Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MOS FESTONI VITIN E RI

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Besimtarë të nderuar!
Ndonëse ende ndodhemi ne muajt e Haxhit, e më konkretisht në Muajin Dhu’l Hixh-xhe, ia vlen që në fillim të kësaj ligjërate të ripërsërisim atë ajet të bukur kur’anor, që shënoi përmbylljen e misionit të Muhammedit, alejhi’s selam, për të shkëputur ca shkëndija udhëzimi prej tij tani kur jemi në prag të festave, të cilat bien ndesh tërësisht me domethëniet dhe vizionin e tij. Fjala është për citatin:
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلامَ دِيناً
Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe… “. (el-Maide, 3).
Kjo pjesë kur’anore që cituam, prezanton modelin islam të jetesës, model ky që nuk pranon paralelizëm dhe as rivalitet. Nëse feja islame qenka plotësuar numerikisht, nëse qenkan përsosur parimet e saja, nëse Allahu i Madhëruar e paska pëlqyer dhe nuk po pranuaka fe tjetër prej njerëzimit, atëherë ç’na shtyn të festojmë festa të huaja, të cilat në një mënyrë rrënojnë me themel këto parime islame.
Të nderuar muslimanë!
Islami nuk është një fe e vrazhdë, një fe e cila nuk ia njeh njeriut të drejtën e argëtimit. Përkundrazi, Islami madje edhe ka avancuar këto aspekte duke i shndërruar në adhurime. Nisur nga ky fakt, Islami përballë shënimeve, manifestimeve, ceremonive dhe festave të huaja, ka vënë një mburojë të hekurt, të përbërë nga këto elemente thelbësore:
1) Islami nuk pranon elemente të huaja. Nëse logjika e thjeshtë na mëson se pjesët e teknikës, telefon, televizion apo çka do tjetër qoftë, nuk mund të përdoren vetëm se në aparatet e ngjashme, atëherë përse në lëmin fetar mundohen të inkorporohen faktorë të jashtëm, të cilët në kombinim të dhunshëm me parimet islame nuk japin asgjë vetëm se imazhin e një injorance dhe besëtytnie, fundin e së cilës shpesh nuk mund ta parashikojmë. Kur Muhammedi, alejhi’s selam arriti në Medine, pa njerëzit tek festonin dy ditë. “Çka janë këto dy ditë? Ata thanë: Kemi qenë duke i festuar në kohën e injorancës. I dërguari i Allahut u tha: Tashmë Allahu juve ua ka zëvendësuar më të mira se ato: Dita e Bajramit të Ramazanit dhe dita e Bajramit të Kurbanit.” .
2) Islami nuk është parcial, dhe nëse festat siç pamë në hadithin e mësipërm janë caktuar e ndërruar nga Allahu i Madhëruar, atëherë ato janë pjesë qenësore e tij dhe devijimi nga to nënkupton devijim në tërësi.
3) Festat janë adhurime, dhe
4) Dëfrimet janë të kontrolluara. Ato asnjëherë nuk nënkuptojnë zhveshjen nga ndjenja e të qenit i lidhur me Krijuesin, i Cili të vëzhgon çdoherë.
Vëllezër të dashur!
Viti i Ri është një festë, e cila me gjithë paganizmin e saj, me gjithë injorancën e njerëzve rreth saj, me gjithë besëtytnitë që bart në vete, mban rekordin e festave më të shënuara në botë, e në veçanti në Evropë dhe Amerikë. Ajo është pagane, dhe në dy shtrirjet e saja kontinentale, në Azi dhe Evropë, është bartur nëpërmjet paganëve. Nëse në Azi ajo daton qysh nga koha e babilonasëve, në Evropë ajo daton nga romakët e vjetër, të cilët ishin pagan. Popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zoti është sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatët ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe vera po afrohet!
Ja, ky ishte motivi dhe kjo është zanafilla e kësaj feste, andaj shiko o musliman se çka feston?
Xhematlinjë të respektuar!
As ceremonia e festimit të Vitit te Ri nuk është hiq më pagane se sa prejardhja e saj. Manifestimet aq janë të mbushura me besëtytni sa që krijojnë përshtypjen se të gjitha format e mënyrat e hipokrizisë fetare dhe pabesimit (kufrit) janë gërshetuar në të. “Bindjet e gabuara përkitazi me zgjatjen e jetës, mënyrat anormale të largimit të shpirtrave të ligj, mendimet e gabuara rreth jetës shpirtërore, elementet mbrojtëse të njeriut, elementet që sjellin fatin, ekstravaganca në shpenzime, botëkuptimet e gabuara rreth melekëve”, etj, janë vetëm disa prej atyre marrëzive që shoqërojnë këtë festë.
Sigurisht se nuk do të preferoja përmbylljen e kësaj ligjërate pa përmendur edhe dy elemente, thelbësisht pagane, të cilat gjenden në shumë shtëpi të muslimanëve. Fjala është për Babadimrin dhe Bredhin. Skandinavet Babadimrin e besonin si hyjni që linte dhurata nën bredh derisa gjermanët e vjetër bredhin e konsideronin si pemë të shenjtë, të cilën e lutnin, bekonin dhe madhëronin me bindjen se ajo iu jep fuqi. Kurse romaket pagan, atë e konsideronin nëna e Adonisit, zotit-diell, e cila thuhet të ketë qenë shndërruar në një pemë në mënyrë mistike dhe atëherë, në atë gjendje, të ketë lindur të birin e saj hyjnor.
Vëllezër!
Nëse kemi pranuar Allahun për Zot, Muhammedin për pejgamber, Islamin për fe, Kur’anin për prijës, atëherë nuk di se çfarë do të na pengonte që t’iu ikim festave të këtilla, që besimin tonë do ta zbehnin deri në atë masë që ndoshta nuk do të vërehej shumë prania e tij në shpirtrat tanë.
Mos arsyetoni festimin e tyre me pretekstin se jemi duke ua bërë qejfin fëmijëve ngase Allahu i Madhëruar është mbi çdo gjë. Askush nuk respektohet përderisa urdhëron t’i behet mëkat Allahut të Madhëruar.
O Zot i Madhëruar Mos lejo që besimi ynë të njolloset me besëtytni! Pastro traditat tona nga çdo gjë që të hidhëron Ty dhe na dhuro forcë shpirtërore që në rrugën tonë drejt kënaqësisë Sate nuk do të na luhaste asgjë!


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013