Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
  Ramazani në “Diturinë Islame” përmbledhje bibliografike
Hyrje Revista “Dituria Islame" është një revistë profesionale, e cila për dekada ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë besimtarët me sinqeritet dhe devocion. Në çdo numër të saj mund të gjesh materiale me vlerë në të cilat trajtohen çështje nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato me të cilat ballafaqohemi, për të vazhduar më pas me të tjera që kanë rëndësi besimi për ne, e për të përfunduar me të tjera kulturore, të cilat mëtojnë ta formojnë lexuesin sa më shumë që të jetë e mundur në aspektin kulturor dhe intelektual. Në fakt, këto janë edhe trajektoret që revista ndjek në misionin e saj. Për shkak të rëndësisë që mund të kenë ngjarje dhe data të caktuara, revista ndonjëherë ua kushton tërë numrin ose pjesën më të madhe të tij atyre ngjarjeve dhe datave të caktuara. Kështu ndodhë zakonisht me muajin Ramazan, ditët e haxhillëkut, etj.. Me këtë mëtohet që çështjet që kanë të bëjnë me këto adhurime apo data të mbulohen sa më shumë që të jetë e mundur. Në këtë punim do të ofrojmë një përmbledhje bibliografike të shkrimeve përkitazi me muajin Ramazan, për ta dëshmuar këtë detyrë që me nder e ka luajtur revista, por edhe për të qenë një lloj ndihmese dhe përkrahje për hatibët dhe vaizët tanë, të cilët në këtë muaj janë më të angazhuar se kurdoherë më parë. Shkrimet e ofruara në revistë tematikisht mbulojnë pothuajse çdo gjë që ka të bëjë me Ramazanin dhe agjërimin, duke filluar nga historiku, normat, vlerat, etika, ngjarjet historike e materiale tjera me rëndësi si p.sh., hytbet e xhumave dhe Fitër Bajramit. Metodologjia që kemi ndjekur në përshkrimin e përmbajtjes ramazaneske të revistës është si në vazhdim: fillimisht kemi shënuar numrin e revistës dhe në bazë të tij kemi bërë radhitjen e materialit, pastaj titullin, emrin e autorit dhe në fund numrin e faqeve të shkrimit përkatës.(1) Nga përshkrimet del se, ndërmjet numrave 1-377, janë publikuar gjithsej 296 shkrime me tematikë ramazani. NR. 8-9, JANAR-QERSHOR 1988 Këshilla e Muhammedit a.s., në prag të Ramazanit, përktheu: R. L., f.10. Agjërimi i Ramazanit në hadithet e Muhammedit a.s., Miftar Ajdini, f. 11-14. Agjërimi gjatë historisë, Nexhat Ibrahimi, f. 14-17. Ramazani, muaj i agjërimit, Avni Aliu, f. 18-20. Vlerat themelore të agjërimit: Edukimi dhe vetëmposhtja, Muhammed Abdullah Draz, përktheu: Nexhat Ibrahimi, f. 20-25. Agjërimi, faktor me rëndësi në ruajtjen e shëndetit, Ebu Nehar, f. 25-26. Lamtumira nga Ramazani, Muhammed Abdullah Draz, përktheu: Nexhat Ibrahimi, f. 27-28. NR. 12, JANAR-MARS 1989 Ramazani, muaj i bekuar, Sherif Ahmeti, f. 3-5. Nata e madhe e Kadrit - hytbe, Avni Aliu, f. 6-8. NR. 35, MARS 1992 Muaji i Ramazanit është muaj i fitoreve, Rexhep Boja, f. 3. Si duhet të jetë ramazani ndër ne, f. 4. Ç’ëhtë agjërimi dhe përse na u bë farz, H.Ali, f. 5-7. Ramazani muaji i Kur’anit, Izuddin Belik, f. 8-10. Agjërimi dhe zekati i fitrit, Muhamed bin Salih Uthejmin, pëktheu Ylvi Durguti, f. 10. Agjërimi ilaç i organizmit, Rrahman Ratkoceri, f. 12-13. Agjërimi te fetë tjera, Nedvi, përktheu Qemajl Morina, f. 13-15. Mirë se na vjen Ramazan - poezi, Mexhid Yvejsi, f. 29. Agjërimi - poezi, Mehmet Zhinipotoku, f. 41. NR. 36, PRILL 1992 Porosia e ramazanit editorial, f. 3. Bajrami i madh - hytbe, Vehbi Ismaili, f. 5-6. Zekatu-l-fitri, përktheu: M. Polisi, f. 6-9. Çka pas Ramazanit, f. 9-10. Lufta e Bedrit, fitorja e parë muslimane, Sabri Bajgora, f. 16-17. Ramazani ka traditë gjithandej, Elez Osmani, f. 29-30. NR. 55, SHKURT 1994 . Agjërimi, provë e devocionit dhe e realitetit shpirtëror, Avni Aliu, f. 24-25. Muaji i Ramazanit - poezi, Hysen Shabani, f. 25. Disa nga rregullat e agjërimit, përktheu Qemajl Morina, f. 26-27. Namazi i teravive, Sadik Mehmeti, f. 28. Ramazani, muaj i adhurimit, Sylejman Osmani, f. 29-30. Miku i vjetër - poezi, Ali Vezaj, f. 30. Ramazani '92, Zaim Qafleshi, f. 31-32. NR. 56, MARS 1994 Lamtumirë, muaji i mëshirës, Zaim Qafleshi, f. 30. Çka piqet nuk hiqet - reagim rreth shkrimit “Agjërimi ngarkesë për nxënësit", Redaksia, f. 31. A duhet të agjërojnë fëmijët?, Qemajl Morina, f. 32. NR. 64, JANAR 1995 Agjërimi nga aspekti medicinal, Ali Iljazi, f. 6. Agjërimi jashtë kohës së Ramazanit, Ahmed Adiloviq, f. 9. Ramazani muaj i Kur’anit, Avni Aliu, f. 10. NR. 65, SHKURT 1995 Agjërimi dhe Kur'ani, Ridvan el-Bili, f. 7. NR. 66, MARS 1995 Për një konceptim të drejtë të agjërimit islam, Fatmir Jëlliqi, f. 33. NR. 76, JANAR 1996 Ramazani gërshetim ndërmjet shpirtërores e materiales, Rexhep Boja, f. 3. Ramazani muaj i agjërimit, Sylejman Osmani, f. 5. Medreseja fton besimtarët: Zekati dhe sadakaja e fitrit e drejtë e saj, Avni Aliu, f. 8-10. Ardhja e Ramazanit - poezi, Nijazi Sulça, f. 10. Beteja e Bedrit -1, Ismet Shehibrahimoviq, përktheu Nexhmedin Hoxhaj, f. 11-13. Vendimi në prag të Ramazanit: jam shqiptar dhe besimtar, Mexhid Yvejsi, f. 46. NR. 77, SHKURT 1996 Madhërojeni Allahun për atë që iu ka udhëzuar - Këshilla e Fitër Bajramit, Qemajl Morina, f. 