Fudajl bin Ijjadi i tha një njeriu: Sa vjeç u bëre?
Tha: gjashtëdhjetë.
Ti tash e gjashtëdhjetë vite je duke ecur për tek All-llahu dhe në çdo çast mund të arrish tek Ai- i tha Fudajli.
Njeriu tha: Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
A e di shpjegimin e kësaj?- e pyeti Fudajli.
Po, e di se jam rob i All-llahut dhe se tek Ai do të kthehem- u përgjigj njeriu.
Fudajli i tha: O vëlla, kush e di që është rob i All-llahut dhe se tek Ai do të kthehet, e di se do të qëndrojë para Tij; e kush e di se do të qëndrojë para Tij, e di se do të pyetet; e kush e di se do të pyetet, atëherë le të përgatit përgjigjet.
Si t’ia bëjmë atëherë?- e pyeti njeriu.
Tha: Lehtë. Vepro mirë në pjesën që të ka mbetur (nga jeta), të falet e kaluara, ndryshe, do të japësh përgjegjësi për të dyja (të kaluarën dhe këtë pjesë që të mbetur nga jeta). [Hiljetu-l-Evlija, 8/113]