I.
MUAJI JANAR
|
|
1 janar 630
|
Profeti ï·º marshon së bashku me shokët për ta çliruar Mekkën e Bekuar
|
|
Mekka ishte nën sundimin e idhujtarëve. Ata në fakt edhe e kishin përzënë Profetin ï·º prej aty. Pas një dekade qëndrimi në Medinë, ku themeloi shtetin e parë islam, Profeti ï·º, bashkë me shokët, kthehen triumfues në Mekkë. Çlirimi u bë pa luftë.
|
1 janar 1259
|
Sejfuddin Kutuz, një ndër mbretërit më të shquar të dinastisë memluke, merr pushtetin në Egjipt.
|
|
Një nga sulltanët më të njohur të dinastisë memluke ani pse sundoi jo fort gjatë. Në kohën e tij mongolët morën goditje të mëdha de u mundën në betejën e njohur historikisht si ‘Beteja e Ajn Xhalut.’ Kutuz gjeti vdekjen nga Bibersi, një komandat dhe figurë tjetër me nam e kësaj dinastie.
|
1 janar 1523
|
Osmanët marrin ishullin Rodos
|
|
Sulltan Sulejmani, i njohur si Sulejman Kanuni, çliron ishullin Rodos, i cili paraqiste kërcënim për shtetet islame që kishin dalje në det.
|
1 janar 1567
|
Nxirret firmani me të cilin zhduket identiteti islam i Spanjës
|
|
Pas rënies së Grënadës, mbreti Filipi II nxjerr vendimin sipas të cilit muslimanëve iu ndalohet përdorimi i gjuhës arabe, veshja e rrobave fetare, ushtrimi i zakoneve dhe adeteve, gjëra këto që provokuan një reagim të ashpër nga muslimanët, i cili qe njëkohësisht edhe i fundit.
|
1 janar 1642
|
Lindi Sulltan Muhammedi IV
|
|
Është sulltani i 19 me radhë. Pushtetin e ka marrë në moshën gjashtë ose shtatë vjeçare dhe ka sunduar për dyzet vite. Është sulltani i dytë me jetëgjatësinë më të madhe në pushtet. Përkundër betejave të shumta në të cilat ka marrë pjesë dhe çlirimeve të shumta që ka bërë, për çka edhe ka fituar epitetin ‘Gazi’, ai vdiq në Edirne në vitin 1693 nga vdekja e natyrshme.
|
1 janar 1925
|
Damasku dhe Halebi (Aleppo) bashkohen dhe formojnë Shtetin e Sirisë.
|
|
Pas rënies së perandorisë osmane, gjeografia e botës islame pësoi ndryshime radikale. U krijuan shtete të reja me kufij dhe emërtime të reja. Ndër to ishte edhe Siria e sotme apo Shami i dikurshëm, i cili u formua nga dy qytetet historike, Damasku dhe Halebi.
|
1 janar 1956
|
Sudani fiton pavarësinë
Sudani ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Afrikës qendrore ndërsa ka dalje në Detin e Kuq në veri-lindje të vendit. Në veri kufizohet me Egjiptin, në lindje me Eritrenë e Etiopinë, në jug me Sudanin e Jugut, në perëndim me Republikën e Afrikës Qendrore e Çadin dhe në veriperëndim me Libinë. Republika e Sudanit zë një sipërfaqe prej 2,5 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më pak se 44 milion banorë. Për kryeqytet k qytetin e quajtur Kartumi (Khartum) dhe për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe. Sipas Kushtetutës në fuqi (nga 1998-ta) Sudani është republikë islamike.
|
1 janar 1999
|
Euro hyn në përdorim
Monedha Euro fillon të përdoret në 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian (me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë) .
|
2 janar 1946
|
Në Shqipëri komunistët shpallin monarkinë shpallet të jashtëligjshme
Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.
|
2 janar 1980
|
Trazira në Tunizi
Në Tunizi ndodhin ngjarje të dhunshme dhe të përgjakshme. Libia akuzohet të ketë qëndruar prapa organizimit të këtyre ngjarjeve.
|
3 janar 1959
|
Alaska pranohet si shteti i 49-të i SHBA-së
Alaska ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut. Kufizohet në lindje me Kanadanë, Oqeanin Arktik në veri, Oqeanin Paqësor në perëndim dhe me Rusinë (Siberinë) në jug. Alaska është shteti më i madh për nga territori në Shtetet e Bashkuara dhe i katërti me popullsi më të rrallë. Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia më 30 mars 1867 për 7 milionë dollarë. Edhe emri "Alaska" vjen nga rusishtja që do të thotë "kontinent", "breg" ose "tokë e madhe".
|
3 janar 1961
|
Mbreti Zog vendoset në Paris
Mbreti Zog, dergjet i sëmurë rëndë me kancer në stomak; goditjet në zemër i përsëriteshin here pas here, ndodhej në dhimbje të vazhdueshme; trupi i tij dobësohej dita ditës; kishte disa vjet pa ecur nga që nuk ngrihej dot në këmbë. Nën këshillat e mjekut francez Bourges Kavardin, mbretëresha Geraldine e lëviz familjen mbretërore nga Kana në Paris, duke u vendosur në një vilë pranë Avlonit.
|
3 janar 2005
|
Algjeria i bashkohet Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë
Këtë veprim shtetëror e kundërshtuan qarqe fetare që konsideruan se me këtë hap nuk po i shërbehej identitetit arab dhe islam të vendit.
|
4 janar 1300
|
Triumfon Gazani
Mahmud Gazani hyn triumfalisht në Damask duke mposhtur sulltanin e dinastisë memluke Nasir Muhammed Kelavún.
|
4 janar 1643
|
U lind fizikani e matematikani Isac Newton
Isak Njuton ishte një fizikant astronom, filozof, teolog dhe matematikan anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë i të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor.
|
4 janar 1989
|
Francezi Christian Pollas zbuloi asteroidin Toutis
Ky asteroid në vitin 2004 kishte kaluar pranë tokës. Ai është i madh 5.4. km.
|
4 janar 2006
|
Ndërrim pushtetesh në EBA
Vdes Mektum bin Rashid, zv. President, Kryeministër i EBA-së dhe guvernator i Dubait që nga viti 1990. Po këtë ditë, Muhammed bin Rashid Al-Mektum merr detyrën si zv. president, kryeministër dhe guvernator i Dubait.
|
|
5 janar 631
|
Profeti Muhammed ï·º kthehet nga beteja e Tebukut.