6-8. Beteja e Bedrit -2, Ismet Shehibrahimoviq, përktheu Nexhmedin Hoxhaj, f. 22-25. NR. 78, MARS 1996 Letër nga burgu: Ramazani im parë, Gazmend Morina, f. 2. NR. 87, JANAR 1997 Ramazani kalit njeriun: mesazh me rastin e muajit Ramazan, Rexhep Boja, f. 3. Agjërimi devotshmëri ndaj Allahut, Sylejman Osmani, f. 4-6. Si të jetojmë në Ramazan - poezi, Mexhid Yvejsi, f. 6. Vështrim mbi agjërimin, Qazim Qazimi, f. 7-10. Zeqati dhe zeqatulfitri, Qemal Mehmeti, f. 11-14. Gruaja që agjëroi pa ndërprerë 45 vjet, f. 15. NR. 88, SHKURT 1997 T'i përgjigjemi detyrave fetare dhe atdhetare - Mesazhi me rastin e Fitër Bajramit, Rexhep Boja, f. 3. NR. 98, DHJETOR 1997 Mesazhi i Kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Rexhep Boja, f. 3. Agjërimi dhe sadakatulfitri, Avni Aliu, f. 12-16. NR. 99, JANAR 1998 Agjërimi i Ramazanit, Sejid Sabik, përktheu Xhabir Hamiti, f. 4-8. Kur'ani dhe hadithi mbi rregullat e agjërimit islam, Jusuf Ramiq, përktheu Shaban Basha, f. 9-11. Muaji i Ramazanit, Vehbi Sylejman Gavoçi, përktheu Ekrem Simnica, f. 12-13. Ramazani, muaj i mëshirës, Xhavit Qerimi, f. 14-15. Zekatulfitri, Idriz Xhigoli, f. 16-17. Aty ku ka Ramazan - poezi, Mexhid Yvejsi, f. 17. Meditim për Kur'anin gjatë muajit të ramazanit, Ali Iljazi, f. 20-22. Lufta e madhe e Bedrit, Fahrush Rexhepi, f. 23-26. NR. 107, DHJETOR 1998 Si të manifestohet agjërimi në sjelljet dhe veprimet e myslimanit, Qemajl Morina, f. 4-8. Porosi të arta të muajit të bekuar të Ramazanit, Ali Iljazi, f. 9-11. Muaji i Ramazanit rast ideal për transformim nga mosbesimi në besim, Agron Muçaku, 12-13. NR. 113-114, NËNTOR-DHJETOR 1999 Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore, Sabri Bajgora, f 5-9. Agjërimi, ibadet i veçantë islam, Jusuf Kardavi, përktheu Bashkim Mehani, f. 10-12. Agjërimi i Ramazanit, Hajrullah Hoxha, f. 13-15. Dispozita e fikhut rreth Ramazanit sipas Kuduriut, Muhammed Ilahi Ashik Bereni, f. 16-21. Ramazani, forcë që realizon, Musa Vila, f. 22-23. Rëndësia e Ramazanit dhe roli i imamëve në ngritjen e vlerave shpirtërore të myslimanëve, Rexhep Boja, f. 29-30. Kush i dha besë Zotit -poezi, Ali Vezaj, f. 19. NR. 125, NËNTOR 2002 Mesazhi i Myftiut me rastin e Ramazanit, Rexhep Boja, f. 3. Veçoritë dhe vlerat e Ramazanit, Rexhep Lushta, f. 7-9. Zekati, obligim islam, Sulejman Osmani, f. 10-14. Vlera e muajit Ramazan, Bahri Simnica, f. 15-17. Hytbeja e Fitër Bajramit, f. 18. NR. 127-128, JANAR-SHKURT 2001 Një ditë xhumaje në Ramazan, Nexhat Nahi, f. 67. NR. 137, NËNTOR 2001 Ramazani, Sherif Ahmeti, f. 4-6. Muaji i Ramazanit shkollë edukimi shpirtëror, Idriz Bilalli, f. 7-9. Agjërimi nën prizmën e fikhut islam, Flamur Sofiu, f. 10-12. Ramazani dhe vlerat e tij, Rexhep Lushta, f. 13-14. Lufta e Bedrit - kthesë historike në Islam, Sulejman Osmani, f. 15-18. Leximi i Kur'anit dhe dobitë e tij gjatë Ramazanit, Musa Vila, f. 19-22. Sadakatul fitri, Resul Rexhepi, f. 23-24. Mirë se na vjen o muaj i bekuar, Mexhid Yvejsi, f. 24 Institucioni i zekatit të fitrit, Ekrem Simnica, 25-27. Namazi i teravive, Bahri Simnica, f. 28-29. Nata e Kadrit, Taxhudin Ibrahimi, f. 30-31. NR. 148, TETOR 2002 Qëndrimi i muslimanit gjatë Ramazanit, Musa Vila, f. 8-9. Agjërimi i Ramazanit dhe rregullat e i'tikafit, Flamur Sofiu, f. 10-13. Vlera e agjërimit të ramazanit, Hajrullah Hoxha, f. 14-17. Agjërimi, Husein Gjozo, f. 18-21. Roli i agjërimit në formimin e personalitetit të njeriut, Muhidin Ahmeti, f. 22-25. Agjërimi ekuilibër në mes materiales dhe shpirtërores, Xhevrije Dërguti - Vila, f. 26-27. Agjërimi fisnikërimi i shpirtit, Rexhep Lushta, f. 30-31. NR. 148, TETOR 2002 Qëndrimi i muslimanit gjatë Ramazanit, Musa Vila, f. 8-9. Agjërimi i Ramazanit dhe rregullat e 'tikafit, Flamur Sofiu, f. 10-13. Vlera e agjërimit të ramazanit, Hajrullah Hoxha, f. 14-17. Agjërimi, Husein Gjozo, f. 18-21. Roli i agjërimit në formimin e personalitetit të njeriut, Muhidin Ahmeti, f. 22-25. Agjërimi ekuilibër në mes materiales dhe shpirtërores, Xhevrije Dërguti — Vila, f. 26-27. Agjërimi fisnikërimi i shpirtit, Rexhep Lushta, f. 30-31. Ramazani, rast i mirë për thirrjen dhe këshillat islame, Bahri Simnica, f. 28-29. Sadakatul fitri, Vahidin Behluli, f. 33-36. Frymëzimi i hënës së re — poezi, Ali Vezaj, f. 32. Këshilla për ruajtjen e shëndetit gjatë agjërimit, Ferid Agani, f. 37-38. NR. 159, TETOR 2003 Energjia qytetëruese në agjërim, Zija Abdullahu, f. 17-19. Agjërimi, parim dallues në mes të vërtetës së qenies njerëzore dhe pozicionit hyjnor, Musa Vila, f. 20-22. Agjërimi shërim i shpirtit dhe i trupit, Orhan Bislimaj, f. 23-27. Agjërimi i Ramazanit dhe disa rregulla të tij, Xhafer Fejziu, f. 28-30. Ramazani kthim nga Zoti, Nexhmedin Dernjani, f. 31-32. Urtësia e agjërimit, Agim Hyseni, f. 33-34. Nxitja për agjërim, Vehbi Sulejman Gavoçi, f. 35-38. Me Kuran në muajin e Kuranit, Nail Halimi, f. 39-41, Komentimi i kaptinës Kadër, Sadik Mehmeti, f. 42-44, Kaptina Kadër, Jusuf Ramiq, f. 45-46. Nata e Kadrit, limi Krasniqi, f. 47. Bajrami: simbol i unitetit dhe humanitetit, Xhevrije Derguti — Vila, f, 48-50. NR. 170-171, SHTATOR-TETOR 2004 