Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
KËSHILLA NGA IMAM EUZAIU (88-157)
KËSHILLA NGA IMAM EUZAIU (88-157)
1.
Besimtari flet pak e punon shumë. Hipokriti flet shumë e punon pak.
2.
Musa bin A’jen rrëfen: Më ka thënë Euzaiu: O babai i Seidit, më parë, kur nuk njiheshim e nuk pasoheshim, bënim shaka e qeshnim. Tani që (jemi bërë dijetarë) e pasohemi, konsideroj se nuk na takon më shumë se të buzëqeshim (pra duhet të përmbahemi më shumë).
3.
Kush e kujton shpesh vdekjen, i mjafton edhe puna e paktë. Kush e di se fjalët i llogariten si vepra, do t’i pakësoj ato.
4.
Nëse Allahu nuk ia do të mirën një populli, ua hap derën e polemikës, ndërsa nëse ia do të mirën, ia hap derën e punës.
5.
Ai që merr pason gabimet e dijetarëve, do të del nga Islami.
[Ai që ndjek dhe gjurmon për gabime të dijetarëve, për t’i nënçmuar e përbuzur, do të akumulojë të këqija të shumta, të cilat mbase edhe e shkatërrojnë.]
6.
Nuk ndodhë një njeri ta shpik një risi në fe e të mos privohet nga devotshmëria (ver’i).