Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Këshilla nga Sufjan Theuriu

Këshilla nga Sufjan Theuriu

 

1.       

Mësojeni diturinë, pastaj memorizojeni atë, pastaj punoni sipas saj dhe në fund: përhapeni atë!

2.       

Në të kaluarën pasuria urrehej ndërsa sot është bërë mburojë e besimtarit.

3.       

Ke kujdes zemërimin e Zotit në tre gjëra:

  1. Të mos kryesh atë që ta ka urdhëruar
  2. Të mos ndahesh i pajtuar me atë që ka caktuar për ty, dhe
  3.         Të kërkosh diç nga dynjaja dhe të mos e fitosh e pastaj të hidhërohesh me Zotin tënd. 

4.       

Ndreqe brendësinë tënde, Allahu ta ndreq anën tënde të dukshme. Përmirësoji raportet me Allahun, Allahu t’i përmirëson raportet me njerëzit. Puno për ahiret, e për dynja mos ke dert, Allahu të mjafton. Shite dynjanë për ahiretin, që t’i fitosh të dyja, e mos e shit ahiretin për dynjanë, që t’i humbasësh të dyja.

5.       

Nëse han pak, nata është e jotja (për adhurim sepse ushqimi i tepërt sjell gjumin). Nëse agjëron, dyert e mëkateve të mbyllen dhe të hapen dyert e adhurimit. Nëse flet pak, të zbutet zemra. Nëse heshtë, përvetëson devotshmërinë.

6.       

Nëse të vjen vëllai për vizitë, mos i thuaj: do të hash apo të të përgatisim pak ushqim, por përgatitja dhe shtroja. Nëse ka uri, han, ndryshe çoje sofrën!

7.       

Nëse dikujt i shkon mendja të fabrikojë hadithe, do ta zbulojë Allahu qoftë edhe brenda shtëpisë së vet.

8.       

Djalli më shumë e do risinë se sa mëkatin, sepse njeriu pendohet nga mëkati ndërsa nga risia – bidati nuk pendohet.

[Bidatet bëhen zakonisht me pretekst adhurimi. Pra, ata që i bëjnë bidatet, konsiderojnë se janë duke bërë mirë, andaj edhe nuk i ndahen atyre.]

9.       

Senedi është arma e besimtarit, e nëse nuk ka armë, me çfarë do të luftojë?

10.   

Melekët janë rojet e qiellit ndërsa hadithologët rojet e tokës.

11.   

Pasuria është sëmundje e këtij ummeti ndërsa dijetari është mjeku i tij. Nëse mjeku e sëmurë veten, atëherë kur do të shërohen njerëzit?

12.   

Në të kaluarën takimi i njerëzve ndërmjet vete ishte i dobishëm ndërsa sot duhet t’i braktisësh që të shpëtosh.

[Muhabete e njerëzve sot janë kryesisht në gjëra të pavlera: përgojim, shpifje, bartje fjalësh, muhabete dynjaje, kështu që po qëndrove shumë me të këtillë, të sëmuret zemra.]

13.   

Do të vazhdojmë të mësojmë derisa të ketë dijetarë të na mësojnë.

14.   

Qytetari më i keq është ai që kërkon dynjanë me punë të ahiretit.

15.   

Nuk ka ndodhë që dikush ta vë dorën në pjatën e dikujt e të mos nënçmohet.

[Po u korruptove, fundin e ke të keq.]

16.   

Asketizmi nuk manifestohet duke ngrënë ushqime të thjeshta dhe duke veshur rroba zhguni; asketizëm është të mos lidhësh për dynjaje dhe të jesh në gjendje gatishmërie për vdekjen.

17.   

Gradat e dijes: e para: heshtje; e dyta: dëgjim dhe memorizim; e treta: veprim sipas dijes; e katërta: përhapje e saj.

18.   

Kënaqësia e njerëzve është qëllim që nuk arrihet, sikur që kërkimi i dynjasë është qëllimi që nuk arrihet.

19.   

Ranë shiitët e na lanë pa folur për virtytet e Aliut r.a.

20.   

Nëse e shoh një gjë që konsideroj se duhet ta urdhëroj ose të ndaloj prej sa dhe nuk e bëj, (nga keqardhja) urinoj gjak.

21.   

Njeriut që bën bidate, i përmendën vetëm bidatet, jo më shumë. Nuk përgojohet.

22.   

Nderoni njerëzit sipas devotshmërisë së tyre. Ndaj besimtarëve shfaquni modestë ndërsa ndaj mëkatarëve krenarë.

 

 

 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013