Ummu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Lutja e myslimanit për hair për vëllain e tij në mungesë është e pranueshme. Sa herë që lutet për vëllain, tek koka e ka një engjëll të ngarkuar enkas për këtë punë i cili lutet: Amin, edhe për ty ashtu u bëftë!”
Hadithin e shënon Muslimi.




