Përgjigja:
1.
Fillimisht, nuk ka tekst të drejtpërdrejt që e trajton këtë mesele. Nga këtu, dijetarët ndajnë disa mendime sa i përket kohëzgjatjes së shtatzënisë së Merjemes me Isanë (a.s.):
1) Xhumhuri (shumica e dijetarëve myslimanë) mendojnë se kohëzgjatja ka qenë normale, si e gjithë grave tjera, pra nëntë muaj. Tregimi, sipas Imam Kurtubiut, përcakton që ajo të ketë lindur pas nëntë muajve. Ky mendim merret si mendimi më i saktë.
2) Gjashtë, shtatë, tetë ose dymbëdhjetë muaj.
3) Tre orë: një orë ka ngelë me barrë, një orë është formësuar ndërsa në orën e tretë ka lindur.
4) Një çast. Ka mbetur me barrë dhe ka lindur aty për aty. Ky mendim i atribuohet Ibn Abbasit (r.a.), por, siç shënon Ibn Kethiri, është transmetim garib, pra i dobët. Ibn Kethiri e mbron mendimin se kohëzgjatja ka qenë normale.
|