Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Turpi dhe rëndësia e tij në jetën e besimtarit

Qytetërimi bashkëkohor, krahasuar me të kaluarën antike, ka vetëm një dallim: zhvillimin teknologjik. Në aspektin e moralit dhe zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore ka ngecur shumë, për të mos thënë se në disa raste është dhe në nivele më të ulëta, sidomos kur për ambiciet djallëzore dhe për dëshirat shtazarake vë në funksion edhe teknologjinë. Nuk do të doja që këto fjalë të merren si të ekzagjeruara ose të thëna nën ndikimin e mllefit karshi kësaj shthurjeje të paparë dhe këtij degjenerimi katastrofal. Assesi. Globalizmi ka globalizuar edhe degjenerimin. Fatkeqësisht, era e këtyre ndryshimeve të hidhura po fryn edhe tek ne. Popull ynë po përjeton një fazë transformimi, një ndryshim, pasojat e të cilit i di vetëm Allahu i Madhëruar. Populli ynë po kalon në rrugën e të devijuarve, në rrugën e të humburve, popull ynë po zhveshët prej moralit. Stili ynë i jetës lë shumë për tu frikësuar. Për tu frikësuar për të ardhmen e një populli të vogël që nëse nuk ka moralin për armë atëherë do të dështojë, gjithsesi. Sot, në hutben e kësaj jave, kam zgjedhë që të flas për moton e Islamit, për turpin si moral me të cilin dallojmë nga ummetet tjera.

Të nderuar vëllezër!

Turpi është motoja e këtij Ummeti. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], siç transmeton Ibni Maxheh në Sunenin e tij, ka thënë: “Vërtetë, çdo fe ka moral ndërsa morali i Islamit është turpi.”

Turpi është simboli i këtij ummeti, është gjëja me të cilën identifikohet nga të tjerët. Nga këtu, Islami këtij morali i ka kushtuar rëndësinë maksimale. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë e ka përshkruar si degë të besimit. “Besimi është i ndarë në shtatëdhjetë e ca degë ndërsa turpi është një prej degëve të besimit.”
Vështrimi i turpit nga ky prizëm për besimtarin ka domethënien e ve. Përderisa ka të bëjë me besimin e tij, atëherë turpi meriton një trajtim të veçantë, gjë e cila vërtetë reflekton ë sjelljet e tij. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Nuk ndodhë e paturpshmja të jetë në diç, e të mos e njollos atë, sikur që nuk ndodhë që turpi të jetë në diç e të mos e zbukurojë atë.”
Kësisoj, prania e turpit në personalitetin e besimtarit nuk sjell tjetër vetëm se të mira. Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Nuk vjen turpi me tjetër vetëm se me hair!”; “I tërë turpi është hair!”

Të nderuar vëllezër!

Turpi nuk është vetëm moto por edhe filozofi e Islamit. Ai ka domethënien dhe botëkuptimin e vet, që si moral dhe pjesë qenësore e etikës islame, flet për pavarësinë e plotë nga botëkuptimet e huaja për të. Imam Muslimi transmeton ndërsa hadithi është vazhdimësi e dy haditheve të tij të përmendura më parë se Bushejr ibn Ka’bi, pasi që kishte dëgjuar nga Imran Ibn Husajni hadithet “Nuk vjen turpi me tjetër vetëm se me hair!”; “I tërë turpi është hair!”, kishte thënë: Në libra të urtësisë (të cilat sot janë libra të filozofisë dhe moralit) shkruan se vetëpërmbajtja dhe serioziteti janë nga turpi sikur që prej tij janë edhe rehatia dhe qetësia (prehja shpirtërore). Imrani i tha Bushejrit: Të flas me fjalë të të Dërguarit të Allahut ndërsa ti me flet nga fletushka jote?!
Pra, nuk pajtoi me të, jo pse ato domethënie nuk janë pjesë e turpit, porse për faktin se ne kemi botëkuptimin tonë, që është edhe më gjithëpërfshirës por edhe më i saktë. Atë na e ka sjellë i Dërguari i Allahut, i cili nuk flet nga hamendja.
E se çfarë përfshin turpi ose cila është domethënia esenciale e ti, sidomos në raport me Allahun, