|
URTËSI DHE KËSHILLA |
- Mos e sfido njeriun që nuk ka çfarë të humb!
- Çdoherë ka dikush që ka punët më keq se ty, andaj buzëqeshi jetës!
- Njeriu vazhdon të jetë fëmijë sa ta ketë nënën gjallë. Kur ajo të vdesë, ai plaket përnjëherësh!
- Nëse je sulmuar pas shpine, dije se ti je përpara!
- Të folurit e butë e mund edhe të vërtetën e qartë!
- Të gjithë ne jemi si hëna: kemi anë të errëta!
- Paniku në fatkeqësi është fatkeqësi tjetër!
- Buzëqeshja është fjalë e mirë e shkruar pa germa.
- Njerëzit me qëllime të ulëta dëfrehen duke gjurmuar për të metat e njerëzve të mëdhenj.
- Disa fjalë janë art, andaj shndërroje dëgjimin në art.
- Gjuha e gjatë është dëshmi e dorës së shkurtër.
- Gruaja është jo vetëm gjysma e shoqërisë por edhe ajo që lind gjysmën tjetër dhe e edukon.
- Sa më lart që të ngjitesh, aq më shumë re (sfida) do të kesh!
- Dështimi në planifikim çon në planifikim të dështimit.
- Frikacaku mund të gjejë treqind zgjidhje për problemin e vet ama asnjë përveç ikjes nuk i pëlqen.
- Ta hapësh një rrugë me buzëqeshje është më mirë se ta hapësh me shpatë!
- Veprat flasin më shumë se fjalët.
- Shokët e vërtetë janë sikur yjet; mund të mos i shohësh çdoherë, ama ata janë atje lart në qiell.
|
|
|
|