Opens in a new tab

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë...” — Kur'an, Jusuf 12:108

HISTORI, Personalitete • 03 Nov 2026

Ebu A’la El Meududi

Hoxhë Dr. Sedat Islami
Hoxhë Dr. Sedat IslamiDoktor i Shkencave Islame
Ebu A’la El Meududi

Mendimtari mysliman, Ebu A’la El Meududi, ka lindur në Hajdarabad, Indi, në vitin 1903.
Babai kishte refuzuar ta dërgonte në shkolla të huaja andaj e kishte shkolluar në shtëpi. Ka qenë aktiv në fushën e publicistikës islame. Ka nxjerrë revistën Terxhuman el-Kur’an (Përkthyesi i Kur’anit), e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Po kështu ka themeluar lëvizjen Xhemati Mysliman, të cilën e ka udhëhequr për tridhjetë vite.
Pas largimit nga udhëheqja e lëvizjes, iu përkushtua shkrimeve. Ka shkruar më shumë se 60 libra. I ishte ekspozuar disa atentateve ndërsa qe burgosur një herë me burg të përjetshëm. Në fat, ai qe dënuar me vdekje, por më pas i ishte lehtësuar dënimi në burgim të përjetshëm, e më pas, në mungesë të provave, ishte liruar. Atij i takon nderi, pas Allahut, për themelimin e Universitetit Islamik në Medinë, si ideatori dhe promotori i kësaj ideje. Ka qenë anëtar i Këshillit të Universitetit. Ka qenë anëtar themelues edhe i Ligës së Botës Islame. Ka vdekur në Lahore, Pakistan, në vitin 1979.