|
|
Kjo betejë u zhvillua kundër fuqisë më të madhe ushtarake atëbotë –Bizantit. Duke marrë shkas forcimin e palës myslimane, që për bizantinët paraqiste problem gjeo-strategjik, ata menduan organizimin e një beteje e cila do t’i jepte fund myslimanëve. Zjarrit të kësaj beteje i vunë benzinë edhe hipokritët, të cilët donin me çdo kusht vdekjen e Profetit ï·º. Sikur të mos mjaftonte kjo, beteja po paralajmërohej për ditët përvëluese të verës. Për të mos lënë depërtimi e ushtrisë bizantine në Medinë, Profeti ï·º merr vendim që të del jashtë saj, respektivisht t’iu del në kufi dhe të mos i lë ti shkelin trevat islame. Doli në Tebuk me një ushtri prej tridhjetëmijë ushtarësh. Ky lajm mjaftoi që të shpartallohej ushtria e armikut dhe të mos ndodhte beteja fare. Ushtria myslimane u kthye në Medinë solemnisht dhe triumfalisht e disponuar. Profeti ï·º për në Tebuk ishte nisur në muajin rexheb ndërsa u kthye në ramazan. Në rrugë i kaloi pesëdhjetë ditë, njëzet ditë qëndroi në Tebuk, ndërsa të tjerat i kaloi në vajtje – ardhje. Kjo njëherësh ka qenë beteja e fundit në të cilën ka marrë pjesë Profeti ï·º.
|
5 janar 1452
|
Vdes dijetari i madh, Bedruddin el-Ajni
Ka qenë një ndër emrat më të spikatur në fushën e jurisprudencës islame dhe hadithit (thënieve profetike) në shekullin e nëntë sipas hixhrit. Është autor i shumë librave, ndër të cilët, më i njohuri, është ai në të cilin ka komentuar Sahihun e Buhariut.
|
5 janar 1914
|
Paga ditore në Ford
Kompania Ford Motor e Henry Fordit shpall me krenari një pagë të re ditore minimale prej 5 dollarësh dhe një ditë pune prej 8 orësh.
|
5 janar 1919
|
Themelohet partia naziste
Në Munih, Hitleri formon partinë naziste, të cilën e quajti partia e punëtorëve gjermanë.
|
5 janar 1966
|
Konferencë për problemet e Pakistanit dhe Indisë
Në Tashkent mbahet një konferencë për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, shkak i të cilave u bënë disa luftëra ndërmjet dy vendeve.
|
5 janar 1970
|
Vdes Muhammed Abdul El-Aziz Xheit, hoxhë i njohur nga Tunizia.
Rrjedh nga një familje fetare dhe intelektuale. Është shkolluar dhe që nga rinia ka ushtruar poste të ndryshme. Ka qenë mësues, hoxhë (imam), Myfti, Shejhul Islam i medhhebit maliki, ministër. Sipas disa gojëdhënave, nga posti i Myftiu qe shkarkuar për shkak të përplasjes me presidentin Habib Burkijje rreth një fetvaje për agjërimin e Ramazanit.
|
6 janar 664
|
Vdes Amr bin el-Asi (r.a)
Një nga shokët e dalluar të Profetit Muhammed ï·º. I njohur për tiparet e çmuara dhe guximin e madh, ai çliroi Egjiptin dhe mbajti postin e valiut të saj në kohën e Omerit, Uthmanit dhe Muaviut (r.a.).
|
|
6 janar 1916
|
Shërbimi i detyruara ushtarak në Britani
|
|
|
Britania e Madhe nxjerr ligj për shërbimin ushtarak të detyruar për të pamartuarit e moshave ndërmjet 18-40. Ky vendim, me gjithë kundërshtimet e brendshme, u miratua si shkak i rrethanave të diktuara nga Lufta e I-rë Botërore.
|
|
6 janar 1984
|
Revolucioni i bukës
Në Tunizi, pas trazirave të përgjakshme për shkak të ngritjes së çmimit të bukës, shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Mediat këto trazira i kishin emërtuar ‘revolucioni i bukës.’
|
|
6 janar 1987
|
Lindja e një galaktike të re
Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë dëshmojnë për herë të parë lindjen e një galaktike që përmban rreth 1 miliard yje.
|
|
7 janar 891
|
Lindi AbduRrahman Nasir
Ka qenë princi i tetë i Andaluzisë (Spanjës) nga emevitët dhe i pari që mori titullin Emiru-l-mu’minine. Periudha gjysmë shekullore e sundimit të tij konsiderohet si më e arta në zhvillimin të Andaluzisë.
|
|
7 janar 1558
|
Franca merr Pas-de-Calais, zotërimi i fundit i Anglisë në Evropën kontinentale
Rajoni ishte aneksuar nga Edward III i Anglisë në vitin 1347 dhe u rrit në një qendër për prodhimin e leshit. Banuar që nga koha parahistorike, rajoni Pas-de-Calais u popullua nga keltë, belgë, romakë, frankë dhe alemanë. Disa nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore u zhvilluan në Pas de Calais. Memoriali Vimy përkujton betejën e Vimy Ridge dhe është memoriali më i rëndësishëm i Kanadasë për të nderuar ushtarët e saj të rënë në Evropë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pas-de-Calais ishte gjithashtu në shënjestër të Operacionit Qëndresa, një plan i Forcave Aleate për të mashtruar Gjermaninë naziste se zbarkimi i tyre do të ndodhë këtu, dhe jo në Normandi.
|
|
7 janar 1698
|
Zjarri shkatërron qytetin Jamestown në koloninë britanike të Virginias
Kolonët e parë anglezë në Amerikë kishin mbërritur aty më 14 maj 1607, dhe fillimisht ndërtuan një fortesë prej druri dhe e quajtën James Fort. Rreth Fortesës u krijua Jamestown. Në vitin 1698, një zjarr aksidental shkatërroi ndërtesat e bashkisë, legjislaturës dhe të selisë së qeverisë të cilat pastaj u zhvendosën në një plantacion pak më në lindje - vendbanimi i ri shpejt u be qytet dhe mori emrin Williamsburg.
|
|
|
|
7 janar 1959
|
Shtetet e Bashkuara njohin qeverinë e re kubane të Fidel Kastros
|
|
|
Me gjithë këtë fillim premtues, marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësua thuajse menjëherë. Zyrtarët amerikanë kuptuan se Kastro ishte ushtruesi i vetëm i pushtetit në Kubë. Politika e tij në lidhje me shtetëzimin e pronave amerikane në Kubë dhe marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe politike me vendet komuniste i bindën zyrtarët amerikanë se regjimi i Kastros duhej rrëzuar. Më pak se dy vjet më vonë, Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Havanën, dhe në prill 1961, ndërmorën operacionin ushtarak kundër qeverisë së Kastros, por pa dobi – Operacioni i Gjirit të Derrave rezultoi në dështim të plotë për amerikanët.
|
|
8 janar 1104
|
Vdes Sulltan Berkija Ruk
Ka qenë sulltani i katërt me radhë në dinastinë selxhuke. Gjatë tërë kohës sa sundoi u mor me probleme të brendshme, të cilat, megjithëqë sundonte me shtetin me të fortë islam, ia pamundësuan të korrte ndonjë sukses.
|
|
8 janar 1642
|
Vdiq Galileo Galilei
Ai ka qenë fizikant, matematikan, astronom, filozof, i cili luajti rol të madh në Revolucionin Shkencor. Arritjet e tij përfshijnë përmirësime të teleskopit dhe vëzhgimet astronomike. Galileo (l. 1564) është quajtur ati i astronomisë, fizikës dhe shkencës moderne. “Megjithatë, ajo lëviz” (Eppur si muove), është një frazë që mendohet se Galileo e tha para inkuizicionit në 1633, pasi u detyrua të mohonte se toka lëviz rreth diellit.
