Opens in a new tab

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë...” — Kur'an, Jusuf 12:108

Hadithologë • 16 Nov 2026

KANË THËNË PËR IMAM BUHARIUN

Hoxhë Dr. Sedat Islami
Hoxhë Dr. Sedat IslamiDoktor i Shkencave Islame
KANË THËNË PËR IMAM BUHARIUN

Nuk kemi parë të ngjashëm me Buhariun. Ebu Bekir ibn Ebi Shejbe

Po të ishte Buhariu në kohën e Sahabeve, do të ishte shenjë (i dalluar, pra). Kutejbe

Më kanë ardhur nga lindja dhe perendimi por askush nuk ka qenë sikur Buhariu. Kutejbe

Horasani nuk ka nxjerr një dijetar sikur Buhariu. Imam Ahmedi

Po të kisha mundësi t’i jepja Buhariut vite nga jeta jme, do t’ia jepja, sepse vdekja ime është thjesht vdekje e një individi ndërsa vdekja e Buhariut nënkupton humbje të dijes. Jahja b. Xhafer

Nuk kam parë dikë të ngjashëm me Buhariun, sikur nuk është krijuar për tjetër pos për hadith. Husejn b. Hurejthi

Më lejo të t’i puthi këmbët, o mësuesi i mësuesve, zotëriu i hadithologëve, mjeshtri i dobësive të hadithit. Imam Muslimi për Imam Buhariun

Nuk ka libër të (hadithit të) ngjashëm me librin e Buhariut. Imam Nesaiu

Po të më lejohej të shprehem, do të thosha se Buhariu ka qenë më i mirë se mësuesit prej të cilëve ka marrë dije. Madje, ai nuk ka parë dikë më të mirë se veten. Xhafer b. Muhammed Mistagferiu

Ymeti (bashkësia myslimane) janë njëzëri për saktësinë e këtyre dy librave (Sahihut të Buhariut dhe Sahihut të Muslimit) dhe veprimin sipas haditheve të tyre. Imam Neveviu

Në këtë nënqiell nuk ka libra më të saktë pas Kur’anit se Sahihu i Buhariut dhe Sahihu i Muslimit. Ibn Tejmije

Pas Kur’anit, nuk ka libër të Islamit më madhështor dhe më të mirë se libri i Buhariut. Imam Dhehebiu