Opens in a new tab

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë...” — Kur'an, Jusuf 12:108

Dëlirje • 21 Jul 2026

SI TA PARANDALOSH PËRSËRITJEN E MËKATEVE?

Hoxhë Dr. Sedat Islami
Hoxhë Dr. Sedat IslamiDoktor i Shkencave Islame • Ligjërues në FSI
SI TA PARANDALOSH PËRSËRITJEN E MËKATEVE?

EVIDENTO SHKAQET
Çfarë të bën të mëkatosh:
– Shoqëria
– Mosangazhimi me punë / koha e lirë
– Ambienti ku jeton a punon, etj.
Evidentoje shkakun dhe merru me të.

ELIMININO SHKAQET
Nëse shkak janë për shembull shoqëria e keqe, atëherë largohu prej tyre, sepse Profet ynë i dashur, Muhamedi ﷺ, na ka paralajmëruar për rrezikun moral të shoqërimit me shokë të këqij: “Njeriu e ka fenë sipas shokut që ka prandaj le të shikojë ndonjëri prej jush se me kë po shoqërohet!”

ALTERNATIVA E RE
Nëse i referohemi shembullit të sipërpërmendur, nëse shkak janë shoqëria dhe rrethi, atëherë duhet gjetur një alternativë, duhet ndërruar shoqërinë e vendbanimin. A nuk u udhëzua [në hadithin profetik] njeriu që vrau plot njëqind veta që ta linte vendin e vet sepse ishte end i kontaminuar nga antivlerat?!

JETËSO PENDIMIN SIPAS PREMISAVE TË VËRTETA TË TIJ
Pendimi nënkupton të largohesh menjëherë nga mëkati, respektivisht të shkëputesh fizikisht prej tij, të ndiesh keqardhje pse e ke bërë, respektivisht të shkëputesh shpirtërisht prej tij, dhe të vendosësh se më nuk do t’i kthehesh atij, respektivisht të tregosh seriozitet dhe vazhdimësi në rrugën e re.

LUTJA PËR PËRFORCIM
Lute Allahun të të përforcojë në fe.
Profeti Muhamed ﷺ lutej: Zoti im, të lus për qëndrueshmëri në (çdo gjë, e veçmas në) fe dhe vendosmëri në rrugën e drejtë…”