Dispozita e agjërimit dhe rregullat e tij, Vehbi Sulejman Gavoçi, f. 7-9. Ndikimi i agjërimit në përforcimin e besimit, Zija Abdullahu, f. 10-11. Ramazani, muaj i mëshirës, Jakup Çunaku, f. 15-17. Agjërimi dhe i'tikafi, Flamur Sofiu, f. 18-21. Sot është Ramazan, Lavdi Allahut - poezi, Mexhid Yvejsi, f. 22. Për shumë vjet muajin e njeriut, Muhamed Sytari, f. 23. Beteja e Bedrit dhe porositë e saj, Xhafer Fejziu, f. 24-25. Çlirimi i Mekkës, Fahrush Rexhepi, f. 26-28. Zekati dhe sadakatul fitri, El-Bureni, f. 29-32. Vlera e Sadakatul fitrit, Rexhep Lushta, f. 33-34. Me fat Ramazani, Husejn Kabbani, f. 35-36. NR. 182, SHTATOR 2005 Në pritje të Ramazanit, Fahrush Rexhepi, f. 10-12. Dobitë nga agjërimi, Jakup Çunaku, f. 13-15. Rregullat e agjërimit, Bahri Curri, f. 16-17. Agjërimi, edukator psikologjik, Rexhep Suma, f. 18. Nata e bekuar e Kadrit, Hajrullah Hoxha, f. 19-20. NR. 194, SHTATOR 2006 Mesazhi i Myftiut me rastin e Ramazanit, Naim ef. Tërnava, f. 4. Muaji i Ramazanit, Vehbi Sulejman Gavoçi, f. 7-9. Çfarë ke përgatitur për Ramazan, Amër Halid, f. 10-11. Agjërimi në edukimin e vetëkontrollit dhe disiplinës, Avni Aliu, f. 12-15. Merita e muajit të Ramazanit, Jusuf Kardavi, f. 16-19. Agjërimi në Kur'anin Fisnik, Sadik Mehmeti, f. 20-22. Ramazani dhe reforma shpirtërore, Rexhep Suma, f. 23-24. Vlera e Ramazanit sipas haditheve të Pejgamebrit a.s., Fitim Flugaj, f. 25-26. Ramazani, rast i mirë për thirrjen dhe këshillat islame, Bahri Ngjarje që kanë ndodhur në Ramazan, Bahri Curri, f. 27-29. Jeta, Ramazani dhe Kurani, Mexhid Yvejsi, f. 30. Agjërimi dhe diabetikët, Ali Iljazi, f 31-34, NR. 204-205, KORRIK-GUSHT 2007 Obligueshmëria e agjërimit nga urtësitë e Krijuesit, Adnan Simnica, f. 9-10. Muaji i bekuar i Ramazanit dhe ne, Muharrem Tërnava, f, 11-12. Duaja në Ramazan, Rrustem Spahiu, f. 13-14. Komentimi i ajeteve mbi agjërimin sipas Fikhut, Muhammed Ali Sabuni, përktheu Mehas Allija, f. 15-19. NR. 206, SHTATOR 2007 Qëndrime pas Ramazanit, Jusuf Kardavi, përktheu Faruk Ukallo, f.9-12. Komentimi i ajeteve mbi agjërimin sipas Fikhut - (2), Muhammed Ali Sabuni, përktheu Mehas Alija, f 13-17. NR. 216-217, SHTATOR 2008 Ramazani muaj i bekuar, Bahri Curri, 20-21. Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame, Fahrush Rexhepi, f. 22-24. Përgatitja për Ramazan — Hytbe, Sedat Islami, f. 25-26. Beteja e madhe e Bedrit, Miftar Ajdini, f 27-29. Në atmosferën e agjërimit, Avni Aliu, f. 30-34. Ramazani kryemysafiri i vitit, Rexhep Suma, f. 35-39. Dhjetë netët e fundit të Ramazanit, Rexhep Lushta, f. 40-41. NR. 218, TETOR 2008 Fitër-Bajrami vjen si një fllad i cili qetëson dhe gëzon zemrat e besimtarëve - Hytbeja e Myftiut, Naim ef. Tërnava, f. 4-5. Ndikimi i agjërimit në proceset biokimike dhe bioritëm, Ali F. ljazi, 9-11. NR. 228-229, KORRIK — GUSHT 2009 Si duhet ta presim muajin e Ramazanit, Fabrush Rexhepi, f. 5-8. Ramazani, muaj i devotshmërisë dhe pastrimit shpirtëror, Besim Mehmeti, f. 9-10. Ramazani muaji i ripërtëritjes së besimit, ymetit dhe xhematit, Muharem Omerdiç, f. 11-13. Ramazani - muaji i mësimit fetar, Ismail Bardhi, f. 14-17. Sekretet e agjërimit, Jusuf Kardavi, f. 18-21. Agjërimi Islam, Arsim Dauti, f, 22-24. Vendosmëria në agjërim dhe heqja e dyshimeve, Orhan Bislimaj, f. 25-27. Agjërimi - një dhuratë e madhe hyjnore, Ajni Sinani, f. 28-29. Vlera dhe dispozitat e agjërimit, Sabri Jonuzi, f. 30-32. Nata e Kadrit, shancë e paqes së përhershme dhe stabile, Jusuf Zimeri, f. 33-35. Mbi agjërimin me fe dhe mbi agjërimin shpirtëror, AbdulKadir Gjejlani, f. 36. Efektet mahnitëse të agjërimit në organizëm, Ali F. Iljazi, 41-43. Muaji i bekuar i Ramazanit dhe mirëqenia biologjike, psikosociale dhe shpirtërore e njeriut, Ferid Agani, f. 44-45. Filozofia e agjërimit, Hamdi Thagi, f. 46-48. Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, Vedat Shabani, f. 49-51. Ramazani lartësim shpirtëror për besimtarët, Rexhep Suma, f,52-54, Rezonim në fund të Ramazanit, Rrustem Spahiu, f. 55-56. Agjërimi im i parë dhe Deriku, Zekerija Ibrahimi, f. 57. NR. 230, SHTATOR 2009 Çka pas Ramazanit?, Besim Mehmeti, f. 12-13. NR. 241, GUSHT 2010 Ramazani, muaj i gëzimit, Orhan Bislimaj, f. 5-7. Ramazani dhe pranimi i lutjeve, Adnan Simnica, f. 8-9. Aspekti shpirtëror i muajit Ramazan, Fitim Flugaj, f. 10-12. Ramazani shpëtim për njerëzimin, Rrustem Spahiu, f, 13-15. Shkolla e Ramazanit, Almedin Ejupi, f. 16-17. Nata e Kadrit, Jusuf Kardavi, f. 18-19. Agjëro ditë të caktuara të shpaguhen sa një mijë muaj!, Afrim Jusufi, 20-21. Agjërimi është për Mua, Refik Gërbeshi, f. 22-24. Aspekti edukativ dhe shëndetësor i agjërimit, Ali F. Ijazi, f. 31-32. Mjekësia dhe agjërimi, Bernard Tahirbegolli, f. 33-35. Rëndësia e Bajramit dhe manifestimi i drejtë i tij, Besart Shala, f. 39-41. Jeta, Ramazani dhe Kurani, Mexhid Yvejsi, f. 42-43. Nr. 243, tetor 2010 Hytbeja e Fitër Bajramit, Naim ef. Tërnava, f. 48-49. Nr. 253, gusht 2011 Mysafiri i ri po vjen, kush i shpreh mirëseardhje!?, Vedat Shabani, f. 11-12. Llogaria astronomike apo dukja e Hënës?, Driton Arifi, f. 13-15. Ramazani dhe bereqeti i tij, Behxhet