimi ne ndonjë vend joislam behet për shkaqe te arsyeshme, si fjala vie puna, studimi, shërimi, qe ne vendet islame nuk mund te gjenden këto, atëherë lejohet, madje sipas Shejhul islamit, Ibni Tejmijes, çdo vend, ne te cilin lirisht mund t'i zbatosh parimet fetare, quhet Darul Islam (Vatër e Islamit).
 
Paralajmërime profetike për gjendjen e muslimaneve
 
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: " لَا تَقُومُ السَّاعَةُ حَتَّى تَأْخُذَ أُمَّتِي بِأَخْذِ الْقُرُونِ قَبْلَهَا شِبْرًا بِشِبْرٍ وَذِرَاعًا بِذِرَاعٍ فَقِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ كَفَارِسَ وَالرُّومِ فَقَالَ وَمَنْ النَّاسُ إِلَّا أُولَئِكَ Nuk do te ndodhe kataklizma derisa ummeti im t'i pasoje dhe te veproje ashtu siç vepruam popujt e mëparshëm, pëllëmbe për pëllëmbe dhe llërë për llërë. U pyet: O i dërguari i Allahut! A sikur persianet dhe romaket?! Tha: Po kush janë njerëzit përveç tyre". (Buhariu)
 
Ne koment te: "Po kush janë njerëzit përveç tyre", Ibni Haxheri ka thënë: "Janë përmendur sepse ne atë kohe këta dy popuj kane qene superfuqitë e botes, kane patur me se shumti banore dhe kane qene shtetet me territor me te madh".
 
Nga Seid El Hudriu transmetohet se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: "  لَتَتَّبِعُنَّ سَنَنَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ شِبْرًا بِشِبْرٍ وَذِرَاعًا بِذِرَاعٍ حَتَّى لَوْ دَخَلُوا فِي جُحْرِ ضَبٍّ لَاتَّبَعْتُمُوهُمْ قُلْنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ آلْيَهُودَ وَالنَّصَارَى قَالَ فَمَنْ  Do t'i pasoni traditat e atyre qe ishin para jush, pëllëmbe për pëllëmbe dhe llërë për llërë, saqë po te hynin edhe ne birën e hardhucës do t'i pasonit ata. Thamë: A i dërguari i Allahut! A çifutët dhe te krishterët? Tha: E ke tjetër?!". (Muslimi)
 
Transmetohet se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: " لتركبن سنن من كان قبلكم شبرا بشبر وذراعا بذراع وباعا بباع حتى لو أن أحدهم دخل جحر ضب دخلتم وحتى لو أن أحدهم ضاجع أمه بالطريق لفعلتم Do t'i bëni traditat e atyre qe ishin para jush, pëllëmbe për pëllëmbe, llërë për llërë, kut për kut (ose pash për pash), madje edhe nëse ndonjëri prej tyre do te hynte ne birën e hardhucës do te hynit edhe ju dhe nëse ndonjëri prej tyre do te kishte marrëdhënie seksuale me nënën e tij ne rruge (haptazi) do ta bënit edhe ju"([1]).
 
Thotë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ju jeni populli më i ngjashëm me Beni Israilet. Do ta pasoni rrugën e tyre ashtu si janë te ngjeshura pendlat e shigjetave ndërmjet vete (për shkak te afërsisë ndërmjet tyre) derisa te mos këtë mbetet tek ata diç e te mos jete edhe tek ju e ngjashmja, saqë një grupi njerëzish do t'iu kaloje ndonjë femër e ndonjëri prej tyre ngritët dhe bën marrëdhënie seksuale me te pastaj kthehet tek shokët e vet, qesh me ta dhe qeshin me te"([2]).
 
Poashtu transmetohet se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: "Do t'i thyeni-shpërbëni nyejt e Islamit nyje-nyje dhe do t'i mbani traditat e popujve te mëparshëm sikurse sandalja me sandalen (qe janë afër njëra tjetrës); nuk do ta gaboni rrugën e tyre dhe nuk do t'iu gaboje ajo (rruga a e tyre), saqë edhe nëse ne mesin e tyre ka patur te atille qe e kane ngrënë nevojën e tyre fiziologjike, te lëngët apo te thare, edhe ju do ta bëni këtë. Pasha Allahun! Kjo nuk është mendim (hamendje) por është e vërtet e bindur"([3]).
 
Rreziku i shoqërimit te pabesimtareve
 
Vërtet shoqërimi i te keqit te sjell vetëm te këqija, dhe nisur nga ky fakt, shoqërimi me pabesimtarin, sado qe te jete i edukuar, te sjell dëme te mëdha, sepse atij i mungon elementi baze për çdo gjë, e ai është besimi.
 
Ne mënyrë qe besimtaret ta dinë rrezikun e shoqërimit me pabesimtare, ne do te sjellim një tregim ne vijim, ku do te shohim se një njeri, me i forte ne besim se ne, për shkak te shoqërimit me pabesimtare kishte rene ne pabesim. Ja tregimi: "Abdullah Bin Xhahshi, ishte shok i Muhammedit, Alejhi selam,  madje ishte prej atyre qe sakrifikuan per kete fe dhe ishte ndëshkuar ne Meke për shkak se kishte pranuar Islamin. Beri hixhret (migroi) me muslimanet ne Habesh. Për hire te Allahut e braktisi familjen, vendin, pasurinë, shtëpinë…Me te ishte gruaja e tij, Ummu Habibeja. Ai rrinte shpesh me te krishterët dhe largohej prej muslimaneve. Një dite i tha gruas se tij: Unë i studiova fete dhe nuk pashe fe me te mire sesa krishterimin. U frikësua gruaja e tij dhe i tha: Ajo nuk është me e mire për ty sesa Islami por t'ia kesh friken Allahut, subhanehu ve teala! Nuk ia vuri veshin por doli nga Islami dhe e vari kryqin ne gjoks.  Filloi te pinte alkool dhe te shoqërohej me kuffaret derisa vdiq". E lusim Allahun te na përforcojë ne fe derisa te vdesim!!!.
 
Allahu s.w.t i urdhëroi besimtaret t'i shoqërojnë te devotshmit e te devotshmet dhe ua tërhoqi vërejtjen qe te mos i shoqërojnë te tjerët." وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطاً  Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar." (Kehf 28).
 
Shënim: Këtë ligjëratë e kam përgatitur enkas për xhematin masiv, keshtuqe jam munduar ta paraqes me shume ne forme te një këshille dhe vërejtjeje sesa ne forme te një ligjërate shkencore, sepse këto çështje te rrahura këtu kalimthi, ne jurisprudencën islame përbejnë një kapitull bukur te madh.

--------------------------------
 
 
[1] Hadithi është sahih. Shiko: Silsiletus Sahiha, Shejh Albani, hadithi nr: 1348. Vërejtje. Ne disa transmetime, respektivisht ne transmetimin e Hakimit ne Mustedrek ka ardhur ne vend te nënës gruaja. Kjo është gabim dhe është bere nga transmetuesit apo shkruesit e këtij libri ( e jo vete Hakimi). Ky gabim është përsëritur edhe ne Sahihul Xhamii, nr: 5291, andaj le te përmirësohet.
 
[2] Këtë hadith nuk e kam gjetur as ne Silsiletus Sahiha dhe as ne Silsiletu Ed Daifeh te Shejh Albanit. 
 
[3] Këtë hadith nuk e kam gjetur as ne Silsiletus Sahiha dhe as ne Silsiletu Ed Daifeh te Shejh Albanit. 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013