|
|
8 janar 1784
|
Krimea i bashkëngjitet Rusisë
Shteti osman, që për 296 vite mbajti Krimenë, pranon që kjo e fundit t’i bashkohej Rusisë. Krimea prapë është aneksuar dhunshëm nga Rusia.
|
|
8 janar 1892
|
Vdes Tevfik Pasha, sundues i Egjiptit dhe Sudanit
Ka qenë nipi i Muhammed Ali Pashës. Mori sundimin pasi anglezët dhe francezët detyruan të atij e tij ta dorëzonte pushtetin. Sundoi nga viti 1879-1892. Për shkak të servilizmit të tij ndaj kolonizatorëve dhe politikave shtypëse ndaj popullit të Egjiptit, mbahet mend si një ndër liderët dhe pushtetarët më të këqij.
|
|
8 janar 1926
|
Ibn Saudi mbret
Abdul Aziz Ibn Saud u bë mbret i Hixhazit, ndërsa emri i vendit u ndryshua në Arabi Saudite.
|
|
8 janar 1986
|
Vdes Zehra Hibetulla Sheref
Një luftëtare e shquar jemenase për çlirimin e Jemenit nga kolonizatorët. Në Frontin Popullor ka qenë përgjegjëse për sektorin e grave ndërsa ka përfaqësuar Jemenin në disa konferenca ndërkombëtare.
|
|
9 janar 1792
|
Arrihet marrëveshja e Jassy-s
Pas pranimit të shtetit osman për të nënshkruar Marrëveshjen e Kajnarxhas (Kajnarja, rusët kuptojnë se shteti osman ishte dobësuar, andaj, njëanshëm, prishin marrëveshjen dhe fillojnë luftë të re, e cila do të ndalej vetëm atëherë kur do të lidhej kjo marrëveshje, e cila për pasojë do të kishte humbjen e shumë tokave islame e bashkë me to edhe muslimanët që jetonin në ato vende.
|
|
9 janar 1939
|
Italia pushton Libinë
Italia shpall se Tarablusi dhe Berka (Berqah) i bashkohen Libisë dhe se banorëve do t’iu jepet shtetësi italiane.
|
|
9 janar 2007
|
Iphone i parë
Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Steve Jobs, tregon publikisht iPhonin e parë. Në fjalën e tij, Jobs tha, "Kam qenë në kërkim për dy vjet e gjysmë dhe sot, Apple shpall rishpikjen e telefonit" - kombinim i tre pajisjeve: iPod, Telefon, Komunikues Interneti.
|
|
10 janar 842
|
Vdes Bishr el-Hafi, dijetar dhe asket i shquar musliman
Ka marrë mësim nga dijetari i madh, Imam Maliku, dhe ka qenë i njohur për dijen, për çka edhe ka marrë lëvdata nga dijetarët. Megjithëkëtë, emri i tij ngel si simbol në fushën e asketizmit. Se kush ishte flet më së miri fakti se ditën që vdiq, xhenazja e tij u nxor nga shtëpia në mëngjes ndërsa nuk arriti të varrosej vetëm se pas namazit të jacisë.
|
|
10 janar 1183
|
Vdes gjuhëtari i madh, Ibn Berr-rrijj
Ka dhënë mësim në xhaminë Amr bin el-as. Është autor i një sërë veprash, ndër të cilat më e njohura është Havashi Ibn Berr-rri ala Mu’xhem es-Sihah li-l-Xheuheri.
|
|
10 janar 1732
|
Marrëveshje osmano-iraniane
Osmanët dhe Irani lidhin marrëveshjes, sipas të cilës, Iranit do t’i ktheheshin Tibrizi, Azerbajxhani Jugor, etj.
|
|
10 janar 1920
|
Traktati i Versajës
|
|
|
Traktati i Versajës hynë në fuqi, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Parë Botërore.
|
|
10 janar 1941
|
Lufta italo - greke
|
|
|
Ushtria greke, në ndjekje të forcave italiane, merr kontrollin e Këlcyrës; trupat greke tërhiqen prej andej në prill kur Gjermania dërgon trupa për t'i ardhur në ndihmë Italisë.
|
|
10 janar 1946
|
Lidhja e Kombeve merr fund
Anulohet organizata Lidhja e Kombeve (League of Nations), e cila qe formuar pas luftës së I-rë botëror me qëllim të ruajtjes së paqes. Ajo u zëvendësua me organizatën e kombeve të bashkuara. Asambleja e parë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara hapet në Londër; marrin pjesë përfaqësues të 51 vendeve.
|
|
|
|
10 janar 1962
|
Programi Apollo
NASA njofton planet për të ndërtuar mjetin C - 5 për nisjen e raketave. Ky mjet u bë i njohur si raketa Saturn V, që nisi në orbitë çdo raketë të misionit Apollo në Hënë.
|
|
|
|
|
11 janar 630
|
Çlirimi i Mekkës.
Në vitin e tetë sipas hixhrit, Mekkeja e Bekuar u çlirua. Rëndësia e këtij çlirimi ishte se besimtarët arritën që në vendin e monoteizmit ta zhdukin idhujtarinë. Qabeja e madhërishme u pastrua nga idhujt që gjendeshin në të.
|
|
11 janar 1922
|
Insulina përdoret për herë të parë
Për herë të parë, mjekët në spitalin e Torontos, Kanada, përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz. Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli - njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale. Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos.
|
|
11 janar 1964
|
Raport për duhanin dhe shëndetin
|
|
|
Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Dr. Luther Terry, publikon raportin historik "Pirja e duhanit dhe Shëndeti: Raport i Komisionit Këshillues të Kirurgut të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se pirja e duhanit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin - raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.
|
|
11 janar 1971
|
Vdes Mustafa Nedhif
Vdes fizikanti i njohur musliman, Mustafa Nedhif, i cili kontribuoi shumë në ngritjen shkencore tek arabët. Punoi si profesor në universitet ndërsa ushtroi dhe detyra tjera me rëndësi. Është autor edhe i shumë librave, prej të cilave libri për Hasan bin Hejthemin si më i njohuri.
|
|
11 janar 1974
|
Vdes Shenkiti
Vdes dijetari i madh, Muhammed El-Emin esh-Shenkiti nga Mauritania. Ka ligjëruar në xhaminë e Profetit në Medinë, sikur që ka ligjëruar edhe në institucione arsimore (universitete). Është autor i tefsirit të mirënjohur Advau-l-bejan, që konsiderohet ndër tefsirit bashkëkohore më të suksesshme.
|
|
12 janar 1733
|
Rrethimi i Bagdadit
Shahu iranian Nadir Han rrethon Bagdadin. Rrethimi zgjat plot shtatë muaj e tetë ditë ndërsa mbaron me disfatë të thellë të Nadir Hanit para ushtrisë osmane.
