Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FIKHU I NEFSIT: 9. ADHURIMI

Jahja Ibrahim EL JAHJA 

9. ADHURIMI

 

 

1.

Umerit (r.a.) i erdhi myzhdeja e një fitoreje.

 

Kur e takuat armikun, në çfarë kohe?- i pyeti myzhdedhënësit.

Herët në mëngjes- iu përgjigjën.

E kur fituat?- i pyeti prapë.

Thanë: Kah mbrëmja (fundi i ditës).

Të Allahut jemi!- tha në shenjë mërzie. I ka rezistuar pabesimi besimit tërë këtë kohë!- tha me habi. Pasha Allahun, o ju keni bërë ndonjë mëkat pas meje, o unë kam bërë ndonjë mëkat pas jush, ndryshe kjo nuk do të ndodhte. E kam emëruar Ja’la bin Umejjen guvernator të Jemenit, do ta lus Allahun për ndihmë ndaj jush nëpërmjet sinqeritetit të tij!

2.

Aliu (r.a.) ka thënë: “Mirësia nuk fshihet në pasurinë dhe evladët e shumtë por në veprat tua të shumta dhe butësinë tënde të madhe: nëse të ndodhë ndonjë e mirë, falënderon, nëse gabon, kërkon falje. Konsideroj se në dynja vetëm dy kategori njerëzish kanë mirësi: njëri që bën mëkat dhe i shlyen ato me pendim, dhe tjetri që nxiton në punë të mira.”

3.

Ibn Mubareku ka thënë: Vuhejbi ishte pyetur:

 

A e shijon adhurimin ai që bën mëkat?

Jo vetëm ai që bën mëkat por as ai që ka menduar të bëjë mëkat –u përgjigj.

4.

Alkame bin Merthedi rrëfen se Esvedi ishte prej atyre që bënin ibadet shumë. Falej dhe agjëronte shumë, aq sa edhe trupi i qe dobësuar. Kur i erdhi vdekja, frikësohej shumë.

 

Ç’është kjo frikë?!- e pyetën me habi.

E përse të mos frikësohem- ua ktheu dhe shtoi: Pasha Allahun, po të më jepej lajmi se më janë falur mëkatet, do të shastisesha nga turpi për atë që kam bërë. A nuk shihni se njeriu turpërohet kur ta takojë dikë që në të kaluarën i ka bërë ndonjë kabahat, edhe nëse tashmë ia ka falur atë.  

5.

Ebu Bahr Bekravi rrëfen: “Nuk kam parë dikë ta ketë adhuruar Allahun më shumë se Shu’beja; adhuroi derisa trupi i qe tharë e vyshkur.”

6.

Vakidiu, nxënësi i Ibn Ebi Dhi’bit, duke folur për këtë të fundit, pra mësuesin, thotë: “Ibn Ebi Dhi’bi falej tërë natën. Ishte shumë i përkushtuar në adhurim saqë po t’i thuhej se nesër do të bëhet kiamet, ai nuk do të mund të bënte më shumë adhurime.”

7.

Jusuf bin Esbati rrëfen: Ishim me Sufjan Theuriun në xhami dhe, në ndërkohë, ai kërkoi prej meje ibrikun. Ia dhashë ndërsa vet futa dorën nën kokë e rashë për të fjetur. U zgjova pasi agimi kishte lindur kur ja Sufjani ishte në gjendjen që e kish lënë me ibrik në dorë. Ka lindur Agimi, o babai i Abdullahut!- i thashë. Po, që nga momenti që ma afrove ibrikun, fillova të mendoj për ahiretin dhe gjendjen në të, andaj nuk munda të lëvizi nga vendi- më tha.

8.

Jahja bin Seidi rrëfen: “Nuk kam shoqëruar dikë që ka patur frikë Allahun më shumë se Sulejman Tejmiu.”

9.

Hamad bin Seleme rrëfen: “Nuk ka ndodhur të shkojmë tek Sulejman Tejmiu në kohë adhurimi e të mos e gjejmë në adhurim: nëse ishte kohë namazi, e gjenim duke u falur, e nëse nuk ishte kohë namazi, atëherë o e gjenim duke marrë abdes, o duke vizituar ndonjë të sëmurë, përcjellë ndonjë xhenaze, apo duke qëndruar në xhami. Konsideronim se ai (edhe po të donte) nuk dinte t’i bënte mëkat Allahut.”

10.

Xherir bin Abdul Humejdi në kujtimet që evokon për Sulejman Tejmiun përmend se nuk ka ndodhur t’i ketë kaluar një orë pa dhënë diç lëmoshë. E nëse nuk gjente, i falte dy rekate namaz.

11.

