Tregues i përkujdesjes dhe interesimit të Profetit Muhamed ﷺ për ymetin është dhe deponimi i lutjes së tij për ne në ditën [e llogarisë] kur njeriu [duke qenë jashtëzakonisht i preokupuar me veten] ikën nga vëllai, nëna, babai, gruaja e djemtë.
Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo profet ka pasur të garantuar një lutje të pranuar. Unë, këtë lutje, e kam deponuar për të ndërmjetësuar për ymetin tim në ditën e llogarisë. Ajo, dashtë Allahu, do të jetë fat i secilit që ka vdekur duke mos i përshkruar Allahut ortak në asgjë!”
Hadithin e shënojnë Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh.




