Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NGRITJA E MORALIT NË KOHËN E PANDEMISË KORONA

NGRITJA E MORALIT NË KOHËN E PANDEMISË KORONA

 

Që nga fillimi i përhapjes së virusit korona, debatet rreth tij nuk kanë të ndalur. Forma se si ato zhvillohen dhe vëllimi i tyre i madh nuk është se nuk ndikojnë në popull. Përhapja e informacioneve të ndryshme rreth pandemisë ka pasojat e veta.  Nuk po flas për njerëz të pandërgjegjshëm që mund ta keqpërdorin situatën dhe të përfitojnë prej saj për të realizuar qëllimet e tyre personale, por për informacione që mund të jenë qëllimmira, të cilat, në një ose formë tjetër, mund të ndikojnë në përhapjen e pesimizmit dhe dëshpërimit në popull. Më konkretisht, përhapja e lajmeve se:

-          Nuk ka vaksinë dhe me gjasë nuk do të ketë,

-          për pasojë: virusi do të vazhdojë për kohë të gjatë,

-          nëse dobësohet në verë, kthehet në vjeshtë dhe në dimër,

-          virusi do të ndryshojë sistemin shoqëror,

-          virusi do të transformojë sistemin ekonomik,

-          do të na përcjellin edhe shumë e shumë viruse tjerë edhe më të vështirë se ky...

...ka efektet dhe pasojat e rënda psikike. Tashmë është thënë edhe nga ekspertët se, nëse vazhdohet me këtë trend, pasojat psikike mund të jenë më të mëdha se ato ekonomike.

Duke marrë shkas këtë, sot në këtë hutbe, do të flas për ngritjen e moralit  në kohë pandemie. Më saktë, pyetjeve:

1)      Si t’i trajtojmë sprovat?

2)      Si t’i trajtojmë lajmet dhe informacionet?

3)      Si ta ngrisim moralin?

4)      Si të veprojmë në kohë pandemie?

...do t’iu gjejmë përgjigjen, me lejen dhe ndihmën e Allahut xh.sh.!

 

1.       

Përgatitja psikike dhe fizike për sprovat

Në kuadër të sprovave janë edhe sëmundjet e ndryshme me të cilat ballafaqohen njerëzit, e më saktë edhe epidemitë. Në hadith të saktë, Pejgamberi a.s., na tregon se vigjilenca jonë karshi sëmundjeve kolektive duhet të jetë e madhe sepse çdo vit ato mund të ndodhin.  Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi a.s., porosit për higjienë të vazhdueshme familjare duke shpjeguar se:

فإنَّ في السَّنَةِ يَوْمًا يَنْزِلُ فيه وباءٌ

“...në vit është një ditë në të cilën zbret epidemia.”

Siç shpjegon dijetari Lejth bin Sa’di, qysh atëherë ka qenë e përhapur në mesin e joarabëve se kjo epidemi përhapet në dhjetor.

Për ne si besimtar ky fakt nuk paraqet moment dëshpërimi. Paralajmërimi profetik është paralajmërim për kujdes dhe higjienë. Nëse ne kujdesemi, virusi mund të zbret por ne të mos prekemi prej tij.

2.       

Verifikimi i lajmeve

Krizat janë kohë e përshtatshme për njerëz të ligë për të përhapur dezinformata. Feja na mëson që fillimisht të bëjmë verifikimin e informacioneve e pastaj t’i përhapim ato (Kur’ani: Huxhurat: 6).

Verifikimi i lajmeve duhet të jetë edhe më i theksuar kur ato kanë efekte kolektive. Në këtë rast, duhet t’i drejtohemi autoriteteve dhe të mos veprojmë asgjë pa lejen e tyre. Ja çfarë na mëson Allahu xh.sh:

وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِنَ الْأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُولِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لَاتَّبَعْتُمُ الشَّيْطَانَ إِلَّا قَلِيلًا

Kur t’u vijë atyre ndonjë lajm i rëndësishëm që i përket sigurisë ose frikës, ata e përhapin atë, por në qoftë se ata këtë lajm ia përcjellin Pejgamberit dhe parisë (bashkëpunëtorëve të afërm të tij) do të kuptonin prej tyre vetëm atë, që dëshirojnë ta marrin vesh. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, përpos një numri të vogël, ju të gjithë do të ndiqnit djallin.” [Kur’ani: Nisa: 83]

3.       

Mbajtja e fshehtë e lajmeve që mund të kenë pasoja psikike për popullin

Nëse lajmet e këtilla kanë pasoja kolektive, atëherë autoritetet nuk duhet t’i publikojnë ato, por duhet t’i mbajnë fshehtë. Muhammedi a.s., u informua se një fis i hebrenjve kishte prishur marrëveshjen dhe se ishin bërë gati për luftim. Kërkoi nga shokët që ta verifikojnë lajmin dhe, në rast se ishte i vërtetë, t’ia tregonin me shenja, pra jo direkt, që në popull të mos përhapet frika e pasiguria.

4.       

Ngritja e moralit

-          Sprovat ndodhin por besimtarët janë të udhëzuar që t’i presin me durim. Në kaptinën Bekare (ajetet 155-157), kur flitet për sprovat me të cilat goditen njerëzit, Allahu na tregon se besimtarët i presin duke pasur mendim të mirë për Të; ata mbështeten në Allahun dhe Allahu i mëshirën e i udhëzon (Shihe dhe ajetin 51 nga kaptina Teube).

-          Përhapja e optimizmit. Pejgamberi a.s., ka thënë: “Mua më pëlqen fe’li (optimizmi)! E pyetën: Çfarë është fe’li? Tha: Fjala e mirë!” (Buhariu, nr: 5776)

Përmbyllje

Manuali profetik për sjellje dhe veprime në kohën e pandemisë

Porosia e fundit që dua tua përcjell është një hadith, në të cilin Muhammedi a.s., me pak fjalë na ofron një udhëzues se si të veprojmë në kohë të këtilla. Dikush e ka pyetur për shpëtimin në kohë të sprovave, ndërsa Pejgamberi a.s., ka dhënë këtë përgjigje:

أمسكْ عليك لسانَك ، وليسَعْك بيتُك ، وابكِ على خطيئتِك

“Kape gjuhën (mos fol), qëndro në shtëpi dhe qajë për mëkatin tënd!” [Tirmidhiu. Grada e hadithit: hasen.]

Këtë hadith e kanë interpretuar kështu:

Kape gjuhën tënde: mos përhap dezinformata.

Qëndro në shtëpi: kufizoje lëvizjen, mos dil pa nevojë.

Qajë për mëkatin tënd: bë dua dhe kërko falje tek Allahu sepse nëpërmjet përgjërimit, Allahu e largon të keqen

 

 

Bazuar në: Epidemia a është komplot? ( هل الوباءُ مؤامرةٌ؟) të Dr. Ahmed b. AbduRrahman el-Umer, të publikuar në www.dorar.net


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013