Jashari, f. 16-17. Muaji ramazan dhe dobitë e tij, Ermal Bega, f. 18-20. Koha më e bekuar e vitit - dhjetë ditët e fundit t¢ Ramazanit, Zymer Ramadani, f. 20-22. Nr, 254, shtator 2011 Hytbeja e Fitër Bajramit, Naim ef. Tërnava, f. 6-7. Nr. 264, korrik 2012 Agjërimi ndërmjet shpirtërores dhe fizikes, Nexhat Ibrahimi, f. 14. Ramazani — muaji i devotshmërisë, Ajni Sinani, f. 17. Virtytet e agjëruesve, Vedat Shabani, f. 19. Ramazani, virtytet, vlera dhe rëndësia e tij, Fitim Gashi, f. 22. Ramazani, simbol i ndryshimit të individit dhe shoqërisë, Fejsal Spahiu, f. 25. Të sëmurët dhe dispozitat që kanë të bëjnë me ta gjatë agjërimit, Driton Arifi, f. 28. Sadakatul-Fitri, Jusuf Kardavi, f. 33. Inserte Ramazani tek shqiptarët, Refik Gerbeshi, f. 47. Nr. 265-266, gusht-shtator 2012 Hytbeja e Fitër Bajramit, Naim ef. Tërnava, f. 5-7. Nr. 276, korrik 2013 Ramazani muaj i adhurimit dhe i shpërblimit, Fahrush Rexhepi, f. 8. Ramazani dhe ndihma e Allahut, Orhan Bislimaj, f. 12. Fshehtësitë e agjërimit, Vedat Shabani, f. 15. Ramazani - muaji i shpëtimit, Fatmir Hadri, f. 17. Mysafiri më i mirë që na viziton, Mustafë Ahmeti, f. 19. Vlera dhe rëndësia e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, Fitim Gashi, f. 22. Rregulla të veçanta për agjërimin e femrave, Fehime Gashi-Jusufi, f. 25 Ramazani një shans i mirë për ne të rinjtë, Fejsal Spahiu, f. 27. Agjërimi, mburojë e besimtarit, Sedat Islami, f. 30-31. Leximi i Kuranit, Tarik Ramadan, f, 32. E mbara nisi në Ramazan, Ali Vezaj, f. 38. Përfshirja e njërit a të gjitha grupeve në dhënien e zekatit, Ejup Haziri, f. 39. NR. 277-278, GUSHT-SHTATOR 2013 Hytbja e Fitër Bajramit, Naim Tërnava, 5-6. NR. 287, QERSHOR 2014 Në pritje të muajit të bekuar të Ramazanit, Fahrush Rexhepi, f. 10-12. Ramazani dhe roli i tij në jetën e muslimanit, Musa Vila, f. 13-16. Ramazani muaj i Allahut, Qemajl Morina, f. 17-18. Agjërimi ibadet dhe edukim shpirtëror, Xhafer Fejziu, f. 18-19. Ramazani muaj i duasë, Isa Tërshani, 20-23. Namazi i teravisë dhe namazi i natës, Ragmi Destani, f. 23-26. I’tikafi dhe normat e tij, Ekrem Maqedonci, f. 27. Nata e Kadrit, Fitim Gashi, f, 28-30. Hëna letrare e Ramazanit, Hysen Matoshi, f. 31-33. Ligjërata e Fitër Bajramit, Jusuf Kardavi, f. 34-35. NR. 297, MAJ 2015 Veçoritë e muajit Ramazan, Fitim Gashi, f. 16-17. Agjërimi, shkollë e urtësive, Ekrem Maqedonci, f. 18-20. Kultura e agjëruesit, Isa Tërshani, f. 21-23, Etika e agjërimit — hytbe, Sedat Islami, f. 24-25. Ramazani dhe synimet tona gjatë këtij muaji të bekuar, Burim Bibaj, f. 26-27. Namazi i teravisë, Driton Arifi, f. 28-30. Në përkujtim të Ramazanit, Qemajl Morina, f. 31-32. Agjërimi në aspektin shëndetësor, Teuta Borovci-Jaha, f. 33-35. NR. 308, MAJ 2016 Vlera e muajit Ramazan dhe të mirat që sjell ky muaj, Fahrush Rexhepi, f. 21-22. Ramazani, muaj i humanizmit dhe unifikimit të radhëve të besimtarëve, Rexhep Suma, f. 23-26. Agjërimi dhe disa nga dobitë e tij, Isa Tërshani, f, 27-29. Dispozitat e prishjes dhe mosprishjes së agjërimit, Ekrem Magedonci, f. 30-33. Porositë e luftës së Bedrit, Xhafer Fejziu, f. 34-36. Nata e Kadrit, Bajrush Ahmeti, f. 37-40. Dobitë e agjërimit nga perspektiva psikologjike, Ardiana Hajraj, f. 41-43. NR. 309, QERSHOR 2016 Hytbeja e Fitër Bajramit!, Naim ef. Tërnava, f. 6-8. NR. 319, MAJ 2017 Agjërimi (savmi) në Kuran, Azmir Jusufi, f, 23-25. Vërtetimi i muajit Ramazan, Vehbi Suleiman Gavoçi, f. 26-27. Filozofia shpirtërore e muajit Ramazan, Rexhep Suma, f. 28-31. Ramazani, faktor në edukimin e besimtarit, Musa Vila, f. 32-34. Lamtumira e Ramazanit dhe pritja e Bajramit - hytbe, përshtati Miftar Ajdini, f. 35-37. NR. 320, QERSHOR 2017 Hytbeja e Fitër Bajramit, Naim ef. Tërnava, f. 5-6. NR. 330, PRILL 2018 Si ta presim mikun e dashur, Ramazanin, Amër Halid, f. 13-16. Parapërgatitjet për muajin Ramazan, Vedat Shabani, f. 17-19. Në vigjilje të Ramazanit!, Artan Musliu, f. 20-22. Kurani dhe hadithi për rregullat e agjërimit islam, Jusuf Ramidi, f. 23-25. Ramazani — muaji i Kuranit famëlartë, Azmir Jusufi, f. 26-27. Ramazani, muaj i edukimit dhe ndryshimit, Isa Tershani, f. 28-29. Bajrami i Ramazanit mes së kaluarës dhe trendeve të reja ndër shqiptarë, Nexhat Ibrahimi, f. 30-32. Beteja në Bedër, përktheu Ajni Sinani, f. 33-38. Ramazani dhe Jusufi a.s. — poezi, Imi Rexhepi, f. 78. NR. 341, PRILL 2019 Muaji i Ramazanit, Vehbi Suleman Gavogi, f. 18. Agjërimi — një dhuratë e madhe nga Allahu, Ajni Sinani, f. 21. Agjërimi në rrafshin e mjekësisë bashkëkohore, Ali F, jazi, f. 25. Leximi i Kuranit në Ramazan, Bali M. Sadiku, f. 23. NR. 342, MAJ 2019 Hytbeja e Fitër Bajramit, Naim ef. Tërnava, f. 5. Përkushtimi pas Ramazanit, Vedat Shabani, f. 21. NR. 352-353, MARS-PRILL 2020 Agjërimi i muajit Ramazan, Resul Rexhepi, f. 9. Ramazani - Muaji i mëshirës dhe i bujarisë, Ajni Sinani, f. 14. Agjërimi është mburojë..!, Muhamed B, Sytari, f. 17. Mirëpritja e Ramazanit, Valon Myrta, f. 19. Ramazani është muaj i ndërtimit të umetit, Ilmije Kuqi, f. 22. Kandilat e Ramazanit në kohën e pandemisë..., Mehas Alija, f. 26. Dituri të nevojshme për agjërimin, Muhamed