Madhështia e Islamit rrëfyer sipas një shërbëtores së të bijës së Mukavkisit
Kur ushtria e Amr bin Asit [radijAll-llahu anhu] i afrohej kryeqendrës së Egjiptit, vajza e Mukavkisit ishte strukur në një nga dhomat e pallatit dhe dridhej e tëra nga frika. Thoshte: 'Sa të pafat që jemi! Ata beduinë që po vinë do ta shkelin në nder. Nëse shfaqim rezistencë, do të na vrasin!.'
Shërbëtorja, e cila mundohej ta qetësonte, i tha: ‘Zonjusha ime, ata beduinë janë ithtarë të një feje të re, e cila i nxit për vetëpërmbajtje, ruajtje të nderit dhe privatësisë. Ata nisen nga shkretëtira ndërsa secili në zemër bartë xhaminë. Ata nuk e ngrehin shpatën dhe nuk e ulin atë vetëm se sipas rregullave. Me këta njerëz ne mund ta ndiejmë më shumë siguri për jetën dhe nderin tonë se sa me baballarët tanë.’