Halid Rashid
Dije, Allahu të bekoftë!,
se pendimi ka një derë,
gjerësia ndërmjet krahëve të së cilës është sa gjerësia ndërmjet lindjes dhe perëndimit
e sipas një versioni: gjerësia e saj është sa shtatëdhjetë vite udhëtim
nuk mbyllet derisa dielli të mos lind nga perëndimi.
Dera është e hapur,
dera është e hapur,
e ti përse nuk ke hyrë në të?!
Dije, Allahu të ruajttë!, se Allahu thirri dhe tha:
O robërit e Mi, ju bëni mëkate natën e ditën ndërsa Unë i fali të gjitha mëkatet! Kështu, më kërkoni falje, ju fal!
E ke dëgjuar thirrjen, atëherë përse nuk kërkon falje?!
Dije, Allahu të ruajttë!, se Allahu e shtrin dorën e Tij gjatë natës që të pendohet mëkatari i ditës, dhe, e shtrin dorën e Tij gjatë ditës, që të pendohet mëkatari i natës.
Allahut i pëlqen kërkimfalja, e ti përse nuk kthehesh tek Zoti nuk kërkon falje?!





