Abdullah bin Abbasi është kushëriri i të Dërguarit të Allahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të!], respektivisht i biri i xhaxhait, Abdul Muttalibit. Ka qenë i njohur për dijen e madhe.
Ka shoqëruar të Dërguarin e Allahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të!] e më pas Sahabet e mëdhenj, duke fituar kështu dije dhe respekt. I Dërguari i Allahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të!] qe lutur për të: “O Allahu im, bëje ta kuptojë fenë dhe mësoja interpretimin!”
Pikërisht, për shkak të dijes, Umeri gjithnjë e merrte afër vetes. Ka transmetuar 166 hadithe, prej të cilave Buhariu dhe Muslimi janë pajtuar për 75 sosh ndërsa janë veçuar Buhariu me 120 ndërsa Muslimi me 9 sosh. Ka vdekur në vitin 68 sipas hixhretit në moshën 70 vjeçare.