Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NJË NGA DOMETHËNIET E SPROVAVE QË GODASIN UMMETIN ISLAM

Kur tatarët sulmuan shtetin islam, vranë, dogjën dhe shkatërruan shumë. Historia e tyre është e njohur, por, i panjohur ka ngelë një mësim. Kohë të gjatë është vajtuar ajo tragjedi por nuk është kuptuar esenca e saj.
Dijetarët dhe të zotët e mendjes nuk kanë humbur besën në Allahun e Madhëruar as edhe për një çast. Ata kanë kuptuar se prapa saj fshihet një urtësi, të cilën, njëri prej tyre, e ilustron me një shembull jashtëzakonisht interesant. Rrëfehet se një nga vajzat e liderëve tatarë kishte shkuar tek një dijetar ta provokonte për fenë. I kishte thënë:
A nuk jeni ju muslimanët që besoni në Zot, të Cilit i luteni dhe prej të Cilit shpresoni përgjigje?! Ku është ndihma e Tij tani? Si ka lejuar që tatarët të veprojnë me ju kështu siç vepruan?!
Dijetari që njihte mirë problemet e Ummetit dhe gjendjen e tij, iu përgjigj: Pa më thuaj për një bari delesh, përse mbanë me vete qenë? A nuk i mbanë që në rast se delet shpërndahen dhe disa marrin tatëpjetën e disa teposhtën t’i bashkojnë prapë në kope-tufë?
Po –iu përgjigj vajza.
Po sa zgjat ky “pushtet” i qenve? – e pyeti prapë dijetari.
Derisa delet të kthehen në tufë –ia ktheu vajza.
Atëherë dijetari filloi t’ia jepte përgjigjen vajzës për pyetjen e saj:
"Kështu, ju o tatarë dhe të ngjashmit me ju, jeni qentë e Zotit në tokë, jo do të vazhdoni të silleni me ne kështu derisa ne të mos i kthehemi kopesë – fesë sonë, adhurimit ndaj Allahut dhe zbatimit të fesë së Tij!"
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013