Stublla, f. 27. NR. 364, MARS 2021 Rëndësia e agjërimit, Resul Rexhepi, f. 8. Agjërimi — një nga pesë shtyllat e Islamit, Ajni Sinani, f. 11. Agjërimi dhe klasifikimi i tij juridik në Islam, Ekrem Magedonci, f. 15. Cka e prish dhe çka nuk e prish agjërimin, Abdulhamid Mahmud Tuhmaz, f. 18. Agjërimi kaza dhe kefareti, Nexhmi Hoxha, f. 22. Nata e Kadrit dhe fshehtësitë e madhështisë së saj, Driton Arifi, f. 25. Namazi i teravisë, kuptimi dhe ligjshmëria, Abdulkerim Zejdan, f. 28. Sadekatul fitri, Imije Kuqi, f. 30. Malli për Ramazanin, Mehas Alija, f. 33. Ramazani, muaji i së vërtetës, Nashit Ferati, f.35. Mësimet pedagogjike nga lufta e Bedrit, Naser Ramadani, f. 37. Prangosja e shejtanëve në Ramazan, Ragmi Destani, f. 39. Gruaja në Ramazan, Mihana Goga — Bekteshi, f. 41. Përse Ramazani shndërrohet në një muaj zbavitjeje, në vend të një muaji shpirtëror?, Mustafa Mahmud, 43. I kthyer te Zoti në Ramazan, Mesud Sabri, f. 44. Agjëruesit - njerëz me kulturë të lartë civilizuese, Ali F. Iljazi, f. 46. NR. 365, PRILL 2021 Disa njohuri themelore lidhur me sadakatul-fitrin, Resul Rexhepi, f 10. Bajrami i Ramazanit, Muhidin Ahmeti, f. 13. Ibadetet t’i vazhdojmë edhe pas Ramazanit, Mihana Goga, f. 16. NR. 376, MARS 2022 Mirë se vjen muaji i madhërishëm Ramazan, Muhidin Ahmeti, f. 10-12. Ta presim Ramazanin sikur të jetë i ‘fundit, Ali F. Ijazi, f. 13. Takimi me Ramazanin, Husein Gjozo, f. 14-15. Agjërimi, Abdulhamid Mahmud Tuhmaz, f. 16-19. Agjërimi i të Dërguarit a.s., Nexhmi Hoxha, f. 20-23. Agjërimi, shpresë për Rejjanin, Bajram Zeqiri, f. 24-26. Po të presim me mall, Blerim Muslin, f. 27. Ramazani dhe agjërimi, Isa Tërshani, f. 28-30. Ramazani, ilaqi i trupit dhe shpirtit, Mihana Goga-Bekteshi, f, 31-33. Ramazani në shkrimet e hafëz Ali Korgës, Abdullah Klinaku, f. 34-36. NR. 377, PRILL 2022 Le ti vazhdojmë adhurimet edhe pas Ramazanit - editorial, Ajni Sinani, f. 4. Page e dashuri për të gjithë, e jo konflikte, urrejtje e mosdurim -hytbeja e Fitër Bajramit, Naim Tërnava, f. 5-6. Reflektime të Ramazanit në besim dhe sjellje — ligjërata e Fitër Bajramit në manifestimin, qendror, Bahri Hoxha, f. 7-9. Në përcjellje të Ramazanit, Isa Tërshani, f. 21-22. NR. 388, MARS 2023 Aroma e këndshme e muajit që ngjallë shpresën për ndryshim, editorial, mr. Driton Arifi, f. 4 Përsiatje shkencore rreth ajeteve të agjërimit (1), Mr. Samir Zullufi, f. 5-7 Si e prisnin të parët Ramazanin?, Rashit Zylfiu, f. 8-9 Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit, dr. Muhamed Stublla, f. 10-13 Dispozita për agjëruesen e Ramazanit, dr. Violeta Smajlaj, f. 14-16 Agjërimi në vendet që kanë gjatësi të disbalancuar të ditës e të natës, Bashkim Aliu, f. 17-20 Përfitimet shëndetësore të agjërimit, Dren Qerimi, f. 21-23 NR. 389, PRILL 2023 Kurani, libri që vuan miësinë e ngrohtë të myslimanëve, editorial, mr. Driton Arifi, f. 4 Shoqërimi me Kuranin në Ramazan, hfz. Mehas Alija, f. 5-7 Agjërimi në këndvështrimin kuranor, dr. Valmire Batatina - Krasniqi, 8-10 Përsiatje shkencore rreth ajeteve të agjërimit (2), mr. Samir Zullufi, f 11-13 Vlerat edukative të Ramazanit, dr. Ejup Haziri, f. 14-17 Agjërimi si vlerë sociokulturore, dr. Xhevdet Rusinovci, f. 18-19 Ndërtimi i karakterit ndërmjet këshillave të psikologut dhe praktikimit të agjërimit të Ramazanit, mr. sci. mjek. Adem Zalihiq, f 20-22 Ramazani, thesar që nuk shteron, Mihana Goga — Bekteshi, f. 23-24 Ramazani, muaj i fitoreve, Blerim Musliu, f. 25-26 Itikafi dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit, Nehat Shehu, f. 27-29 Nata e Kadrit, vlera dhe shfrytëzimi i saj, dr. Selatin Mehani, f. 30-33 Dhënia e sadakatul fitrit në para - kundërvlerë monetare, Jusuf Zimeri, f. 34-37 Roli i zekatit dhe sadakatul fitrit në mbarëvajtjen e jetës fetare të myslimanëve në trojet shqiptare, Vahidin Beluli, f. 38-40 Bajrami, festë për myslimanët, Nexhmi Hoxha, f. 41-43 NR. 390, MAJ 2023 Vendi ynë merr peshë e kuptim, vetëm me bijtë e bijat e saj – hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Naim ef. Tërnava, f.5-6 Ndikimi dhe porositë e Ramazanit, dr. Muhamed ef. Stublla, f. 7-10 Ruajtja dhe kultivimi i asaj që e përvetësuam në Ramazan, mr. Muharrem Bryma, f. 15-16 Përfundim Nga kjo përmbledhje mund të shihet se materialet kushtuar Ramazanit janë të shpërndara në 67 numra ose 15% e numrave të revistës në total (duke llogaritur me këtë rast numrin 390 si të fundit kur janë publikuar materiale për Ramazanin). Ndërsa sa u përket artikujve, janë 328 artikuj që nga aspekte dhe perspektiva të ndryshme kanë trajtuar Ramazanin, agjërimin dhe gjëra që lidhen në një ose formë tjetër me to. Kjo flet për përkushtimin e përhershëm të revistës për muajin Ramazan, përkushtim ky që, me lejen e Zotit, do të vazhdojë edhe në të ardhmen! ______________________________ 1. Versioni fillestar i këtij punimi është prezantuar si ide në tryezën Sfidat bashkëkohore të periodikut të Bashkësisë Islame të Kosovës, e organizuar nga Kryesia e BIK-ut, përkatësisht Drejtoria për Shtyp dhe Botime, përkitazi me publicistikën e BIK-ut dhe të ardhmen e saj, më 10 mars 2022.