|
|
12 janar 1816
|
Familja Bonoparte largohet nga Franca
Familja Bonoparte përjashtohet përgjithmonë nga Franca. Por vetëm me dekret, sepse Bonopartët do të luanin rol në politikën franceze dhe evropiane thuajse deri në fund të shekullit XIX.
|
|
12 janar 1974
|
Bashkimi i Libisë dhe Tunizisë
Libia dhe Tunizia shpallin se janë duke u shkrirë në një Republikë Arabe Islame. Marrëveshja parashihte që kryetari i Tunizisë (Burkije) të ishte kryetari i shtetit ndërsa kryetari i Libisë (Gadafi) të ishte nënkryetar. Për shkak të kundërshtimeve nga një numër politikanësh në Tunizi, marrëveshja e bashkimit u anulua. Kjo çoi në ftohjen e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
|
|
12 janar 2006
|
Fatkeqësi në Mina
|
|
|
Si pasojë e një rrëmuje të krijuar gjatë ritualit së hedhjes së guralecëve në Mina, gjejnë vdekjen 362 haxhilerë.
|
|
12 janar 2010
|
Tërmet në Haiti
Tërmeti në Haiti shkakton vrasjen e 316-mijë njerëzve dhe shkatërrimin e pjesës më të madhe të kryeqytetit Port – au- Prince.
|
|
13 janar 1822
|
Themelimi i Greqisë
Kryengritësit grekë kundër perandorisë osmane shpallin themelimin e Greqisë.
|
|
13 janar 1953
|
Mareshali Josip Broz Tito zgjidhet president i Jugosllavisë
Tito ishte arkitekti kryesor i Jugosllavisë së dytë: Federatës Socialiste. Nga viti 1943 deri në vdekjen e tij në vitin 1980, ai mbajti gradën e Mareshalit të Jugosllavisë; shërbeu si komandant suprem i ushtrisë Jugosllave, dhe së fundi president. Pas vdekjes së tij, në vitin 1980, mes republikave jugosllave u shfaqën tensione, duke filluar me demonstratat në Kosovë më 1981; në vitin 1991 Jugosllavia u shpërbë, duke kaluar në një seri luftërash dhe trazirash që zgjatën deri në pjesën tjetër të mijëvjeçarit të tretë; ndikimi i të cilave vazhdon të ndjehet ne shumicën e ish-republikave jugosllave edhe sot e kësaj dite.
|
|
13 janar 1979
|
Revolucioni Islami themelon Këshillin
Lideri iranian, Ajatullah Homeni, në Paris shpall formimin e Këshillit të Lartë të Revolucionit Islamik, i cili do të ketë sukses në rrëzimin e Shahut dhe sistemit tij, sikur që do ta detyrojë këtë të fundit të ikë nga Irani.
|
|
14 janar 899
|
Vdes dijetari i madh Ibrahim el-Harbi
Ka qenë nxënës i Imam Ahmed bin Hanbelit ndërsa ka zotëruar disa shkenca. Është autor i librit Garibu-l-hadith (Shprehjet e panjohura në hadithe), ku ka shfaqur kapacitetet e tij prej dijetari të madh.
|
|
14 janar 1539
|
Spanja anekson Kubën
Ishulli i Kubës ishte i banuar nga fise të shumta autoktone para zbulimit nga eksploruesi italian Kristofor Kolombi, në vitin 1492. Pas mbërritjes së Kolombit, Kuba u bë koloni spanjolle. Në vitin 1762, ishulli ra nën kontrollin britanik, para se t’i kthehej Spanjës në këmbim për Floridën. Një seri e rebelimesh gjatë shekullit të 19-të nuk arriti t'i jepte fund sundimit spanjoll. Megjithatë, rritja e tensioneve midis Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara, që arriti kulmin me luftën Amerikano-Spanjolle, më në fund çoi në tërheqjen e Spanjës; në vitin 1902 Kuba fitoi zyrtarisht pavarësinë nga Spanja.
|
|
14 janar 1943
|
Lufta e Dytë Botërore
Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill fillojnë Konferencën në Kazablanka të Marokut, për të diskutuar strategjinë për fazën e ardhshme të luftës. Në këtë zhvillim, Roosevelti bëhet presidenti i parë amerikan që udhëton me aeroplan, kur shkoi nga Miami në Marok për t'u takuar me Çurçhillin.
|
|
14 janar 2000
|
Dënime për luftën në Bosnjë
Një vendim i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte, dënon pesë kroatë boshnjakë me deri në 25 vjet burgim për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993.
|
|
15 janar 729
|
Vdes Ibn Sirini
Vdes dijetari i mirënjohur musliman, Ibn Sirini, i njohur veçmas në fushën e interpretimit të ëndrrave. Ndonëse i njohur në këtë fushë, ai nuk ka një libër të caktuar. Libri që i atribuohet atij, nuk është punë e pendës së tij.
|
|
15 janar 929
|
Në Spanjë shpallet themelimi i hilafetit emevit
Duke qenë se hilafeti abbasit sa vinte e dobësohej, Nasiri, për të minimizuar dominimin fatimit, themelon hilafetin në Spanjë ndërsa veten e quan Emiru-l-Mu’minin (Prijësi i Besimtarëve).
|
|
15 janar 930
|
Vidhet Guri i Zi në Qabe
Grupi i devijuar shiit, keramita, vjedhin gurin e zi në Qabe, të cilin më vonë muslimanët arrijnë ta rikthejnë.
|
|
15 janar 1265
|
Vdes Holako
Holako (Hulagu Khan), udhëheqësi i tartarëve, i njohur për urrejtjen e madhe ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ishte Holako ai që kreu gjithë ato krime në Bagdad, duke i dhënë fund hilafetit abbasit në vitin 656 h., si dhe duke vrarë afër dy milionë myslimanë. Ai shkatërroi dhe thesarin e madh shkencor të muslimanëve në Bagdad. Pësoi disa disfata nga kushëriri i tij, Bereket Han, muslimani i parë nga tatarët, sikur që pësoi disfatë nga Dhahir Bibersi. Nga lëndimet e marra, më 15 janar 1265, vdes.
|
|
15 janar 1914
|
Ismail Qemali jep dorëheqje
|
|
|
Ismail Qemali jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë së përkohshme që e kishte mbajtur qe prej dimrit te vitit 1912.
|
|
16 janar 929
|
Themelohet kalifati i Kordobës
|
|
|
Emir AbduRrahman III themelon Kalifatin e Kordobëss, një mbretëri islamike e cila zgjati rreth 100 vjet në një territor prej 600 mijë kilometrash katrorë (sot Gjibraltar, Marok, Portugali e Spanjë).
|
|
16 janar 1547
|
Ivani i Tmerrshëm bëhet Car i Rusisë
Ai e transformoi Rusinë në një shtet shumëetnik dhe shumëfetar duke e shtrirë në një territor prej 1 miliardë hektarësh. Ivani u bë i pari car i të gjithë rusëve. Është thënë se ishte një figurë komplekse: vuante nga sëmundje mendore; por diplomat i aftë; mbrojtës i arteve dhe tregtisë; mjaft popullor mes njerëzve të thjeshtë; i tmerrshëm për shtresat e larta.
