Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MËSIMI I NORMAVE QË KANË TË BËJNË ME RAMAZANIN

Me të hyrë të Ramazanit, zemrat gëzohen, shpirtrat qetësohen, gjokset zgjerohen ndërsa njerëzit i drejtohen Kur’anit, namazit dhe veprave të mira, gjegjësisht japin lëmoshë dhe shpenzojnë për hire të Allahut. Padyshim, kjo është nga shenjat e besimit dhe dëshmitë e hairit, por ajo që vërehet si lëshim dhe shkujdesje tek agjëruesit është anashkalimi i normave fetare që kanë të bëjnë me Ramazanin. Shpesh të rastis të dëgjosh pyetje të çuditshme, si: A më prishet agjërimi nëse veproj kësisoj? Nëse e bëj këtë, a më mbetet agjërimi i shëndoshë?, etj.

Nuk dua të them se pyetja për këto çështje është gabim, jo, por nuk mund ta kuptoj pse dhe si pajtojmë me injorancën. Nëse nuk dimë, nuk mësojmë dhe nuk kuptojmë, atëherë si e adhurojmë Allahun e Madhëruar?!

Secili agjërues e ka obligim të mësojë dispozitat fetare që trajtojnë agjërimin dhe detaje të tij. po kështu, e kanë për obligim të njihen me gjërat që ua prishin agjërimin sikur që duhet të kenë dituri edhe për etikën dhe gjërat e preferuara që duhen patur/bërë në këtë muaj.

Një vështrim në shoqërinë myslimane, qoftë edhe kalimthi, do të vërtetojë se sa pak njohuri kanë besimtarët për Ramazanin dhe çështjet që kanë të bëjnë me të. kjo është edhe më e rëndë dhe më brengosëse kur kemi parasysh se mundësitë për të mësuar këto çështje janë lehtësuar shumë. Qasja në internet, në programe televizive dhe në radio si dhe në libra e artikuj të shkruar në gazeta dhe revista e kanë lehtësuar rrugën e arritjes deri tek njohuritë fetare.

Kësisoj, vëlla dhe motër, mundësitë janë në dispozicion tuajin, andaj ndani pak kohë për të mësuar çështjet dhe meselet që kanë të bëjnë me Ramazanin.

Porosia ime është: Mëso normat e fesë sate, që të bësh adhurim të duhur e kështu ta arrish kënaqësinë e Allahut të Madhëruar.

 

Burimi: http://www.denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=4109

Përshtati: Sedat ISLAMI

 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013