  RAMAZANI, MUNDËSI E ARTË PËR FORCIMIN E LIDHJEVE FAMILJARE DHE SHOQËRORE
Të nderuar vëllezër besimtarë! Ramazani është muaj i mesazheve madhështore. Thirrjet e tij për reformim shpirtëror, moral e shoqëror janë emërues i përbashkët i mesazheve dhe porosive të tij. Devotshmëria, si objektivë kryesore e tij, nuk duhet të shikohet nga një kënd i ngushtë që synon të rregullojë raportet vetëm me Zotin. Devotshmëria është pikënisja fetare e ndryshimit, është hapi i parë dhe themeltar i tij, ndryshe synimet janë që, duke iu referuar kësaj lidhje të robit me Zotin, të vendosen dhe rivendosen e riparohen të gjitha lidhjet tjera. Sot, në hytben e kësaj xhumaje, në fokus do të kemi rolin dhe ndikimin e agjërimit në forcimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore. Besimtarë të respektuar! Agjërimi është shkollë edukative dhe reformuese. Nga këtu, agjërimi nuk mëton të merret me raste të caktuara, por mëton të vendosë parime dhe kritere se si duhen vënë, kultivuar e mbikëqyrur raportet familjare dhe shoqërore. Familja e para Në mësimet fetare, përveç urdhrit për përkujdesje morale e materiale për familjen, ne mësojmë edhe për rregullin se familja është e para ajo që meriton përkujdesjen dhe respektin. Profeti Muhamed a.s., pasi flet për lëmoshën dhe nxit për të, thotë: “…Fillo me familjen!” (Buhariu, nr. 1426). Shpenzimi për familjen është detyrim dhe përgjegjësi, ndërsa lëmosha për të tjerët është vepër vullnetare, prandaj natyrshëm e logjikshëm duhet të fillohet me familjen. Ky parim është edhe vlerësues për nivelin e fetarisë sonë. “Më i miri ndër besimtarët është ai që kujdeset më së shumti për familjen!” – ka thënë Profeti Muhamed a.s. (Sahih Ibën Maxheh, 1612). Pra, përkujdesja për familjen nuk është vetëm përgjegjësi por edhe kriter dhe matës i vlerave të besimtarit. Në Ramazan mund të ndahet kohë më e madhe për të qëndruar me familjen, në iftar e syfyr, për të diskutuar çështje të ndryshme, për të reflektuar, për të qenë më afër e më pranë njëri-tjetrit, për tu forcuar lidhjet dhe për tu përkushtuar për njëri-tjetrin. Vëllezër xhematlinjë! Falja dhe toleranca si parime, jo si përjashtime Muaji Ramazan është muaj i vlerave dhe virtyteve të larta. Mësimi që marrim në Ramazan është se vlerat nuk janë dobësi. Profeti Muhamed a.s. në hadith kudsij ka thënë: “…Agjërimi është mburojë, e kur dikush prej jush të agjërojë, atëherë le të mos flet fjalë të pista dhe as mos ta ngrit zërin. Po e shau dikush apo e provokoi fizikisht, le të thotë: unë jam agjërueshëm!” (Buhariu, nr. 1904; Muslimi, nr. 1151). Siç mund ta shohim, arsyeja pse besimtari që agjëron nuk reagon ndaj të këqijave, injorancës dhe provokimeve fizike nuk qëndron te dobësia ose pamundësia e tij për t’i kthyer ato, por te besimi, bindja, feja e tij. Kjo nënkupton se ky moral është parim, jo përjashtim, dhe këtu mbase qëndron arsyeja pse Kurani fisnik aq shumë i jep theks këtyre vlerave. Ja çfarë na mëson Allahu i Madhëruar: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (Arafë, 199). Myslimanë të respektuar! Tjetri si vetvetja Lidhjet shoqërore në Islam janë të veçanta. Tjetri nuk shihet si i huaj, e aq më pak si i parëndësishëm. Besimtarët, siç na mëson Kurani, janë vëllezër (Huxhurat, 10), dhe kjo vëllazëri nuk është formale. Ne, siç na mëson Profeti Muhamed a.s., nuk besojmë plotësisht nëse tjetrit nuk ia duam atë që e duam për vete, nëse nuk e bashkëndjejmë nevojën e tjetrit, nëse nuk ndajmë për tjetrin nga buka dhe ushqimi ynë. Ky botëkuptim i vëllazërisë në Ramazan ngrihet në nivele të larta. Ky ka qenë mësimi, por dhe praktika e Profetit Muhamed a.s.. Abdullah bin Abasi r.a., rrëfen: “I Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të!, ishte njeriu më bujar. E në Ramazan, kur e takonte Xhibrili, bëhej edhe më bujar…” (Buhariu, nr. 6; Muslimi, nr. 2308). Pra, në Ramazan frymëzimi për vlerat e mirëfillta duhet të merr formë. Duhet të marrim shkas të Dërguarin e Zotit a.s., i cili në këtë muaj shfaqte maksimumin në përkushtimin shpirtëror e shoqëror. Kompensimi vetëm nga Zoti Kur ne përjetojmë urinë gjatë agjërimit, në fakt, i përjetojmë vështirësitë e shumë vëllezërve dhe motrave tona që urinë e kanë përditshmëri. Prandaj kjo na nxit që të japim dhe jo vetëm. Na nxit që të japim pa kërkuar kompensim. Lëmoshën, zekatin, ndihmat tjera i japim ndërsa kompensimin e kërkojmë vetëm nga Allahu. Ky është mësim që e gjejmë në Kuran dhe Synet. Ja çfarë thotë Allahu i Madhëruar për besimtarët e devotshëm: “Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob (edhe pse vetë janë nevojtarë, duke thënë): “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!” (Insan, 8-9). Pra, japin e nuk kërkojnë kompensim e madje as falënderim. Profeti Muhamed a.s. na ka treguar se kjo qasja nismëtare në raporte është ajo për të cilën duhet të dallohemi, ndryshe kërkimi i kompensimit na shndërron në tregtarë. Në hadith autentik ka thënë: “Mbajtësi i lidhjeve nuk është kompensues…” (Buhariu, 5991). Me fjalë tjera, nëse i shkon vetëm atij që të ka ardhur, sillesh mirë me atë që është sjellë mirë me ty, e përshëndet atë që të përshëndet, ti je kompensues, ndërsa nëse i shkon atyre që nuk të vijnë, sillesh mirë me ata që janë sjellë keq me ty, dhe i përshëndet ata që nuk të përshëndesin, ti je mbajtës i vërtetë i lidhjeve. Kjo është ajo që Ramazani synon ta rrënjëzojë më moralin dhe etikën tonë. Besimtarë të nderuar! Uniteti e bashkimi, jo përçarja e ndarja Raportet tona me njëri-tjetrin janë të ndërtuara mbi bazën e besimit. Kjo nënkupton se ato nuk janë formale. Vëllazëria nuk është parullë por besim. Në Kuran dhe Synet na përshkruhen detyrime që rrjedhin nga kjo vëllazëri, si: ndihma për njëri-tjetrin, vizita, këshillimi, etj. Në Ramazan ne kemi mundësinë që nëpërmjet iftareve të përbashkëta dhe faljes së namazit të teravive (këtij namazi vullnetar që e falim me xhematë në xhami), që ta zgjojmë interesimin dhe përkushtimin komunitar, ta kultivojmë unitetin dhe ta ruajmë bashkimin. Do të ishte e shëmtuar nëse këto mundësi përmbysen dhe, në vend të unitetit e bashkimit, shohim përçarje e ndasi në komunitet. Prandaj ju bëjmë thirrje, vëllezër të nderuar, që ta ruajmë frymën vëllazërore në xhami, të mos largohemi nga xhamia pa i përmbyllur teravitë me imamin, të mos lejojmë provokimet e mundshme të na nxjerrin nga karakteri i agjëruesit të përkushtuar. Vëllezër! Mesazhin që synuam të përçojmë te ju nëpërmjet kësaj hytbeje është që Ramazanin ta shohim si një periudhë kohore në të cilën na jepet mundësia e ndreqjes së raporteve me Zotin por edhe të tjerët. Ne do të jemi besimtarë dinjitarë vetëm atëherë kur të kemi rregulluar raportet edhe me të tjerët. Dhe jo rastësisht këto raporte tregojnë për vlerat dhe ndikimin e besimit te ne.
