Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Dëshmi të drejta për Profetin Muhammed

Adil Shiddi
Ahmed bin Uthman  Mezjed 

Dëshmi të drejta për Profetin Muhammed

 

Studiues të shumtë perëndimorë kanë shprehur konsideratë relative përkitazi me Profetin Muhammed ï·º, duke e respektuar atë por jo edhe duke besuar në të dhe misionin e tij. E tërë kjo ka ardhur si rezultat i studimit të tyre të thellë, të ndershëm dhe të paanshëm të biografisë dhe veprimtarisë së tij ï·º. Karakteristikë e këtyre studimeve është se ato plotësojnë metodat shkencore të kohës sonë, si: metodën vrojtuese, atë empirike dhe hulumtuese, dhe, bazuar në këtë, studimet kanë dalë me të gjetura pozitive karshi Profetit Muhammed ï·º, duke u bërë kështu dritë me të cilën udhëzohen ata që kërkojnë të vërtetën në Perëndim.

Në vazhdim disa prej këtyre dëshmive:

1.

Biografia e Profetit arab ka magjepsur mendjen e pasuesve të tij. Personaliteti i tij në mesin e tyre gëzon pozitat më të larta. Ata i besuan në atë mënyrë që pranojnë prej tij çdo gjë që i shpallet atij. Veprat e tij, të regjistruara nga Sunneti, janë burim legjislativ, i cili nuk merret vetëm me organizimin e jetës shoqërore brendapërbrenda komunitetit mysliman por edhe me ato të myslimanëve çlirimtarë me komunitetet joislame që i kanë nën mbrojtje.

Arnold J. Toynbee (1889-1975)

Historian dhe orientalist anglez. [1]

2.

Mjaftojnë shoqërimi, takimi i drejtpërdrejtë dhe dashuria për zakonet që Islami të përhapet, pa mos pasur as nevojën më të vogël për imponim, caktim të emisarëve e misionarëve (për ta përcjellë fenë tek të tjerët). Është pothuajse e pamundur të përcaktohet momenti kur individi bëhet mysliman i vërtetë, sepse kjo ndodhë në mënyrë graduale.”

Henry de Castry

Shkrimtar francez i krishterë. [2]

3.

Prej mirësive të fesë islame që duhen veçuar është edhe porosia për mirësjellje me të krishterët dhe çifutët, veçmas me priftërinjtë e hershëm. Feja islame ka porositur për mirësjellje dhe ndihmë e mbështetje ndaj tyre. Bile, kjo fe ia ka lejuar ithtarëve të vet që të martohen me femra të krishtera dhe çifute, të cilave nuk iu është kërkuar ta ndërrojnë fenë e tyre. Për mendjendriturit, kjo do të thotë shumë!

Tolstoi (1827-1910)

Novelist rus dhe një ndër shkrimtarët më të mirë në botë. [3]

4.

Fakti që në shtetet ku për shekuj kanë sunduar myslimanët kanë ekzistuar grupe dhe komunitete të shumta të krishtera dhe çifute paraqet dëshminë më të fuqishme të tolerancës dhe mirëdashjes që kanë gëzuar ata të krishterë...Ideja e përhapur për gjoja atë se shpata ka qenë ajo që i ka kthyer njerëzit në Islam është larg çdo të vërtete...Vet kredoja islame parasheh tolerancën dhe lirinë e jetës fetare për të gjithë ithtarët e feve tjera.”

Arnold Walker Thomas

Një nga orientalistët më të mëdhenj anglez.[4]

5.

Pata dëshirë të njihem me tiparet e njeriut që, pa   asnjë dyshim, ka fituar zemrat e miliona njerëzve...Kam ardhur në përfundim se Islami nuk ka fituar këtë pozitë që ka nëpërmjet shpatës, përkundrazi, ka qenë thjeshtësia e të Dërguarit (të Allahut) dhe besimi i fuqishëm i tij në Zotin dhe misionin e vet ato që, si tipare, kanë çelur rrugën dhe kanë tejkaluar vështirësitë. Pra, nuk bëhet fjalë këtu për shpatën. Më vjen keq pse kur e mbarova vëllimin e dytë të biografisë së tij nuk pata material më shumë që të lexoja më shumë për të dhe ta njihja më shumë.

