Imam Dhehebiu, në enciklopedinë Tarihu-l-Islam (42/327), përmend biografinë e Mes’ud bin Muhamed Hemedhanit, një besimtari të dalluar për të mirë në mesin e të tjerëve, i cili shpeshherë ua falte njerëzve gabimet duke thënë:
“E kaluara nuk përmendet!”
Tregohet se pas vdekjes së tij dikush e kishte parë në ëndërr dhe e kishte pyetur: Çfarë bëri Allahu me ty?
Ai u përgjigj: Allahu më ndaloi para Vetes dhe më tha: “O Mes’ud, e kaluara nuk përmendet! Çojeni në Xhenet!”
Tua falim njerëzve të kaluarën dhe të mos ua përmendim, që Allahu të na fal edhe neve!
Dr. Sedat Islami





