Dr. Sedat Islami
“Sekretar i KBI-Vushtrri dhe ish-ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame.”
Derset, këshillat dhe materialet në një vend
Rrugëtimi Jetësor dhe Shkollimi
Ka lindur në Vushtrri më 05.02.1981. Shkollën fillore e mbaroi në Vushtrri për të vazhduar më pas me Medresenë e Mesme Alaudin në Prishtinë. Një vit ka ndjekur kursin e gjuhës arabe në Kajro ndërsa më pas studimet universitare i ka vazhduar në Brunei Darussalam.
Gjatë studimeve bachelor, dy herë është zgjedhur studenti më i dalluar në Fakultetin e Usuludinit ndërsa në vitin e fundit të studimeve është zgjedhur njëri ndër dhjetë studentët më të mirë të universitetit. Studimet pasuniversitare i ka vazhduar në Kosovë, në UP, ku ka magjistruar në sociologji, për t'u kthyer sërish në Brunei ku më 2015 ka doktoruar.
Përvoja Pedagogjike dhe Veprimtaria Shkencore
Ka ligjëruar për pesë vite në FSI, ka ushtruar detyrën e Imamit për disa vite, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë ligjërata televizive, si dhe ka marrë pjesë e vazhdon të merr pjesë në konferenca shkencore vendore e ndërkombëtare.
Është autor dhe përkthyes i disa librave, i fundit prej të cilëve është “Kur’ani, ky udhërrëfyes për të devotshmit”. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës Dituria Islame, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Takvimit, ndërsa aktualisht është anëtar i redaksisë së revistës Edukata Islame.
Angazhimi Shoqëror dhe Publik
Aktualisht shërben si Sekretar në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Vushtrri. Jeton dhe vepron në Vushtrri.
Në fokus të punës së tij intelektuale mbetet edukimi i brezave të rinj, qasja e ekuilibruar islame dhe trajtimi i temave bashkëkohore shoqërore e fetare.
Momente nga Studioja dhe Aktiviteti Ligjërues