  PËR KURANIN NË MUAJIN E KURANIT
Të nderuar vëllezër besimtarë! Ramazani është muaj i begative të shumta dhe të rralla për nga vlera. Është edhe muaj i Kuranit pasi që Zoti i Madhëruar zgjodhi këtë muaj, e më saktë natën më me vlerë tij, Natën e Kadrit, për ta filluar shpalljen e tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja)…” (El Bekare, 183); “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.” (Kadër, 1) Ky fakt ia rrit vlerën këtij muaji sepse, siç kanë thënë ulemaja, nëse Kurani ka vlerë, dhe gjithsesi se po, atëherë çdo gjë që lidhet me të ka vlerë. Të respektuar xhematlinjë! Nëse këtë e kemi parasysh atëherë nuk duhet të habitemi pse leximi dhe studimi i Kuranit në këtë muaj janë ndër veprat dhe adhurimet më të theksuara të tij. Brezat e parë në Ramazan i linin punët tjera dhe i qaseshin Kuranit. Këtu qëndron mbase edhe sekreti i hatmeve të shumta që bënin në Ramazan. Jahja bin Nasri ka thënë: “Imami Ebu Hanife mbase e ka mbaruar gjashtëdhjetë herë Kuranin në Ramazan.” Rebië bin Sulejmani për Imam Shafiun ka thënë: “Shafiu çdo natë e bënte nga një hatme. Kur vinte Ramazani, i bënte gjithsej gjashtëdhjetë, një gjatë ditës dhe një gjatë natës.”[1] Kështu kanë vepruar dhe shumë të tjerë. Kjo për shkak të konsideratës që kishin për Ramazanin. Imam Zuhriu ka thënë: “Ramazani është muaj i Kuranit dhe dhënies ushqim.”[2] Besimtarë të nderuar! Arsye pse duhet ta lexojmë Kuranin në këtë muaj ka shumë: Ramazani është muaj i Kuranit, Shpërblimi për leximin, sikur për çdo vepër tjetër të mirë, shumëfishohet. Shpërblimi i zakontë për leximin e Kuranit është, siç na ka mësuar Pejgamberi Muhamed alejhi selam, dhjetë sevape për një germë, e në këtë muaj ky shpërblim rritet e shumëfishohet aq sa Allahu i Madhëruar të dëshirojë. Ndiqet tradita e të parëve, e veçmas tradita e Pejgamberit alejhi selam, i cili e lexonte dhe studionte atë bashkë me Xhibrilin alejhi selam, siç përcillet në hadithe të sakta.[3] Mirësitë e leximit në botën tjetër. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Llogarisë…”[4] Pra, në këtë muaj, ke mundësi që vetes t’ia sigurosh dy ndërmjetës besnikë, dy dëshmitarë që flasin për ty tek Allahu. Por nuk është thjesht shpërblimi ai që e nxit besimtarin ta lexojë më me ëndje e më me ashk Kuranin. Është edhe pozita e tij e pakrahasueshme. Kurani është libër hyjnor në saktësinë e të cilit nuk ka asnjë dyshim. (Fussilet, 42) Është libër që mahnit dhe sfidon me përmbajtjen që ka. Allahu i Madhëruar ka shpallur këtë sfidë dhe e ka lënë të hapur deri në kiamet. (El Bekare, 23). Është libër me leximin e të cilit udhëzohemi. (El Bekare, 2; Isra, 9). Është libri me të cilin shërohen shpirtrat. (Isra, 82; Taha, 123-124). Është libri që na ofron çdo gjë që na duhet për faktin se ka përfshirë çdo gjë. (En’amë, 38). Është, përveç tjerash, i lehtë për ta kuptuar dhe zbatuar. (Kamer, 17). Është mrekullia që i është dhënë Pejgamberit të fundit, Muhamedit alejhi selam. Në hadith të saktë qëndron: “Nuk ka pejgamber që nuk i janë dhënë mrekulli (mjaftueshëm) që njerëzit ta besojnë. Kjo që më është dhënë mua është shpallje (Kuran) që Allahu ma ka shpallur, kështu që kam shpresë se në Ditën e Llogarisë do të jam pejgamberi me më së shumti pasues.”[5] Ky hadith kuptohet më qartë nëse bëjmë krahasimin ndërmjet mrekullive të pejgamberëve të mëparshëm dhe Kuranit; ato kanë shkuar e janë tretur ndërsa mrekullia e Pejgamberit tonë ka mbetur përjetë. Arsye dhe motiv tjetër pse duhet lexuar Kuranin është se ne jemi veçuar me të edhe nga melaqet. Ibën Salahu ka thënë: “Leximi i Kuranit është nder me të cilin Allahu ka nderuar njerëzit. Engjëjve nuk iu është dhënë ky nder dhe për këtë engjëjt janë kureshtarë për ta dëgjuar atë nga njerëzit.”[6] Të dashur myslimanë! Nuk mund të gjejmë fjalë më të bukura për ta përmbyllur këtë hytbe dhe mesazh më kuptimplotë se ai i sahabiut të nderuar, Habbab bin Eretit, r.a., i cili ka thënë: “Afrohu tek Allahu me çfarë të kesh mundësi por mos harro nuk mund të afrohesh tek Ai me asgjë më të dashur për Të se fjala e Tij!”[7] Andaj, mos t’i ndahemi Kuranit, veçmas në këtë muaj të tij, sepse do të përfitojmë nga të mirat e tij diturinë, udhëzimin dhe prehjen shpirtërore në këtë botë, dhe në botën tjetër ndërmjetësimin, shpëtimin dhe lartësimin në xhenet. Qoftë Kurani pranverë e shpirtrave tanë! [1] Dhehebiu, Menakibu el-Imami Ebi Hanifete ve sahibejhi, f. 94; Tabekat el-Hanabile, 1/283. [2] Ibën Abdul Berr, Et-temhid, 6/111. [3] Tirmidhiu, nr. 2910. [4] Hadith i saktë. Shih: Sahih el-Xhami, nr. 3882. [5] Buhariu, nr. 4981; Muslimi, nr. 152. [6] Sujuti, El-itkan, 1/275. [7] Shuajb Arnauti në recensimin e veprës Sijer a’lam en-nubela, 11/246; 284, konsideron se ka sened të saktë.