|
|
16 janar 1786
|
Virxhinia miraton Statutin për Liritë Fetare
Autori i dokumentit ishte Thomas Jefferson, hartues i Deklaratës së Pavarësisë dhe i Kushtetutës amerikane.
|
|
16 janar 1920
|
Takimi i parë i Lidhjes së Kombeve
Lidhja e Kombeve mban takimin e saj të parë në Paris, Francë. Shqipëria do t’i bashkohej Lidhjes afërsisht 11 muaj më vonë, më 17 dhjetor 1920, duke garantuar sigurinë e pavarësisë së saj.
|
|
17 janar 864
|
Vdes Ebu Hafs Bahiliu
|
|
|
Ebu Hafs Bahiliu ka qenë një nga dijetarët e hadithit dhe historisë. Imam Nesaiu duke folur për të thotë: ‘Ka qenë i besueshëm, haditholog dhe hafidh.’ Ebu Zur’ah Rraziu ka thënë: ‘Ka qenë kalorës i hadithit. Në Basra nuk është parë më dijetar i madh se ai, Ibn Medini dhe Shadhekuni.’ Darekutni përmend se disa i kanë dhënë përparësi ndaj Ibn Medinit; ka qenë Imam dhe zotërues i shkencave.
|
|
17 janar 895
|
Vdes Ibn Sa’di
|
|
|
Ibn Sa’di ka qenë një ndër dijetarët e rrallë të ummetit islam të shekullit të dytë hixhrij. Është autor i veprave të shumta dhe të ndryshme në hadith, fikh dhe histori. Gjithsesi, libri më i famshëm i tij ngel ai në histori Et Tabekat El Kebir Ve-s-Sagir.
|
|
17 janar 1942
|
Lindi Muhammed Ali
|
|
|
I famshëm për angazhimin e tij sportiv në fushën e boksit dhe fitoret e shumta, Cassius Marcellus Clay Jr. pas një kohe pranon Islamin dhe merr emrin Muhamed Ali. Kjo do ti jep famë edhe më shumë, veçmas në botën islame. Muhammed Ali ka vdekur në vitin 2016 në moshën 74 vjeçare.
|
|
17 janar 1995
|
Tërmet në Japoni
|
|
|
Një tërmet prej 7.2 ballë sipas Rihterit goditi provincën japoneze në Kobe. Tërmeti shkatërroi qytetin dhe shkaktoi vdekjen e 5.372 personave.
|
|
18 janar 1535
|
Themelohet Lima
|
|
|
Eksploruesi spanjoll Francisco Pizarro themelon Limën, kryeqyteti i Perusë. Në tetor 2013, gjatë një ceremonie në Toronto të Kanadasë, Lima u zgjodh si qyteti mikpritës i lojrave Pan-Amerikane të viti 2019, duke lënë pas disa qytete të mëdha finaliste.
|
|
18 janar 1909
|
Lindi Abdu Selam Harun, themelues i shkencës së verifikimit të trashëgimisë
|
|
|
Ka lindur në Aleksandri, Egjipt. Ka ushtruar funksione të ndryshme akademike ndërsa ka marrë pjesë edhe në themelimin e Universitetit në Kuvajtit në vitin 1966. Është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë së Gjuhës Arabe në vitin 1984. Ka qenë po kështu anëtar nderi i Asamblesë Jordaneze të Gjuhës Arabe. Është autor i një sërë veprash me rëndësi në fushën e verifikimit të trashëgimisë.
[https://islammemo.cc/zakera/moslimoon-mansioon/2016/09/18/304616.html]
|
|
18 janar 1919
|
Themelohet në Londër firma Bentley Motors Limited
|
|
|
Themelohet në Londër firma Bentley Motors Limited, e njohur për automobilë luksozë sportiv. Firma Rolls - Royce e bleu Bentley-n në vitin 1931, por si për ironi, Bentley Motors u bë pasardhës i drejtpërdrejtë i Rolls-Royce Motors. Të dyja këto firma të njohura britanike u blenë nga Volkswagen AG e Gjermanisë, në vitin 1998.
|
|
18 janar 1959
|
Vdes Abdul Vehhab Azzam
Një gjeni i letrave në Egjipt. Është angazhuar gjatë jetës së tij për një kauzë shumë fisnike, bashkimin e botës arabe me atë myslimane, pasi që veç qarkullonin zëra për ndarjen e tyre. Është angazhuar edhe në fushën diplomatike dhe ka shkruar vepra të shumta.
|
|
|
|
19 janar 1595
|
Vdes Sulltan Murati III
Ka qenë i dymbëdhjeti me radhë në dinastinë osmane. Në pushtet ka ardhur pas vdekjes së të atit, Selimit II. Ishte i angazhuar në dije dhe shkenca dhe anonte kah sufizmi. Urdhrin e parë që nxori si Sulltan ishte ndalimi i rakisë për shkak se kishte filluar të përhapej në mesin e popullit dhe ushtrisë. Në kohën e tij u morën Polonia, Gjeorgjia, Azerbajxhani. Ka vdekur në moshën 50 vjeçare dhe është varrosur në oborrin e Aja Sofisë.
|
|
19 janar 1793
|
Mbreti Louis XVI i Francës dënohet me vdekje për tradhti dhe krime kundër shtetit
Ai dhe familja e tij u kapën ndërsa po i afroheshin kufirit gjerman për t'i shpëtuar revolucionit. Louis u arrestua zyrtarisht tre ditë pasi Franca u shpall republikë. Më 21 janar 1793 Louis XVI u ekzekutua me giotinë në Paris, ku turma e mbledhur e përshëndeti vdekjen e tij si fillimin e një epoke të mirë, që në fakt u bë fillimi i një epoke terrori.
|
|
19 janar 1956
|
Vdes Abdul Vehhab Hal-laf
Ka qenë i njohur në fushën e fikhut dhe usulit. Ka disa vepra me vlerë. Ka qenë po kështu anëtar i Akademisë së Gjuhës Arabe.
|
|
19 janar 1983
|
Arrestohet shefi i policisë naziste
Klaus Barbie, shefi i policisë sekrete naziste, SS, në Lyon – Francë, u arrestua në Bolivi. Ai mendohet se orkestroi grusht-shtetin që solli në pushtet diktatorin Luis García Meza Tejada në vitin 1980. Pas rënies së diktaturës, Barbie humbi mbrojtjen e qeverisë boliviane dhe në vitin 1983 u ekstradua në Francë, ku u dënua për krime luftës dhe vdiq në burg.
|
|
|
|
20 janar 820
|
Vdiq Imam Shafiu
|
|
|
Imam Shafiu, një ndër dijetarët më të mëdhenj të muslimanëve dhe themeluesi i medhheb shafi. Ka vënë bazat e shkencës së Usulit dhe është autor i dy prej veprave më të famshme të librarisë islame, librave Umm dhe Rrisale.
|
|
20 janar 1872
|
Kolonizatorët francezë arrestojnë luftëtarin Ahmed Bumerzak
|
|
|
Bumerzak kishte udhëhequr një revolucion kundër pushtuesve francezë. Këta të fundit, pas kapjes së tij, e dënojnë me vdekje.
