Opens in a new tab

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë...” — Kur'an, Jusuf 12:108

H O X H Ë

Dr. Sedat Islami

“Sekretar i KBI-Vushtrri dhe ish-ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame.”

DOKTOR SHKENCEUsuludin (PhD)
FUNKSIONISekretar i KBI-Vushtrri
ISH-LIGJËRUESFSI Prishtinë

Derset, këshillat dhe materialet në një vend

Rrugëtimi Jetësor dhe Shkollimi

Ka lindur në Vushtrri më 05.02.1981. Shkollën fillore e mbaroi në Vushtrri për të vazhduar më pas me Medresenë e Mesme Alaudin në Prishtinë. Një vit ka ndjekur kursin e gjuhës arabe në Kajro ndërsa më pas studimet universitare i ka vazhduar në Brunei Darussalam.

Gjatë studimeve bachelor, dy herë është zgjedhur studenti më i dalluar në Fakultetin e Usuludinit ndërsa në vitin e fundit të studimeve është zgjedhur njëri ndër dhjetë studentët më të mirë të universitetit. Studimet pasuniversitare i ka vazhduar në Kosovë, në UP, ku ka magjistruar në sociologji, për t'u kthyer sërish në Brunei ku më 2015 ka doktoruar.

Përvoja Pedagogjike dhe Veprimtaria Shkencore

Ka ligjëruar për pesë vite në FSI, ka ushtruar detyrën e Imamit për disa vite, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë ligjërata televizive, si dhe ka marrë pjesë e vazhdon të merr pjesë në konferenca shkencore vendore e ndërkombëtare.

Është autor dhe përkthyes i disa librave, i fundit prej të cilëve është “Kur’ani, ky udhërrëfyes për të devotshmit”. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës Dituria Islame, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Takvimit, ndërsa aktualisht është anëtar i redaksisë së revistës Edukata Islame.

Angazhimi Shoqëror dhe Publik

Aktualisht shërben si Sekretar në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Vushtrri. Jeton dhe vepron në Vushtrri.

Në fokus të punës së tij intelektuale mbetet edukimi i brezave të rinj, qasja e ekuilibruar islame dhe trajtimi i temave bashkëkohore shoqërore e fetare.

Kronologjia Akademike

2015Doktor i Shkencave (PhD) në UsuludinUniversiteti i Bruneit Darussalam
2013Magjistër në Sociologji (UP)Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik
2008 – SotSekretar i KBI-Vushtrri & Ish-ligjërues në FSIPrishtinë & Vushtrri
2004 – 2008Bachelor në Usuludin (Akaid & Filozofi)Brunei Darussalam
2000 – 2001Studime të Gjuhës ArabeKajro, Egjipt
1999Medreseja e Mesme “Alaudin”Prishtinë