Një shqiponjë e fuqishme e gjuajti një gjarpër helmues të cilin e shtrëngoi me kthetrat e saj të mprehta. Pastaj u ngrit me të lart në qiell, me qëllim që ta shqyente në një vend të sigurt. Por gjarpri, edhe pse ishte nën kthetrat e saj, nuk u dorëzua. Në një moment pakujdesie të shqiponjës, gjarpri u rrotullua dhe u ngjit mbi shpinën e shqiponjës.
Këtu, shqiponja e gjeti veten në një situatë krejtësisht të papritur. Mendoi e tha me vete: “Nëse përpiqem ta hedh nga shpina, pa dyshim që do të më kafshojë dhe do të vdes.” Në të njëjtën kohë, edhe gjarpri po mendonte të njëjtën gjë, mendoi e tha më vete: “Nëse e kafshoj, ajo vdes dhe bashkë me mua do të bjerë në tokë. Kështu, do të vdes edhe unë.”
Dhe kështu, shqiponja vazhdoi të fluturonte, ndërsa gjarpri qëndronte mbi shpinën e saj, jo nga dashuria dhe besnikëria, por sepse interesi i secilit ishte i lidhur me mbijetesën e tjetrit.
Ky rrëfim në fakt nuk ka të bëjë me gjarprin dhe shqiponjën, por me realitet tonin të hidhur që e jetojmë çdo ditë. Marrëdhëniet mes njerëzve janë bërë pothuajse të gjitha të bazuara në interesa dhe përfitime, jo në dashuri dhe besnikëri. Motoja që dominon është bërë: “Më jep, të të jap!”
RRËFIMI PËR MIQËSINË NDËRMJET SHQIPONJËS DHE GJARPRIT

Hoxhë Dr. Sedat IslamiDoktor i Shkencave Islame




