Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI E TRAJTON ISLAMI DUKURINË E SIDËS?

Shkencëtarët sot vërtetojnë se lëkura e shëndoshë dhe e pastër është rezistuese e fortë ndaj SIDA-s. Kjo na përkujton mësimet islame për marrjen e abdesit pesë herë në ditë, i cili llogaritet si mënyra më e mirë e ruajtjes së lëkurës dhe aftësimit të saj për t’iu rezistuar sëmundjeve, madje edhe SIDA-s.
Sipas shkencëtarëve, rreziku i prekjes nga SIDA është shumë i madh edhe nëpërmjet kontakteve intime jo të natyrshme, respektivisht në vrimën anale. Kjo na përkujton ndalesën islame për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në anus.
Si shkak tjetër i prekjes nga SIDA është edhe prania e gjakut gjatë marrëdhënie. Këtu ne mund të zbulojmë pse Islami e ndaloi aktin seksual gjatë menstruacioneve. Ja çfarë na thotë Allahu i Madhëruar:
Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.“ (el-Bekare, 222)
Pothuajse të gjithë shkencëtarë dhe hulumtuesit sot pranojnë se forma më e mirë e zhdukjes së SIDA-s është shmangia nga çdo lloj kontakti të paligjshëm seksual. A nuk kjo ftesa që bëri i Dërguari i Allahut para 14 shekujsh?!
Do të doja krejt në fund t’iu drejtohem atyre që nuk iu pëlqen Islami: A na dëmtuan neve gjë mësimet islame apo na ruajtën dhe shpëtuan nga kjo sëmundje që vret?!
Përse nuk po e pasoni këtë fe të pastër dhe mësimet e saja?!
 
Autor: Abdudaim el-Kehil
Përshtati: Sedat Islami
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013