Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRKUSHTIMI I IMAMIT EBU HANIFE PËR NXËNËSIT E TALENTUAR

Ebu Jusufi ishte ftuar tek Harun Rreshidi në një gosti ku të pranishëm ishin figura të shquara të jetës politike dhe fetare. Në sofrën e shtruar për mysafirët pa një lloj ëmbëlsire të quajtur faludhexh[1] që shërbehej me vaj fëstëku. Për një moment buza i shkoi në gaz dhe tha: ‘All-llahu e mëshiroftë Ebu Hanifen!’

Haruni e pyeti për sekretin e kësaj buzëqeshje.

Ebu Jusufi, që në gosti vinte si Kryegjykatës, filloi t’i rrëfente për një histori të fëmijërisë së tij me Imamin Ebu Hanife, e cila i pëlqeu shumë Harunit.

Kur isha i vogël, kishim varfëri të madhe. Nëna ime më dërgoi që të mësoja një zanat që të mbuloja nevojat e shtëpisë.

Për disa ditë me radhë kishte menduar se unë jam duke shkuar tek bojaxhiu i Bagdadit. Kur mësoi se unë shkoja tek Imami Ebu Hanife, erdhi fshehurazi dhe në kohën kur ne po mësonim, hyri dhe filloi ta akuzonte Imami se ai ishte shkaktar pse unë nuk shkoja për të punuar por për të mësuar. Unë jam e ve dhe jemi në gjendje të rëndë. E kam dërguar që të punojë dhe ta mbajë shtëpinë ndërsa ti e ke penguar nga puna dhe fitimi i parasë për ta mbajtur familjen.

Ebu Hanife duke parë shenjat e inteligjencës dhe zgjuarsisë së lartë tek unë, më dha para që ta mbaja familjen ndërsa më ndali në xhami që të mësoja prej tij. Për të më nxitur dhe motivuar, më tha se kisha:

  • përgatitje, 
  • zgjuarsi dhe talent, 
  • dhe se, një ditë, nëse tani duron për ta mësuar dijen, do të përfitosh prej saj shumë, madje edhe do të hash faludhexh të servuar me vaj fëstëku.

Kur pashë faludhexhin në sofër, mu kujtuan fjalët e Imamit, andaj buzëqesha dhe rashë rahmet mbi të![2]

 

 



[1] Ëmbëlsirë e punuar nga mielli, uji dhe mjalti.

[2] Rrëfimi nga vet e tretë është sjellë në veten e parë. Për referencë kam patur artikullin “Ebu Hanife ve menhexhuhu fi riaajeti-l-meuhibine”, https://ommahpost.com/abu-hanifa-and-his-support-for-talanted/


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013