Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Hutbe: EDUKIMI I FËMIJËVE TEK GJENERATAT E PARA DHE SOT

HYRJE
Në kuadër të përgjegjësive që ka njeriu është edhe ajo për përkujdesjen ndaj familjes, gruas dhe fëmijëve me theks të veçantë. Kjo përgjegjësi nuk është vetëm materiale, siç shpesh gabojmë, por edhe morale dhe profesionale. Në Kur’an dhe hadithe na është përkujtuar një gjë e tillë. Allahu thotë:

 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا

O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri,…” [Et Tahrim: 6.] Në koment të këtij ajeti, disa dijetarë kanë thënë: edukoni dhe mësoni!

Pejgamberi Muhammed (ﷺ) na ka porositur që të kujdesemi për fëmijët dhe t’i edukojmë në frymën e pastër fetare sepse ata do të jenë vepra jonë rrjedhëse pas vdekjes: “…dhe (përfiton nga) fëmija i mirë që e ka lënë mbrapa, i cili lutet për të.” (Transmeton Muslimi.)

Këtë përgjegjësi për edukimin e fëmijëve duhet ta sillem ndërmend sot më shumë se kurrë më parë, sepse, siç po shohim, fëmijët tanë janë larg edukatës së mirëfilltë dhe për këtë, e pranuam ose jo, fajtorë kryesorë jemi ne, prindërit. Ndryshe nga të parët tanë që edukimit të mirëfilltë shpirtëror, moral e fizik të fëmijës i kanë kushtuar kujdesin maksimal, edukimi i sotshëm i fëmijëve është formal dhe i fokusuar kryesisht në mënyrat e përfitimit material.

Për këtë shkak, sot, në këtë hutbe, në fokus do të kemi edukimin e fëmijëve tek gjeneratat e para, që të mësojmë për mënyrën e mirëfilltë të edukimit, për atë që duhet dhënë përparësi në edukim, për atë që duhet synuar me përgatitjen profesionale të tyre, etj.

 
EDUKIMI I FËMIJËVE TEK GJENERATAT E PARA
Edukimi tek të parët nuk ishte vetëm fetar. Ishte edukim i përgjithshëm që përfshinte jetën në tërësi. Në vazhdim ne do të sjellim shembuj për edukimin fetar, moral dhe profesional dhe karakteristikat dalluese të këtij edukimi.
 
I. FEJA
Gjëja më e rëndësishme në jetën e njeriut është lidhja e tij me Krijuesin, andaj, në këshillat e të parëve gjejmë fenë si ndalesën e parë të edukimit tek të parët. Kjo metodologji është e përfituar nga profetët (a.s.) të cilët edukimit fetar të bijve i jepnin rëndësi shumë. Ja çfarë na mëson Allahu:

 

﴿وَوَصَّى بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ * أَمْ كُنْتُمْ شُهَدَاءَ إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ الْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِنْ بَعْدِي قَالُوا نَعْبُدُ إِلَهَكَ وَإِلَهَ آبَائِكَ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ إِلَهًا وَاحِدًا وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ

Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Allahu me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë!” (132) A ishit ju prezent kur Jakubit iu afrua vdekja, dhe i pyeti të bijtë: “Kënd do ta adhuroni pas meje?” – Ata u përgjigjën: “Na do ta adhurojmë Zotin tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, një Zotit të vetëm, dhe ne i bindemi vetëm Atij!”.” [El Bekare: 132-133]

1. Kur Malik bin Dajgamit i erdhi vdekja, i thanë: A nuk do të na këshillosh?

 

Tha: Po, iu këshilloj me atë që Ibrahimi (a.s.) këshilloi të bijtë: “O bijtë e mi! Allahu me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë!” [El Bekare: 132.]

2. Muhammed bin Bakiri e këshilloi të birin e i tha: O biri im, tre gjëra janë të fshehur anë tre gjëra tjera:

 

1)      Kënaqësia e Allahut është e fshehur në adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Tij, andaj mos e braktis asnjë adhurim sepse nuk dihet ku mund ta fitosh kënaqësinë e Tij;

2)      Hidhërimi i Allahut është i fshehur në mëkate, andaj braktisi të gjitha mëkatet ngase ti nuk e di ku mund të fshihet hidhërimi i Allahut; dhe

3)      Evliatë e Zotit janë të fshehur në krijesat e Tij, andaj mos nënçmo njeri se ai ndodhë të jetë prej evliave të Zotit!

