Opens in a new tab

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë...” — Kur'an, Jusuf 12:108

Dëlirje • 07 Nov 2026

Shkunde trungun e palmës!

Hoxhë Dr. Sedat Islami
Hoxhë Dr. Sedat IslamiDoktor i Shkencave Islame
Shkunde trungun e palmës!

Shkunde trungun e palmës! [Kur’ani: Merjem, 25]

Allahu i madhëruar e di se edhe një burrë i fuqishëm nuk mund ta shkund trungun e palmës e lëre më një grua që sapo ka lindur një fëmijë.

Por kur Ai e urdhëroi: Shkunde!, prej nesh kërkoi që të ndërmarrim shkaqet dhe që të na mësojë se angazhimi [për realizimin e punëve] është i kërkuar.

Allahu i madhëruar e krijon krimbin apo kokrrën e grurit për zogjtë por nuk ua hedh në strofull.

Ai që e furnizoi Merjemen me djalë pa qenë fare e martuar ka pasur mundësi që t’ia sjell hurmat pa e shkundur trungun fare por ka dashur prej nesh që të japim mundin dhe energjinë si dhe të përpiqemi dhe që pastaj ta dimë bindshëm se ato kanë qenë thjesht shkaqe që nuk bëjnë dëm as dobi.

Edhem Sherkavi