|
|
20 janar 1877
|
Lindi Ahmed Muharrem
|
|
|
Ahmed Muharrem njihet ndryshe si poeti i Islamit. Ai, krahas angazhimit konkret ne çështje që kanë të bëjnë me shoqërinë, trajtonte edhe probleme të ndryshme të ummetit në poezitë e tij. për këtë edhe iu dha epitetit i poetit të islamit.
|
|
20 janar 1887
|
Senati amerikan miraton marrjen me qira të bazës detare Pearl Harbor në Hawaii
|
|
|
Ishte sulmi japonez ndaj kësaj baze (7 dhjetor 1941), që do të detyronte SHBA-në të hynte në Luftën e dytë Botërore. Hawaii (Ishull i Madh), në atë kohë nuk ishte pjesë e Shteteve të Bashkuara. Hawaii do të pranohej në Bashim më 21 gusht 1959. Shteti Hawaii përbëhet nga qindra ishuj të vegjël në oqeanin Paqësor.
|
|
21 janar 1849
|
Vdes Muhammed Shadhili Ibn Ashuri
|
|
|
Ibn Ashuri ishte i njohur në fushën e fikhut. Ai është vëllai i dijetarit të njohur Tahir bin Ashurit.
|
|
21 janar 1924
|
Vdes Lenini
|
|
|
Pas fitores së revolucionit të tetorit 1918, Lenini u bë kryetar i Këshillit të komisarëve të Popullit (të gjitha postet e rëndësishme i mori për vete). Trocki dhe Stalini ishin bashkëpuntorët e tij më të afërt, por asnjërit nuk i besonte. Bolshevikët (që u bënë më pas Parti Komuniste) shpallën se Revolucioni i Tetorit kishte vendosur diktaturën proletare. Aktet e para të qeverisë së re ishin heqja e pronësisë private të tokës dhe shpërndarja e saj mes fshatarëve. Bankat u shtetëzuan, kontrolli punëtor u vendos mbi prodhimin e fabrikave. Ateizmi zëvendësoi zyrtarisht doktrinën e fesë. Opozita u shtyp me dhunë nga ÇEKA (policia politike nën Xherzhinskyn). Vdiq pasi më parë kishte pësuar një goditje në tru e cila i kishte marrë të folurit.
|
|
21 janar 1925
|
Republika e parë shqiptare
Ahmet Zogu thirri në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane. 62 nga 64 deputetë u bindën për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare u shpall, me Zogun si President, duke zëvendësuar Regjencën katëranëtarëshe, e dalë nga Kongresi i parë i Lushnjes (1920), e cila u shfuqizua.
|
|
21 janar 2006
|
Vdes Ibrahim Rugova
|
|
|
Vdiq Ibrahim Rugova -akademik, politikan, presidenti i parë i Kosovës; kur ishte 6 javësh (janar 1945) babai i tij dhe gjyshi u vranë nga forcat komuniste. Por ndryshe nga udhëheqës të tjerë të Ballkanit që zgjodhën luftën, Rugova përqafoi politikën e rezistencës paqësore në fushatën e tij për një Kosovë të pavarur.
Deri në fillim të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte bërë organizata kryesore e rezistencës në Kosovë, duke përkrahur luftën në vend të taktikave paqësore. Gjatë luftës dhe ndërhyrjes së NATOs, popullariteti i Rugovës u zbeh. Por pas çlirimit të Kosovës, shumë gjëra kishin ndryshuar, përfshi e mendësitë; Rugova zgjidhet President në zgjedhjet e marsit 2002 duke fituar 58 për qind të votave. Disa javë më vonë, ai doli ballë për ballë me Millosheviqin, kur dha prova si dëshmitar në Hagë, në gjyqin për krime lufte ndaj ish-udhëheqësit jugosllav.
|
|
22 janar 1263
|
Lindi dijetar i madh, Ibn Tejmije
|
|
|
Ibn Tejmije i përket plejadës së artë të dijetarëve myslimane. I njohur për dijen e madhe dhe qëndrimet stoike, ai në historinë islame ka hyrë si njëri ndër dijetarë më të mëdhenj që ndonjëherë ummeti ka patur. Është autor i shumë veprave ë arrijnë në qindra vëllime, sikur që është mësues i një sërë dijetarësh, me theks të veçantë Ibn Kajjimit.
|
|
22 janar 1517
|
Osmanët marrin Kajro
Kajro ishte kryeqytet i sulltanatit të mamlukëve, dinasti myslimane në Egjipt (1250-1517). Mamlukët nuk ishin egjiptianë, por rridhnin nga një kastë skllevërish të privilegjuar me prejardhje nga Kirkizia. Pas një grusht-shteti në vitin 1250, ata morën pushtetin në Egjipt dhe pastaj aneksuan Sirinë dhe Palestinën. Fillimisht marrëdhëniet mes sulltanatit të mamlukëve dhe Perandorisë Osmane ishin miqësore. Por gjatë viteve të fundit të shekullit të 15, konkurrenca për të kontrolluar Turqinë jugore i përkeqësoi marrëdhëniet. Pas fitores osmane më 22 janar 1517, sulltan Selimi vendosi që udhëheqësit mamlukë të zënë rob t'i dërgonte në Stamboll, por pastaj ndryshoi mendje; ata u ekzekutuan më 13 prill 1517 nga një ish-komandant mamluk që kishte kaluar në anën e osmanëve.
|
|
22 janar 1987
|
SHBA - Politikani nga Pennsylvania R. Budd Dwyer vret veten gjatë një konference shtypi në televizion
|
|
|
Kjo ngjarje çoi në debate mbi kufijtë në gazetari, dhe se jo çdo pamje është e transmetueshme. Në vitin 1986, Dwyer ishte dënuar për marrje ryshfeti nga një firmë në Kaliforni. Gjatë gjyqit, si dhe pas dënimit, ai pohoi se ishte i pafajshëm dhe se akuzat ishin të sajuara. Masa e dënimit ishte planifikuar të shpallej nga gjykatësi më 23 janar, një ditë pas vetëvrasjes.
|
|
22 janar 1988
|
Vdes Ahmed Abdu Settar Xhevari
|
|
|
Dijetar irakian, i diplomuar në Bagdad dhe Kajro. Ka ushtruar poste politike (ministër) disa herë ndërsa ka qenëe dhe anëtar i akademive të gjuhës arabe në Bagdad, Damask, Amman dhe Kajro.
|
|
23 janar 638
|
Fillon kalendari islam
|
|
|
Fillon kalendari Islamik ose Kalendari Hixhri - kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në vit me 354 ose 355 ditë. Kalendari Mysliman është përdorur për ngjarje dhe data në shumë vende myslimane (njëkohësisht me kalendarin gregorian), dhe përdoret nga muslimanët kudo për të përcaktuar ditët e duhura për të vëzhguar festat si Ramazani, për të marrë pjesë në Haxhillëk, dhe për festat e tjera islame. Viti i parë i këtij kalendari filloi të numërohet më 622 të kalendarit Gregorian, viti kur Profetit Muhamed [Paqja qoftë mbi të!] shkoi nga Meka në Medinë, ngjarje e njohur si Hixhret.