  ME RASTIN E ARDHJES SË RAMAZANIT, MUAJIT TË MIRËSIVE TË SHUMTA
Të nderuar vëllezër besimtarë! Sot është e xhumaja e fundit e muajit Shaban. Po ndahemi nga një muaj i mirë për të hyrë në muajin më të mirë, në muajin e mirësive; muajin Ramazan, të cilin Zoti e dalloi nga muajt e tjerë duke e përzgjedhur për ta filluar shpalljen e Librit të Tij, Kuranit. Është, thënë në mënyrë figurative, si Jusufi alejhi selam në mesin e njëmbëdhjetë vëllezërve të tij. Marrë parasysh këto vlera e këto mirësi, nuk është çudi pse bota islame e pret me gëzim këtë muaj. Në fakt, e çuditshme do të ishte po të mos gëzoheshim për ardhjen e tij. Ka qenë i Dërguari i Zotit, Pejgamberi Muhamed alejhi selam, ai që, me rastin e ardhjes së këtij muaji, u drejtohej besimtarëve me mesazh urimi, duke i përgëzuar për të mirat që po i prisnin. Ju thoshte: “Ju erdhi Ramazani, muaj i bekuar, agjërimin e të cilit ua obligoi Allahu i Madhëruar. Në të hapen dyert e qiejve dhe mbyllen ato të xhehenemit ndërsa djajtë e tërbuar lidhen në zinxhirë. Allahu ka një natë në këtë muaj e cila është më e mirë se njëmijë muaj; kush privohet nga mirësia e saj, ai vërtetë është i privuar.” (Nesaiu, nr. 2106) Pra, është muaj në të cilin hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, prangosen djajtë; është muaji i Natës së Kadrit, natës për të cilën Zoti shpalli një kaptinë, natës me të cilën na veçoi ne si ymet, natës me të cilën na nderoi duke na treguar se sa fort na do, se sa shumë mundësi na ka lënë që të jemi pranë Tij, pranë faljes dhe mëshirës së Tij, prandaj me të drejtë ka thënë dijetari i njohur Ibën Rexhebi: “Si të mos përgëzohet besimtari për hapjen e dyerve të xhenetit, si të mos përgëzohet mëkatari për mbylljen e dyerve të xhehenemit, si të mos i merret myzhde të mençurit për periudhën kohore në të cilën djajtë prangosen?!” (Letaif el Mearif, f. 148). Edhe ne, në këtë xhuma, po përfitojmë nga rasti dhe, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të saja, dhe në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava, ju urojmë për këtë muaj të bekuar, këtë muaj të adhurimeve të shumta, të mundësive të rralla e të shpërblimeve të mëdha, duke e lutur Allahun që të na lehtësojë agjërimin, të na jep forcë e vullnet për adhurime dhe t’i pranojë ato prej nesh! Xhematlinjë të nderuar! Muaji Ramazan karakterizohet për agjërimin, njërën nga pesë shtyllat e Islamit. Agjërimi është obligim të cilin besimtarët duhet ta çojnë në vend. Në Kuran, Zoti i Plotfuqishëm urdhëron e thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (Bekare, 183); “…Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!…” (Bekare, 185). Agjërimi, në terminologjinë fetare, nënkupton abstenimin vullnetar nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime, nga koha e imsakut e deri në perëndim të diellit. Edhe pse manifestohet duke braktisur këto gjëra, në thelb ka synim devotshmërinë. Në ajetin që e lexuam më parë, Zoti na tregon qartë këtë synim të agjërimit: “ نوقتت مكلعل – që të mund të ruheni nga të këqijat.” Pra, agjërimi është adhurim me mision edukativ. Ka ardhur që besimtarin ta nxjerr të përgatitur për sfidat e jetës, të formuar në kuptim të vlerave dhe virtyteve, të fuqishëm si karakter, dhe jo vetëm. Ramazani ka ardhur edhe ta shpërblejë. Agjërimi dhe falja e teravive, si dy karakteristika për të cilat dallohet Ramazani, kanë shpërblim të madh. Pejgamberi alejhiselam ka thënë: “Kush e agjëron ramazanin me besim dhe llogaritje në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme.” (Buhariu, nr. 2014; Muslimi, nr. 760). Ramazani është muaji i Natës së Kadrit, për vlerën e së cilës Zoti thotë në Kuran: “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” (Kadër, 3). Të dashur myslimanë! Ramazani është muaji i Kuranit, librit të cilin Zoti ia shpalli njerëzimit për t’u udhëzuar sipas tij. “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja)…” (Bekare, 185). Kjo nuk nënkupton thjesht leximin e Kuranit, por edhe studimin, meditimin dhe përsiatjen rreth kuptimeve madhështore të tij. Ky është leximi që i jep kuptim jetës sonë, leximi që e ndryshon rrjedhën e jetës sonë, leximi që na shpërblen dhe udhëzon. Në kuadër të aktiviteteve që Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka paraparë të mbahen gjithandej nëpër vendin tonë është edhe leximi i Kuranit – mukabeleja dhe ligjërata tematike rreth Kuranit dhe Ramazanit, prandaj ju ftojmë që t’i ndiqni këto ligjërata që të përfitoni sa më shumë prej tyre! Vëllezër të respektuar! Ramazani, në fakt, është muaj edhe i lutjes, dhikrit, sadakasë, muaji i mirësive të shumta, të cilat duhet ta nxisin e motivojnë besimtarin për të bërë sa më shumë gjatë këtij muaji dhe për të mos u ndalur as edhe një ditë të vetme. Në urimin që Pejgamberi alejhi selam ju bënte besimtarëve për Ramazanin, thoshte: “…Një thirrës thërret në natën e parë të Ramazanit: O kërkuesi i hairit, eja!…” Ejani, vëllezër, ta adhurojmë Zotin tonë! Edhe një herë, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjitha institucioneve të saja, dhe në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava, ju urojmë për këtë muaj të bekuar, këtë muaj të adhurimeve të shumta, të mundësive të rralla e të shpërblimeve të mëdha! Paçim agjërim të lehtë e të pranuar!
  RIKTHIMI I ROLIT EDUKATIV DHE ARSIMOR TË XHAMISË: SFIDAT DHE MUNDËSITË
Xhamia është faltorja e parë në historinë e njerëzimit. Ajo është objekti i parë që e ndërtoi pejgamberi Muhamed, a.s., me të migruar në Medinë, madje ende pa i bërë vetes kulm mbi kokë. Xhamia është vendi që Allahu i Madhëruar e do më së shumti. Xhamia shquhet edhe për detaje dhe vlera tjera, e të cilat bëjnë që ajo mos të perceptohet thjesht si një hapësirë për ta kryer një detyrim fetar – namazin, por të jetë institucion me role dhe funksione fetare, edukative, arsimore e shoqërore. Xhamia është vendi ku feja e manifeston ibadetin kryesor dhe e jetëson qëllimin primar. Ibadeti kryesor është namazi, ndërsa qëllimi primar është tevhidi. Muhamed Gazali, duke shpjeguar arsyet se përse pejgamberi Muhamed, a.s., kishte ngritur fillimisht xhaminë në Medinë, për të vazhduar më pas me institucionet e tjera, thotë se këtë e ka bërë që të mundësohet kryerja e ibadeteve që më parë në Mekë qenë ndaluar, pra, kryerja e namazit, dhe që njeriu të lidhet me Zotin e vet, me një lidhje të atillë që e bën njeriun të pastrohet nga materializmi verbues. Pra, “xhamia nuk është me rëndësi si objekt e lokacion, sepse, fundja, e tërë toka është xhami …Xhamia (është me rëndësi) është simbol i asaj që Islami i përkushtohet më së shumti, lidhjes së robit me Zotin…” Lexoje në pdf (https://sedatislami.wordpress.com/wp-content/uploads/2025/01/rikthimi-i-rolit-edukativ-dhe-arsimor-te-xhamise.pdf)
VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013