Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ZILIA E PËLYER DHE ZILIA E URRYER

 

Hadithi 88:

ZILIA E PËLYER DHE ZILIA E URRYER

 

 

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم: «لَا حَسَدَ إِلَّا فِي اثْنَتَيْنِ: رَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ مَالًا، فَسَلَّطَهُ عَلَى هَلَكَتِهِ فِي الْحَقِّ. وَرَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ الْحِكْمَةَ، فَهُوَ يقضي بها، ويعلّمها.» متفق عليه

 

Abdullah bin Mes’udi (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut n ka thënë: «Zilia është e ndaluar me përjashtim në dy raste: ndaj njeriut që Allahu i ka dhënë pasuri ndërsa ai është përkushtuar ta shpenzojë për punë të mira, dhe ndaj njeriut, të cilit Allahu i ka dhënë urtësi, ndërsa ai gjykon sipas saj dhe ua mëson atë të tjerëve.» Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.[1]

 

[Llojet e zilisë]

Zilia është dy llojesh:

1)      Lloji i parë është i ndaluar dhe papëlqyer në të gjitha rastet.

Kjo ndodhë kur zilia shprehet me dëshirën për ta parë tjetrin të zhveshur prej çfarëdo mirësie shpirtërore e materiale. Ky lloj trajtohet i këtillë, urryer, pavarësisht se zilia ngel vetëm në shpirtin e njeriut apo edhe merr trajtë veprimi, pra angazhohet që ta dëmtojë njeriun. Kjo e fundit është më e rëndë gjithsesi për shkak se është padrejtësi e përsëritur. Ky lloj është ai që ia djegë njeriut të mirat ashtu siç zjarri i djeg drutë.  

2)      Lloji i dytë i zilisë është ai që nuk dëshirohet me të privimi i tjetrit nga mirësitë por përfitimi i mirësive të ngjashme me të, apo edhe më shumë!

 

[Nënllojet e zilisë që nuk nënkupton privimin e tjetrit nga të mirat]

Ky lloj mund të jetë i pëlqyer dhe jo i pëlqyer:

-          I pëlqyer është kur i sheh një njeriu një nimet të Allahut ndërsa ka dëshirë sikur ta kishte edhe ky. Kjo, vetëm si dëshirë, është e mirë, e lëre më edhe të shndërrohet në përpjekje konkrete që të begatohet me një të mirë të tillë.

E njerëzit që më së shumti iu kihet zili janë ata që janë begatuar me pasuri, të cilët, ndryshe nga të shfrenuarit, investojnë në bamirësi, përmbushin detyrimet dhe japin aty ku është e pëlqyer të jepet. Kjo vepër e tyre është jo vetëm një nga llojet më të lëvduara të bamirësisë, por edhe një nga dëshmitë dhe argumentet e besimit.   

Ngjashëm me të është edhe puna me dijen. Nëse dikujt Zoti i ka dhënë dije ndërsa ai me të gjykon dhe i mëson njerëzit, ai ka vepruar mirë dhe drejt dhe është njeri që kihet zili për të mirë.

Këto dy grupe njerëzish kanë vlerë të veçantë andaj kihen zili. Grupi i parë janë në shërbim të njerëzve me pasurinë e tyre, ua mbulojnë nevojat dhe investojnë në fusha bamirësie, andaj edhe puna e tyre ka rëndësi dhe ndikim të madh. Ndërsa grupi tjetër janë ata që me dijen e tyre udhëzojnë robërit në gjërat e mira që duhet t’i bëjnë, fetare ose tjera qofshin këto.

 

[Rregull për zilinë e lejuar]

Në fakt, këta janë dy shembuj, ndryshe zilia për të mirën është rregull dhe aplikohet varësisht nga gjendja dhe pozita e saj (veprës së mirë) tek Allahu.[2] Këtu qëndron shpjegimi pse Allahu i Madhëruar urdhëroi të gëzohemi dhe të përgëzohemi për arritjen e kësaj të mire dhe se për të nuk bekohet kush tjetër pos besimtarëve të sinqertë. Thotë Allahu:   

﴿قُلْ بِفَضْلِ اللهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُواْ هُوَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ

Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më mirë se ajo që grumbullojnë ata”.” [Junus: 58]

﴿وَلا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلا السَّيِّئَةُ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ * وَمَا يُلَقَّاهَا إِلا الَّذِينَ صَبَرُوا وَمَا يُلَقَّاهَا إِلا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ

Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. (34) Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që durojnë dhe këtë mund ta arrijnë vetëm ata që janë të pajisur (me virtyte të bukura).” [Fussilet: 34-35]

 

[Shpërblimi për këtë lloj zilie]

Ndodhë që njeriu që i dëshiron këto gjëra të fitojë shpërblimin si të atij që i kryen, kuptohet nëse ka nijet të sinqertë dhe vendosmëri se po ta begatonte Allahu me gjëra të këtilla, do të vepronte ngjashëm me këtë besimtar të devotshëm që pasurinë dhe dijen i shpërndan për hir të Zotit.  Kjo është vërtetuar në hadith dhe ky shpërblim arrihet veçmas nëse besimtari angazhohet praktikisht për jetësimin e kësaj dëshire apo zilie të preferuar e pëlqyer.

 

[Lloji i papëlqyer i zilisë që nuk dëshiron dëmtimin e tjetrit apriori]

-          Ndërsa lloji tjetër, pra i papëlqyeri, është kur synimi i arritjes së këtyre mirësive bëhet për dëfrim dhe epshe. Këtë mund ta kuptojmë më drejtë nëse i referohemi Kur’anit kur flet për ata që u mahnitën nga pasuria e Karunit dhe thanë:

﴿يَا لَيْتَ لَنَا مِثْلَ مَا أُوتِيَ قَارُونُ إِنَّهُ لَذُو حَظٍّ عَظِيمٍ

“...Ah! sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Ai, (me të vërtetë), ka fat të madh”.” [El Kasas: 79.]

 

[Ndëshkimi për këtë lloj zilie]

Kështu, nëse dikush dëshiron një gjë të tillë, pra sikur të këtyre që bëjnë mëkate, atëherë ai trajtohet sipas nijetit që ka: do të kenë barrë të njëjtë.

Me këtë shpjegim sqarohet zilia e urryera, e cila është e refuzuar çdoherë, dhe zilia e cila është dëshirim, dhe e cila pëlqehet në një rast dhe refuzohet në rastin tjetër.

Allahu e di më së miri!   



[1] Transmetojnë Buhariu në Sahih, nr. 73, dhe Muslimi në Sahih, nr. 816.

[2] Nëse është vepër shumë e mirë, atëherë zilia pozitive për të qenë i begatuar me një të tillë duhet të jetë më e madhe. Përkthyesi.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013