|
|
|
|
23 janar 1952
|
Vdes Zeki Mubarek
|
|
|
Një ndër shkrimtarët bashkokor të Egjitit dhe pionët në letërsinë arabe bashkëkohore. Është njohur për polemikat e ashpra me Taha Husejnin.
|
|
23 janar 1911
|
Kundërshtohet pranimi i Marie Curie në Akademinë Franceze të Shkencave
|
|
|
Akademia Franceze e Shkencave (e përbërë vetëm nga burra) kundërshton pranimin si anëtare të saj, fituesen e Çmimit Nobel, Marie Curie; fizikante polake - franceze e natyralizuar - kimiste - gruaja e parë e nderuar me çmimin Nobel; gruaja e parë profesore në Universitetin e Parisit, dhe në vitin 1995, gruaja e parë që do të varrosej për meritat e veta në panteonin në Paris.
|
|
23 janar 1913
|
Porta e Lartë thyhet me forcë
|
|
|
Pjesëtarët e lëvizjes për Bashkim dhe Progres (Ittihad ve Terekki) thyejnë derën e lartë, respektivisht selinë e kryeministrisë turke, duke e detyruar Sulltan Reshadin që ta emërojë Mahmud Shevket Pahsën në postin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.
|
|
24 janar 660
|
Vdes Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
Ka qenë kushëriri i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe njëri ndër besimtarët e parë. Konsiderohet se ka pranuar Islamin i pari prej fëmijëve. Ditën kur bëri Profeti (Paqja qoftë mbi të!) migrimin, ai kishte fjetur në shtratin e tij, që komplotistëve kurejshite të mos iu shkonte mendja se Profeti kishte lënë shtëpinë. Ka qenë i martuar me vajzën e Profetit, Fatimen. Pas vrasjes së Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ai mori besimin e ummetit për të qenë Halife. Kështu, ai ka qenë halifeja i katërt i muslimanëve.
|
|
|
|
24 janar 1862
|
Themelohet Bukureshti
Bukureshti shpallet kryeqyteti i Rumanisë. Emri BukureÅŸht ka një prejardhje të pa qartë; Tradita e lidh themelimin e Bukureshtit me emrin “Bukur” i cili sipas legjendave të ndryshme ishte ose një princ, bandit, peshkatar, bari, apo gjahtar. Por në të gjitha rastet ai përshkruhet si mbresëlënës, përshtypës, i pashëm. Në rumanisht Bukuresht do të thotë 'gëzim' "lumturi" dhe besohet të jetë me prejardhje dake. Por ka edhe etimologji të tjera nga dijetarë të hershëm, duke përfshirë një nga udhëtari osman, Çelebi (1781), i cili thotë se Bukureshti u emërua për nder të Abu - Karis nga fisi Beni - Kuresh. Ndërsa në një libër të shekullit të 19, botuar në Vjenë, thuhet se emri Bukuresht rrjedh nga "Bukovie", pyll ahu që ndodhej aty para ndërtimit të qytetit. Për here të parë emri Bukuresht është përmendur në dokumente në vitin 1459.
|
|
24 janar 1922
|
Legata Britanike në Shqipëri
|
|
|
Diplomati Harry Eyres – i pari ambasador britanik në Shqipëri, paraqet letrat kredenciale pranë Këshillit të Lartë të Regjencës. Për shkak të mungesës së lidhjeve telefonike në Tiranë, dhe mos gjetjes së një banese të përshtatshme, Legata Britanike u vendos në Durrës, në një shtëpi me qera pak sa brenda mureve të qytetit të vjetër.
|
|
25 janar 1150
|
Lindi dijetari i madh Fahruddin Rrazi
|
|
|
Muhammed bin Umer bin Husejn bin Ali, i njohur si Faruddin Rrazi, autori i tefsirit enciklopedik ‘Mefatihu-l-Gajb.’ Në fakt, Rraziu është autori i shumë veprave që kalojnë shifrën njëqind.
|
|
25 janar 1260
|
Halebi (Aleppo) bie në duart e tatarëve
|
|
|
Egërsisë tatare nuk i bënte ballë asgjë. Pas pushtimit dhe shkatërrimit të Bagdadit, tatarët ia mësynë Aleppos, të cilin e pushtuan. Kështu, Aleppo do të bëhet qyteti i parë i Shamit që pushtohet.
|
|
25 janar 1479
|
Osmanët detyrojnë venecianët të nënshkruajnë traktatin e Stambollit
|
|
|
Sulltani Mehmet Fatih detyron principatën e Venedikut që të nënshkruaje traktatin e Stambollit, sipas të cilit ajo nuk do ti luftonte osmanët, do të barte gjobën e luftës si dhe do të paguante një xhizje vjetore.
|
|
25 janar 1906
|
Hapet për trafikun Tuneli i jashtëzakonshëm hekurudhor midis Italisë dhe Zvicrës
|
|
|
Projekti i Tunelit Simplon, filloi gjatë një konference zvicerane-italiane në korrik 1889, ku u ra dakord, për të ndërtuar një tunel hekurudhor gati 20 kilometra të gjatë përmes Alpeve nëpër territorin e të dy shteteve nga Brig, Zvicër në Domodossola, Itali. Rruga e tunelit u përcaktua nga konsideratat ushtarake në mënyrë që kufiri shtetëror midis dy vendeve të ishte në mes të tunelit, për të lejuar secilin vend ta bllokonte atë në rast lufte.
|
|
25 janar 1919
|
Themelohet Lidhja e Kombeve
|
|
|
Themelohet Lidhja e Kombeve, një prej 14 pikave të propozuara nga presidenti amerikan Woodrow Wilson për të parandaluar përsëritjen e një lufte tjetër botërore. Dy fakte: Jo të gjitha 14 pikat e presidentit Wilson u morën parasysh; dhe Lufta Botërore u përsërit 20 vjet më vonë, thuajse me të njëjtit aktorë kryesorë.
|
|
25 janar 1989
|
Manifestim i madh në Xhaminë e Zejtunes
|
|
|
Një dekret presidencial urdhëronte që Xhamia e Zejtunës do të mund të fillonte aktivitetet shkencore dhe fetare. ndalesa ishte për një gjysmë shekulli andaj ky lajm i gëzoi pa masë njerëzit.
|
|
|
|
|
26 janar 1479
|
Shkodra i dorëzohet Mehmet Fatihut
|
|
|
Shkodra, që ishte nën sundimin e Venedikut, i dorëzohet Sulltani Mehmet Fatih. Ekspedita e Sulltanit në Shkodër ishte ekspedita e tij e njëzetepesë dhe njëherësh e fundit.
|
|
26 janar 1776
|
Vdes Hafidh Ibn Asakiri
|
|
|
Një nga dijetarët e mëdhenj të hadithit dhe historisë. Është autori i veprës së famshme Historia e Damaskut.
