Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
POROSI PROFETIKE PËR STABILITET NË FE

Çdo herë, pas sezoneve të veçanta të adhurimit, lind një pyetje e cila shfaq shqetësimin e besimtarëve se si do të gjendemi pas tyre, si do të mund ta ruajmë vullnetin dhe elanin për adhurim, si do t’i shmangemi mëkateve, si do të ruajmë qëndrimin në rrugën e drejtë fetare. Kështu ndodhë pas Ramazanit, e ndodhë edhe pas kohës së Haxhit.
Atëherë, si t’ia bëjmë, si ta ruajmë fuqinë shpirtërore, si të vazhdojmë të pathyeshëm në rrugën e Allahut të Madhëruar?
Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] e ka dhënë një këshillë të artë, e cila, ndonëse me pak fjalë, flet dhe udhëzon shumë. Rufjan Bin Abdullahu [radijAllahu anhu] rrëfen e thotë:
Thashë: O i Dërguari i Allahut! Më thuaj në Islam një fjalë që të mos kam nevojë ta pyes për të askënd tjetër pas teje! Tha:Thuaj: Kam besuar Allahun!, e pastaj përqendrohu!” [Transmeton Muslimi.]
Sufjani [radijAllahu anhu] po e pyet Pejgamberin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] për një këshillë, e cila do t’i shërbejë për të shpëtuar në të dy botët. Këshillë e shkurtër, e përmbledhur, por domethënëse dhe kuptimplote. Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], si elokuent që ishte, përzgjodhi këtë këshillë, në të cilën fshihen mësime dhe urtësi shumë të rëndësishme, që besimtarit ia garantojnë ruajtjen e fesë dhe vazhdimin në të.
Ruajtja e besimit
Mësimi i parë që e përfitojmë nga kjo porosi profetike ka të bëjë me ruajtjen e besimit. Ebu Bekri [radijAllahu anhu], me istikame (përqendrim në fe) nënkuptonte përqendrimin në besimin e pastër në Allahun se vetëm Ai meriton të adhurohet dhe askush tjetër.
Besimi është gjëja e cila orienton besimtarin. Ajo e mban përherë të udhëzuar: e di pse është krijuar, pse jeton, pse do të vdesë, çfarë do t’i ndodhë pas vdekjes. Kjo ia ruan besimtarit edhe energjinë dhe vullnetin shpirtëror.
Besimi, sikur edhe çdo gjë tjetër, ka nevojë për përkujdesje. Në Kur’an, Allahu e solli në shembullin e një peme (Ibrahim: 24), për të na treguar se pema rritet e kultivohet kur ka ujë dhe përkujdesje dhe po kështu dhe besimi, shtohet e forcohet kur ka vepra të mira. Ndryshe, dobësia në besim mund të jetë shkak për lajthitje të madhe, fund i të cilët mund të jetë edhe kufri, mëkat ky të cilin Allahu nuk e fal (En Nisa: 48).
Andaj, nëse duam të jemi të fortë, ta ruajmë besimin. Ruajtja e besimit bëhet duke e kuptuar esencën, botëkuptimet dhe reflektimet e tij. Pra, të dish se besimi në Allahun parasheh nënshtrimin absolut ndaj Tij dhe krijimin e çdo lidhje dhe raporti duke patur në epiqendër Allahun, gjegjësisht urdhrin dhe kënaqësinë e tij. për këtë shkak, kur besim merr këto dimensione, ai jo vetëm që sjell stabilitet, por edhe kënaqësi shpirtërore. Thotë Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]:
Tre gjëra kush i posedon, ai e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se çdokush tjetër, që ta duaj njeriun, jo për tjetër por vetëm për Allahun, dhe që të jetë më e dashur për të hedhja në zjarr se sa të kthehet në pabesim ndërsa Allahu e ka shpëtuar prej tij.
Kryerja e farzeve
Ibni Abbasi [radijAlalhu anhuma] duke e komentuar istikamen, thotë se ajo ka domethënien e të përqendruarit në kryerjen e farzeve. Thënia e Ibni Abbasit [radijAlalhu anhuma] mund të interpretohet në disa mënyra:
E para, nuk mund të jesh në rrugën e Allahut nëse nuk i kryen detyrimet që ke ndaj Tij. Është një zhvleftësim i bindjes së gabuar se kinse mjafton të kesh nijjet dhe zemër të mirë dhe se veprat nuk kanë ndonjë rëndësi. Hasan Basriu ka thënë: “Imani nuk është me dëshira por që ngel në zemër dhe e vërtetojnë veprat. Disa njerëz dolën nga kjo botë ndërsa nuk kanë asnjë vepër. Ata thanë: Ne kemi mendime të mira për Allahun, por gënjyen sepse po të kishin mendime të mira, do t’i bënin edhe veprat e mira.”
E dyta, dashuria e Allahut fitohet duke kryer farzet së pari. Mund të jesh i mirë, por nëse nuk ke kryer farzet, atëherë ke dështuar. Kjo i ngjan një njeriu, i cili ka një punë të kontraktuar, të cilën e braktisë me arsyetimin se ai po punon gjëra të tjera. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë në një hadith kudsijj:
...robi nuk më afrohet me diç më të dashur për Mua sesa ajo që ia kam obliguar...”
E treta, farzet janë limiti i fundit, të cilin nuk duhet kaluar. Braktisja e farzeve është lajthitje. Për këtë shkak, braktisja e faljes së namazit është ndër mëkatet më të mëdha.
Etika dhe morali
Besimi, si imazh kryesor i istikames, reflekton. Reflektimi i tij është mirësjellja dhe edukata. Një grua që ka falur namaz, ka agjëruar, e madje edhe ka dhënë lëmoshë, për shkak të gjuhës, ka hyrë në Xhehennem. Kjo ngase, siç përmend sahabiu i nderuar, Seid El Hudrijj, gjymtyrët e trupit i drejtohen gjuhës çdo mëngjes: “T’ia kesh frikën Allahut për ne, sepse ne jemi sipas teje: nëse je mirë, jemi mirë; nëse je keq, ne jemi keq.”
Pasimi i Sunnetit
Për të qenë në rrugën e drejtë fetare, duhet pasuar Sunnetin. Allahu ka urdhëruar që përqendrimi në fe të jetë sipas asaj që Ai ka urdhëruar, e që kuptohet sipas mësimeve që Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] na ka shpjeguar. Allahu ka thënë:
Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar...“ (Hud, 112)
Pendimi dhe kërkimfalja
Në Kur’an, Allahu i Madhëruar,kur përmend istikamen, e sjell paralel me istigfarin –kërkimfaljen. Thotë Allahu:
... pra drejtojuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij...“ (Fussilet, 6)
Kjo, siç shpjegojnë dijetarët, nënkupton se nuk do të mund të jemi asnjëherë në gjendje të njëjtë, andaj na duhet që herë pas here të pendohemi. Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] pendohej dhe kërkonte falje gjatë deri në 100 herë.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013