Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
LETER NGA BURGU I SIRISE?

Këto fjale na kane arritur nëpërmjet një shkrese, te cilën një motër besimtare dhe durimtare, brenda burgut, arriti fshehurazi ta nxjerre jashtë. Letra është një shembull qe përshkruan gjendjen e mijërave te burgosurve, burra e gra, te cilët ndëshkohen-maltretohen ne Sirinë Muxhahide.
Ja ky është teksti i saj:
Sa letrën e kemi shkruar, e kemi shkruar me qëndresë e durim, me lotët tanë, i kemi dërguar me erë ndoshta  dikush do t'i dëgjojë!. Nuk kemi patur mundësi ta dërgojmë madje asnjë shkronje te shkruar ne flete keshtuqe kemi dërguar rënkimet e dënesjet dhe kemi thirrur (kërkuar ndihme) ne errësirën e natës…Por kush na dëgjon neve ne errësirën tone, zëri ynë nuk i tejkalonte muret tona te zeza e as shufrat e hekurta. Allahu,subhanehu ve teala, na mëshiroi e disi i dërguam këta rreshta, ne te cilët hedhim rreze, qe t'ia reflektojnë botes gjerat qe na ndodhin neve, te izoluarve ne  kubet-çelite e burgut, ne te cilat përjetojmë lloje e ngjyra te ndryshme te maltretimit dhe atë dite e nate, na vijnë Zebanijjet (term qe përdoret për melaiket e xhehennemit ndërsa këtu e ka për qellim gardianet e ashpër) te dehur…te egër-ashpër… Ah po te vazhdonin te na ndëshkonin ashtu siç filluan me kamxhik e rryme, ah sikur ta lenin motrën tone te merrte fryme dhe te mos ia shkelnin nderin pas tere atij ndëshkimi qe e përjetoi …
Ah sikur ne te vdisnim para kësaj e te kishim qene te harruar. Këtë e tha Merjemja e virgjër pa u ndëshkuar dhe pa u ballafaquar me egërsirat njerëzore, madje ne brendi kishte Ruhun (shpirtin-fëmiun) nga Zoti i saj,e ne çfarë te themi? Si te thërrasim?!
I thërrasim botes te na shpëtojë prej ndëshkimit te tyre, thërrasim me zërin tone me te larte, me  tere gjymtyrët tona, çdo pjese e jona thërret e kërkon ndihme, çdo pike e gjakut, çdo dridhje e damarëve tone, çdokush qe ngritët e zbret thërret: O Mbrojtësi im, O Mbrojtësi im!...Kështu thirri një grua me pare dhe iu përgjigjen shume burra ndërsa ne jemi sot me qindra te shtypura nga zullumqaret tiranë, me qindra ndëshkohen e maltretohen, çdo moment mbyten me mijëra forma te mbytjes por nuk vdesin…A nuk ka ndonjë mbrojtës..A nuk ka ndonjë mbrojtës..A nuk ka ndonjë musliman qe  ndihmon gratë e shtypura…?
O Zoti im! Kujt t'ia drejtojmë thirrjet-ankesat? Qëndrimi ynë është zgjatur, dite e muaj…e pasojnë muaj madje gjaku i kriminelëve qarkullon ne damarët e foshnjave ne barqet tona..?farë te bëjmë…?
O Zoti im! Askush nuk na është përgjigjur andaj na mëshiro...nuk dëshirojmë prej jush te na shpëtoni por shkatërroni burgjet mbi ne…na epni fetwa qe ta mbysim veten dhe ata qe i kemi ne barqet tona…nuk po kemi mundësi ta përballojmë këtë qe po na ndodhe..nuk ka nate qe na pakëson (numrin tone) dhe as dite qe ndriçon errësirën e jetës sonë…
O Dijetar! Kthjellu! Sepse gjumi yt shume ka zgjate, gjumi yt shume ka zgjate ndërsa ne nuk dimë se çka është te pushosh-flesh…
O Dijetar! Kthjellu! Sepse ti e ke një dite ku do te qëndrosh para Allahut, subhanehu ve teala, dhe do te pyes se çfarë ke bere? ?farë ke bere për ato, te cilave iu është neperkembe nderi? ?farë ke bere për ato qe iu ka humbur vetëdija nga ndëshkimi me rryme? ?farë ke bere për atë, qe pasi i është hequr hixhabi është vjerur-lidhur me këmbë përpjetë ne plafon, rrobat i janë shqyer, është goditur me shufra te renda prej hekuri, vetëdijen ia dorëzoi Zotit te saj, nuk din se sa ore ka qëndruar ne gjendje te tille? ?farë ke bere ti o ti dijetar musliman ndërsa motrën tende atje ne çeli (kuba te burgut) e vërshojnë kamxhikët, gjaku i saj rrjedh, këmbët i janë çare, te kuptuarit i ka humbur ndërsa askush nuk e ndihmon…
?farë ke bere për atë, qe i është ndëshkuar burri para syve te saj, gjaku i tij kërkonte ndihme por askush nuk i përgjigjej keshtuqe plasi dhe filloi ne rrobat e saj te rrjedhe? ?farë ke bere për atë, e cila është sjellur ne spital, nuk dihet a është e gjalle apo e vdekur, pasiqe 26 egërsira shqyese ia copëtuan mishin?
Cfarë ke bere..? Cfarë ke bere…?
Me çfarë do te përgjigjesh? E si do te përgjigjesh kur ti ende je ne gjumë…O Dijetar! Kthjellu! dhe largona prej zjarrit…largona prej fundosjes sepse damarët  tanë veç janë thare, nuk ka dite e as drite, ne luginën e thelle te tmerrshme ne errësirën e detit te thelle…thërrasim duke kërkuar rrugën: A ka ndonjë ndriçues? A ka ndonjë ndriçues…?
 
Motra juaj e ndëshkuar: 1/3/1982


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013