Mahatma Gandi

Lider shpirtëror indian. [5]

6.

Më mban shpresa se ky studim do të provokojë sërish interesimin për tu njohur me burrin më të madh të njerëzimit...Përgatitja e këtij burri për të përballuar persekutimin që i është bërë për shkak të bindjeve të tij, morali i lartë i ithtarëve të tij të cilët e kanë besuar, pasuar dhe konsideruar si zotëri dhe udhëheqës të tyre, si dhe madhështia e të arriturave të tij të përsosura e të pafundme, janë dëshmi e drejtësisë dhe ndershmërisë së rrënjosur në personalitetin e tij.

William Montgomery Watt

Orientalist anglez dhe autor i veprave ‘Muhammedi në Mekkë’; ‘Muhammedi profet dhe burrështetas’, dhe ‘Islami dhe krishterimi në botën moderne’[6]

7.

Muhammedi ka qenë njëkohësisht lider politik dhe udhëheqës fetar por nuk ka pasur arrogancën e klerikëve fetarë dhe as çetat e cezarëve. Ai nuk kishte ushtri të organizuar, truproja personale, pallat të fortifikuar dhe as të ardhura të caktuara. Nëse dikush mund të thotë se ka gjykuar me fuqinë hyjnore, atëherë ai është Muhammedi, sepse, ai arriti të merr pushtetin pa poseduar instrumentet e tij më parë dhe pa u mbështetur në ndihmën e njerëzve të tij (pushtetit).”

Bosworth Smith (1839-1908)

Shkrimtar i madh anglez[7]

8.

Muhammedi përherë i përmbahej parimeve hyjnore, ishte tolerant i madh, veçmas ndaj ithtarëve të feve monoteiste. Ai ka qenë mjeshtër i përvetësimit të durimit si mjet komunikimi me idhujtarët, ka shfaqur tolerancë dhe durim përherë me ta, me shpresën se koha do ta bëjë punën e vet në udhëzimin e tyre dhe nxjerrjen nga errësira në dritë...Ai ka qenë i bindur se, në fund të fundit, Zoti (besimi) do të depërtojë në shpirtin e njerëzimit.”

Laura Veccia Vaglieri (1893-1989)

Orientaliste italiane[8]

9.

Muhammedi, të keqen dhe të ligën i kthente me durim dhe zemërgjerësi...Kurejshët, ndonëse e armiqësuan për njëzet vite me radhë, Muhammedi i trajtoi me butësi dhe xhentilesë.”

Gustav le Bon (1841-1921)

Orientalist francez

Autori i veprës ‘Qytetërimi i arabëve’ që sot konsiderohet vepra më e rëndësishme dhe më objektive në Evropë që flet për qytetërimin arab dhe islam[9]  

10.

Nëse për madhështinë do të gjykonim sipas ndikimit që protagonisti i saj ka pasur tek njerëzit, atëherë, pa asnjë dyshim, Muhammedi është njeriu më i madh i të gjitha kohëve.”

Will Durant (1885-1981)

Historian i njohur amerikan dhe autori i veprës enciklopedike ‘Rrëfimi për civilizimin’ i përpiluar në 42 vëllime në një periudhë kohore prej pesëdhjetë vitesh[10]

11.

Kush mund të merr guximin e ta krahasojë gjenialitetin e ndonjë figure të lartë të historisë moderne me atë të Profetit Muhammed? Këta të famshëm kanë prodhuar armë, kanë vënë ligje e kanë themeluar perandoria por krenaria që kanë fituar ka vdekur pothuajse para se të kenë vdekur vetë ata, ndryshe nga ky burrë, Muhammedi, i cili jo vetëm që ka udhëhequr ushtri, ka vënë ligje, ka themeluar perandori, ka udhëhequr popuj e dinasti, por edhe ka drejtuar miliona njerëz që atëbotë ishin hiq më pak se 1/3 e botës. Dhe jo vetëm kaq. Ai i ka dhënë fund idhujve, feve, ideve dhe besimeve të kota....Duke marrë në konsideratë të gjithë parametrat e madhështisë njerëzore, dua të pyes: A ka njeri më të madh se Muhammedi? 