3. Kur Abdullah bin Mes’udit (r.a.) i erdhi vdekja, i biri i tha: O babi im, më këshillo! Tha: Qaj për mëkatin tënd!
Siç mund të vërejmë, janë këshilla për të ruajtur fenë.

 

Sot kemi dështuar me edukimin e fëmijëve sepse nuk iu flasim kurrë për Zot, për fe, për rrezikun e mëkateve…

 
II. MORALI
Të parët tanë kujdeseshin shumë për formimin moral të fëmijëve të tyre. Nga shembujt në vazhdim do të mësojmë për disa gjëra me rëndësi:
 
1. Aliu (r.a.) e kishte këshilluar të birin, Muhammedin: O biri im, ruaje gjuhën sepse më lehtë do të përballosh pasojat e asaj që ke heshtur për të sesa të asaj për të cilën ke folur!
2. Aliu (r.a.) e kishte këshilluar të birin, Muhammedin: Pyet për shokun para udhëtimit!…

 

Enës bin Maliku (r.a.) e kishte këshilluar të birin: Largohu nga mendjelehtët!

E kush janë ata?- e kishte pyetur. Janë ata që nuk ia kanë frikën Allahut- i qe përgjigjur.

3. Aliu (r.a.) e kishte këshilluar të birin, Muhammedin: Atij që të ka bërë mirë nuk duhet t’i bësh keq!
Siç mund të vërejmë, të parët janë interesuar për vlerat e mirëfillta. Duke qenë se fjalori është i rrezikshëm, ngase njeriu mund ta thotë një fjalë –siç qëndron në hadith- e ta fitojë me të hidhërimin e Allahut, atëherë të parët janë kujdesur që fjalori i fëmijëve të tyre të jetë i pastër. Janë kujdesur për shoqërinë e tyre, sepse, siç qëndron në hadith, ‘njeriu vlerësohet sipas moralit të shokut që ka!’ Janë kujdesur edhe për virtyte sepse ato janë stoli, andaj i kanë mësuar për falënderimin dhe mirënjohjen, për kthimin e të mirës me të mirë, e jo me të keq!

 

E ne ku jemi në raport me të parët?

 
III. PËRGATITJA PROFESIONALE
Të parët tanë janë kujdesur shumë për edukim profesional të fëmijëve. Këshillat e tyre dhënë të bijve janë të veçanta. Në vijim disa vetëm sa për ilustrim.
1. Mu’temir bin Sueljmani rrëfen se babai i kishte shkruar një letër:

 

O biri im, lexoje Kur’anin dhe shkruaje dijen, sepse paraja shkon ndërsa dija mbetet!

Jahja bin Halid e kishte këshilluar të birin: Mëso diç prej çdo dije sepse do të jesh armik i asaj që nuk e di!

2. Abbasi (r.a.), xhaxhai i profetit Muhammed, e këshilloi të birin, Abdullahun (Ibn Abbasin): O biri im, unë po shoh se Omeri (r.a.) po të favorizon ndaj të tjerëve, duke të afruar dhe të konsultuar, andaj ke kujdes tre gjëra pret ë cilat po të këshilloj:

 

1)      (Bëhu besnik e) Mos ia përhap asnjë sekret (Omerit a.s.),

2)      Mos e gënje kurrë, dhe

3)      Mos përgojo njeri në prani të tij!

3. Aliu (r.a.) e këshilloi të birin, Hasanin (r.a.) për dinjitet e i tha: O biri im, mos iu nënshtro askujt, ji i lirë siç Allahu të ka falur, sepse, të kesh pak nga Allahu e të jesh me dinjitet është më mirë se të jesh rob e të kesh shumë!
Siç mund të shohim, përgatitja profesionale ka qenë e fokusuar në dy aspekte:

 

E para, në nxënien e dijes, duke filluar me dijet fetare e pastaj dijet tjera, me porosinë që, krahas profilizimit në një fushe, të mos harrojmë edhe leximin në fushat tjera, dhe

E dyta, për dinjitetin, për atë se paraja nuk është Zot!

Sa shumë kemi nevojë t’i edukojmë fëmijët tanë kështu!

Sa shumë kemi nevojë tua mësojmë dinjitetin dhe krenarinë!

Allahu na bëftë prej atyre që kujdesen për familjet dhe fëmijët e tyre!

Allahu na mundësoftë që t’i edukojmë në frymë e pastër fetare dhe morale, tua mësojmë dijet që iu bëjnë dobi në këtë dhe botën tjetër!

 
Referencë kryesore:

 

Vail Hafidh Halef, Vesaja el aba li-l-ebna, Aleksandri: Dar Ibn El Kajjim.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013