|
|
26 janar 1905
|
Gjendet diamanti më i madh ndonjëherë
|
|
|
Diamanti më i madh në botë me peshë 3,106.75 karat (0,621350 kg), u gjetur në një minierë afër Pretorias në Afrikën e Jugut. Më pas diamanti u pre në 106 diamante më të vegjël.
|
|
26 janar 1939
|
Lufta Civile spanjolle – Ofensiva e Katalonias
|
|
|
Trupat nacionaliste të gjeneralit Francisko Franko, të ndihmuar nga Italia, marrin Barcelonen.
|
|
27 janar 1593
|
Gjykohet Bruno
Në Vatikan hapet gjyqin kundër dijetarit Giordano Bruno, murg, filozof, matematikan, poet dhe astrolog. Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan. Bruno propozoi saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë, dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente. Gjyqi kundër Brunos zgjati 7 vjet; përfundimisht ai u gjet fajtor për herezi dhe u dogj në turrën e druve më 1600.
|
|
27 janar 1788
|
Kolonët e parë evropiane zbarkojnë në Sydney, Australi
|
|
|
Ata ishin kryesisht të burgosur nga Anglia dhe një koloni penale britanike u krijua për ta në Port Jackson (sot, Sydney) në vitin 1788. Rreth 160-mijë të dënuar jetuan aty deri në vitin1839, kur Britania i dha fund këtij sistemi dënimi. Pas kësaj, kolonët dhe ish-të burgosurit krijuan gjashtë koloni: New South Wales, Tasmania, Western Australia, South Australia , Viktoria dhe Queensland. Gjashtë Kolonitë u bënë shtete dhe në vitin 1901 krijuan federatën e Australisë me një kushtetutë bazuar në traditat britanike parlamentare dhe ato federale të SHBA-së.
|
|
27 janar 1945
|
Rusët marrin kampin në Auschwitz
|
|
|
Trupat ruse çlirojnë kampin e përqendrimit Auschwitz-Birkanau (Poloni), ku nazistët kishin vrarë mbi 1,5 milionë njerëz, duke përfshirë më shumë se 1 milion hebrenj.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
28 janar 1757
|
Afganistani pushton Delhin
|
|
|
Ahmed Shah, mbreti i parë i Afganistanit, pushton Delhin dhe e anekson Punjabin.
|
|
28 janar 1921
|
Dënimi ndërkombëtar i Gjermanisë
|
|
|
Në Paris, aleatët caktuan shumën që Gjermania duhej të paguante si dëmshpërblim për Luftën e Parë Botërore; 10 miliardë stërlina paguar me këste për një periudhë prej 42 vjetësh. Një vit më vonë, në janar 1922, kjo shumë u pakësua me dy të tretat.
|
|
28 janar1986
|
Fatkeqësi kozmike
Anija Challenger për vajtje ardhje në hapësirë niset për një mission nga kepi Kanaveral i Floridës; 73 sekonda më pas, anija shpërthen duke vrarë ekuipazhin që përfshinte edhe mësuesen Christa McAuliffe.
|
|
|
|
|
29 janar 803
|
Vritet Xhafer Bermekiu
|
|
|
Ka qenë ministër i Harun Reshidit. Ata qenë çuar kundër tij, andaj Haruni i burgosi dhe disa prej tyre i ekzekutoi për shkak të akuzimit të tij për heretizëm.
|
|
29 janar 1613
|
Galileo Galilei vëren Neptunin
|
|
|
Galileo Galilei vëren Neptunin, por nuk arrin të njohë atë që sheh, disa thonë, i penguar nga mjegulla. Librat e historisë thonë se planeti Neptun u zbulua a përcaktua nga mesi i viteve 1800, pas shumë spekulimesh.
|
|
29 janar 1978
|
Suedia ndalon aerosolin
Suedia ndalon përdorimin e spërkatjes me aerosol për shkak të efektit të dëmshëm për shtresën e ozonit, duke u bërë kështu vendi i parë që miratoi një mase të tillë.
|
|
|
|
30 janar 1797
|
Kongresi amerikan refuzon të pranojë një peticion nga zezakët. Në vitin 1800, popullsia e Shteteve të Bashkuara arriti 5 milionë e 300 mijë banorë, mes të cilëve 1 milionë ishin zezakë.
|
|
|
|
30 janar 1933
|
Adolf Hitler bën betimin si kancelar i Gjermanisë
|
|
|
"Unë do ta përdor fuqinë time për mirëqenien e popullit gjerman...", u betua ai me dorën mbi kushtetutë, dhe kur me sy të përlotur doli nga pallati presidencial si kancelar i ri, nazistët dhe simpatizantët e tij të mbledhur shpërthyen në brohoritje: "U krye! " bërtiti Hitleri - dhe vetëm nazistët e dinin se çfarë donte të thoshte. Brenda disa javësh, Hitleri do të bëhej diktator absolut i Gjermanisë dhe vuri në lëvizje ngjarje që do të rezultonin në Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e gati 50 milionë njerëzve përmes luftimeve ose asgjësimit të qëllimshëm.
|
|
|
|
|
31 janar 1950
|
Presidenti Harry Truman shpall publikisht zhvillimin e bombës me Hidrogjen
Para se të merrte një vendim, presidenti u takua me një grup shkencëtarësh për t’i pyetur se çfarë mendonin rreth një bombe të tillë. Shkencëtarët ishin ata që kishin punuar për ndërtimin e bombës atomike dhe shprehën rezerva, pasi nuk donin të bëheshin pjesë e ndërtimit të një bombe edhe më shkatërruese. Truman, nga që nuk po merrte një përgjigje të qartë, e humbi durimin; "A janë rusët në gjendje të zhvillojnë një bombë me hidrogjen? pyeti ai, dhe përgjigja ishte - "Po!" - "Atëherë çfarë dreqin presim, të na vijë bomba këtu?", dhe dha urdhër për fillimin e projektit. Pas 4 vjetësh, më 2 shkurt 1954 - presidenti Eisenhower raportoi se prova e parë e Bombës me Hidrogjen ishte kryer në vitin 1952 nën administratën Truman.
|
|
31 janar 1517
|
Egjipti i bashkohet Perandorisë Osmane
Me këtë, shteti i memlukëve që sundonte me Egjiptin dhe Shamin, merr fund.
|
|
31 janar 1606
|
Në Londër ekzekutohet Guy Fawkes
|
|
|
Disa muaj më parë, më 5 nëntor, ai ishte përpjekur për të hedhur në erë parlamentin anglez, ndërsa mbreti Xhejms po bëhej gati të hapte punimet e sesionit. Komploti kishte për qëllim fillimin e një kryengritje të madhe të katolikëve anglezë, të cilët ishin lodhur me masat e ashpra ndaj tyre. Edhe pse komploti ishte organizuar nga një grup i vogël katolikësh, zbulimi i tij nxiti armiqësi ndaj të gjithë katolikëve anglezë dhe çoi në ligje më të rrepta. Anglia e feston zbulimin e Komplotit të Barotit më 5 nëntor me zjarre, fishekzjarre dhe djegie efigjish të konspiratorit.
|
|
|
|
|