Alphonse de Lamartine (1790-1869)

Poeti dhe shkrimtar i madh francez[11]

12.

“Fanatikët dhe ateistët pretendojnë se -kinse- Muhammedi me veprimtarinë e tij ka synuar famën, krenarinë dhe pushtetin. Jo, betohem në Zot, kurrë! Në zemrën e këtij burri të madh, të mbushur plot mëshirë, mirësi, dhembshuri, urtësi, arsye, nuk kishte vend për ide materialiste dhe as për qëllime karrieriste.”

“Tek Muhammedi shoh shenja të veprimtarisë së ndershme dhe moralit të lartë. Duke shikuar në të mund të dallojë qartë mençurinë, vizionin, një burrë të fuqishëm dhe të talentuar. Ai po të donte, do të ishte bërë poet i shquar, kalorës trim, mbret i respektuar apo çfarëdo që të donte nga kjo perspektivë.”

Thomas Carlyle - (1795-1881)

Shkrimtar i njohur anglez dhe autor i librit Heronjtë, një kapitull të të cilit ia ka kushtuar profetit Muhammed ï·º. [12]

13.

Ndër tiparet e Muhammedit me të cilat i trajtonte shokët dhe ithtarët e vet, e që meritojnë të nënvizohen si të veçanta, janë butësia dhe respekti. Toleranca, modestia, mëshira dhe butësia kishin depërtuar thellë në të dhe ishin mishëruar me shpirtin e tij ndërsa dashuria për të   kishte pushtuar pothuajse të gjithë ata që i kishte përreth. Kështu, me bujari dhe mirësjellje, i trajtonte edhe armiqtë më të mëdhenj, madje edhe   mekkasit, të cilët për vite të tëra i shpallën armiqësi dhe refuzuan ta respektojnë e t’i binden si profet. Butësia dhe falja ishin imazhe që shfaqeshin në të kur triumfonte dhe fitonte.”

William Muir (1819-1905)

Orientalist anglez me prejardhje skoceze. Ka qenë rektor i universitetit të Edinburgut. Është autor i disa veprave me përmbajtje islame, si ‘Dëshmia e Kur’anit për Profetët’, etj.[13]

14.

Përzgjedhja ime që Muhammedi t’i prijë listës së njerëzve më me ndikim në histori mbase ka mahnitur disa e disa të tjerë i ka bërë të pyesin rreth këtij rangimi. Por, unë kam bindjen se, në histori, Muhammedi është njeriu i vetëm që ka arritur sukses të lartë si në aspektin fetar, si në atë profan (tokësor, jo shpirtëror).”

Michael Hart

Shkencëtar dhe historian amerikan dhe autor i librit të famshëm ‘100 personalitetet më me ndikim në histori’[14]

15.

Hulumtova në histori për një shëmbëlltyrë të lartë për njeriun, të cilën e gjeta në profetin Muhammed.”

Gëte (1749-1832)

Shkrimtar i famshëm gjerman[15]

---------------------------------------------------------------------

[1] Shih: Muhtesar dirasetin li-t-tarih, 3/98.

[2] Shih: El Islam –havatir ve sevanih, fq. 5.

[3] Shih librin e tij: Hukmu Nebijji Muhammed, fq. 44.

[4] Arnold Tomas, Ed-da’vetu ile-l-Islam, fq. 102.

[5] Marrë nga një artikull gazete indiane.

[6] Muhammedi në Mekkë, fq. 52; 521.

[7] Muhammedi dhe muhamedanizmi, fq. 92.

[8] Laura Vaglieri, Në mbrojtje të Islamit, fq. 73.

[9] Gustav le Bon, Qytetërimi i arabëve, fq. 104; 105.

[10] Will Durant, Rrëfimi për civilizimin, 13/59.

[11] Lamartine, Historia e Turqisë, fq. 276; 277.

[12] Parafrazuar nga Heronjtë, fq. 68; 69; 82, përkthimi në arabisht.

[13] AbduRrahman Azam, Betalu-l-ebtal, fq. 44-45.

[14] Majkëll Hart, 100 personalitetet më me ndikim në histori, fq. 29. Libri në versionin arabisht.

[15] Shih: Ed divan esh sherkij li-sh-shairi-l-garbij.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013