Tavusi ka thënë: “Adhurimi më i mirë është ai më i fshehti.” Ibn Abdul Berr duke e komentuar këtë thënie shprehet: “Ka për qëllim adhurimin që për zemrën është më i fshehuri dhe për shpirtin më i dashuri, sepse vetëm kështu mund ta praktikojë atë në vazhdimësi derisa t’i bëhet traditë e moral.”

12.

Sufjani rrëfen për tre burra që kanë jetuar në Kufa, e të cilëve po t’iu thuhej se nesër kanë exhelin (vdekjen), nuk do të mund të shtonin asgjë më shumë se atë që e bënin përditë. Ata kanë qenë: Muhammed bin Súkah, Ebu Hajjan Tejmi, dhe Amr bin Kajs Mulai. Sufjani kur e veçon Muhammed bin Súkah-n thotë: “(Edhe po të donte) Ai nuk dinte të bënte mëkat.”

13.

Muhammed bin Xha’fer bin Sam duke përshkruar Ebu Jahjanë thotë: Po t’i thuhej: “nesër do të vdesësh”, ai nuk do të shtonte asnjë vepër.

14.

Hasan Basriu ka thënë: “Kërkoje ëmbëlsinë (e fesë e jetës) në tre vepra: nëse e gjen, gëzohu dhe ec që ta arrish qëllimin tënd, ndryshe, dije se dera të është mbyllur: në leximin e Kur’anit, në dhikr dhe në sexhde.” Disa kanë shtuar edhe këtë: “…dhe në dhënien lëmoshë në mesnatë.”

15.

Hasan Basriu ka thënë: “Namazi, në të cilin nuk prezanton edhe shpirti, është më afër ndëshkimit se shpërblimit.”

16.

Përkitazi me Muhammed bin Ahmed Debahi është thënë: “Nuk i është ndarë kurrë ibadetit, punës sistematike, zellit dhe angazhimit serioz; tërë koha e tij ishte e mbuluar me punë të hajrit. Ishte i ortë në fe, këshillonte vëllezërit. Kushdo që e shihte, e dinte sa serioz ishte!”

17.

Harixhe bin Mus’ab ka thënë: “E kam shoqëruar Abdullah Avniun për njëzetekatër vite rresht dhe nuk di engjëjt t’ia kenë shënuar ndonjë gabim.”

18.

Muadh bin Muadhi ka thënë: “Kam dëgjuar më shumë se një pasues të Junus bin Abidit të ketë thënë: Unë e njoh një njeri i cili tash e njëzet vite dëshiron ta ketë vetëm një ditë sikur ajo e Ibn Avnit por nuk ia arrin dot. Kjo për shkak se ruajtja apo shpëtimi nuk është që të heshtë njeriu e të mos flet por të flet e të shpëton, siç shpëtonte Ibn Avni.”

19.

Ibn Dekik El Idi ka thënë: “Nuk kam thënë asnjë fjalë dhe nuk ka bërë asnjë vepër për të cilat nuk kam përgatitur më parë përgjigje tek Allahu.”

20.

Tavusi shkoi tek një njeri në kohën e syfyrit (mesnatës) ndërsa familjarët i thanë se është duke fjetur. Nuk kam menduar se ka njeri (mysliman) që flenë në syfyr?!- tha ma habi Tavusi.

21.

Bekr bin Abdullahu ka thënë: “Kush ka dëshirë ta shikojë njeriun më të ditur të kohës sonë, atëherë la ta shikojë Hasanin. Ne nuk kemi arritur dikë më të ditur se atë! Kush ka dëshirë ta shikojë njeriun më të devotshëm të kohës sonë, le ta shikojë Ibn Sirinin; ai, nga frika e rënies në mëkat, i braktisë edhe disa gjëra të lejuara. Kush ka dëshirë ta shikojë njeriun më adhurues, le ta shikojë Thabit Bunanin, ngase ne nuk kemi arritur adhurues më të madh se atë; ai agjëronte ditët me vapë ndërsa nga koka e deri te këmbët parfumohej. E kush ka dëshirë ta sheh njeriun më të ditur të kohës së vet për hadithin dhe transmetuesin më të përpiktë të tij siç e ka dëgjuar, le ta shikojë Kataden.”

22.

Ibn El Xhevzi ka thënë: “Njeriu ndodhë të ketë shëndet por jo edhe kohë të mjaftueshme për shkak të angazhimit për të fituar jetesën. Ndodhë të ketë mjaftueshëm pasuri por të vuajë mungesën e shëndetit. Në rastet tjera kur ka shëndetin dhe pasurinë, nuk ka vullnetin për adhurim, kështu që ai është në humbje. Motivimi për të punuar është duke kujtuar se dynjaja është arë e ahiretit dhe se atje ndahet fitimi i tregtisë së bërë sot në këtë botë.”


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013