Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Shenjtërimet e Papa Françeskut dhe e ardhmja e dialogut ndërfetar

Me të lexuar të një lajmi për shenjtërimet e para të Papa Françeskut gjatë një ceremonie në Vatikan, në të cilën u nderuan 800 viktimat e -siç thuhej- një barbarie të kryer nga ushtarët e Perandorisë Osmane në vitin 1480, thashë më vete Papa Benedikti vazhdon të jetë ende aktiv. Mbase u kujtohet deklarata e tij në një universitet ë Gjermani më 2006, ku, për të përshkruar Muhammedin [Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!], i referohet fjalëve të një perandori bizantin, sipas të cilit ardhja e Muhammedit paskësh sjell vetëm të këqija për njerëzimin. Kjo gjë pati irrituar botën islame ndërsa dijetarët e Unionit Ndërkombëtar Myslimanë, në krye me Dr. Jusuf Kardavin, pas presionit për të kërkuar falje, gjë që ai nuk e bëri, i patën shkëputur marrëdhëniet me të.
Shenjtërimet e Papa Françeskut, e që janë të parat që i kryen në cilësinë e udhëheqësit të Kishës Katolike, nuk janë për të mos u marrë me seriozitet. Ato, në rrethanat dhe për motivet për të cilat u kryen, janë shqetësuese. Ato reflektojnë qasjen provokuese dhe destruktive që vazhdon ta karakterizojë politikën e jashtme të Kishës Katolike. Shikuar nga këndvështrimi i rrethanave në të cilat Papa Françesku e ka marrë në dorë Kishën Katolike, shumë më mirë do të ishte të merret me problemet e brendshme të Kishës, shkak i të cilave dha dorëheqje Papa Benedikti, se sa të ecë hapave të tij dhe të përsërit gabimet e tij. Në vend se të merret me shenjtërime, le të anatemoj pedofilët dhe gangsterët që i ka brenda Kishës. Le të punojë për t’ia hequr turpin e madh Kishës në vend që të merret me të kaluarën. Le ta lërë të kaluarën, le të merret me problemet e tanishme. E tërë bota u shokua kur këto ditë mori vesh se për 30 vite me radhë disa murgesha në Spanjë kanë trafikuar me foshnje. Përse Papa nuk merret me këto?
E, nëse Papa nuk mund të merret me Spanjën e sotme për shkak të pamundësisë së ndarjes nga e kaluara, atëherë të merret me Spanjën e së kaluarës. Gjyqet e inkuizicionit që morën barbarisht jetët e qindra mijëra myslimanëve të pafajshëm le të jenë pjesë e agjendës së tij. Le t’iu kërkojë falje myslimanëve.
Ndryshe, krahasuar me të kaluarën, e ardhmja e botës nuk do të jetë e sigurt nëse Kisha Katolike ka në agjendën e saj politika të tilla destabilizuese.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013