Mendimi i mirë për Zotin është vepër e zemrës, pra çështje që ka të bëjë direkt me besimin. Jo më kot, tri ditë para se të vdiste Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) në porosinë që la vetëm tri ditë para se të vdiste tha: “Mos vdisni ndryshe vetëm se duke menduar mirë për Allahun!”
Kjo për shkak se mendimi i mirë është një qasje pozitive për jetën e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme në zgjidhjen e problemeve të jetës. Në kaptinën Merjem, Allahu i lartësuar na solli dy shembuj që e dëshmojnë këtë.
﴿ قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ الْعَظْمُ مِنِّي وَاشْتَعَلَ الرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُن بِدُعَائِكَ رَبِّ شَقِيًّا ﴿٤﴾ وَإِنِّي خِفْتُ الْمَوَالِيَ مِن وَرَائِي وَكَانَتِ امْرَأَتِي عَاقِرًا فَهَبْ لِي مِن لَّدُنكَ وَلِيًّا ﴿٥﴾ يَرِثُنِي وَيَرِثُ مِنْ آلِ يَعْقُوبَ ۖ وَاجْعَلْهُ رَبِّ رَضِيًّا ﴿٦﴾
“O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im! Unë u frikësohem (sjelljeve të) të afërmve të mi pas meje, ndërsa bashkëshortja ime është beronjë; andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës, që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit. O Zoti im, bëje atë të pëlqyeshëm (për Ty)!” [Merjem: 4-6]
Pas kësaj menjëherë pasoi përmbushja e lutjes:
﴿ يَا زَكَرِيَّا إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَامٍ اسْمُهُ يَحْيَىٰ لَمْ نَجْعَل لَّهُ مِن قَبْلُ سَمِيًّا ﴿٧﴾
“O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë që do të quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhënë këtë emër më parë”. [Merjem: 7]
Rasti i dytë është ai i Ibrahimit (Paqja qoftë mbi të!). Pas asaj që përjetoi nga populli, ai, siç qëndron në Kuran tha:
﴿ وَأَعْتَزِلُكُمْ وَمَا تَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ وَأَدْعُو رَبِّي عَسَىٰ أَلَّا أَكُونَ بِدُعَاءِ رَبِّي شَقِيًّا ﴿٤٨﴾
“Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Do t’i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëj Zotit tim.” [Merjem: 48]
Menjëherë pas kësaj, Allahu i plotfuqishëm dhe bujar e begatoi me dy pasardhës dhe që të dy profetë:
﴿ فَلَمَّا اعْتَزَلَهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ وَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ ۖ وَكُلًّا جَعَلْنَا نَبِيًّا ﴿٤٩﴾
“Dhe, kur u largua nga ata dhe nga idhujt që i adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë.” [Merjem: 49]
(Bazuar në një ligjëratë të hoxhë Ebu Is’hak Huvejnit – Allahu e mëshiroftë!)
Versioni video: https://www.youtube.com/shorts/BhfmBFaUN-I





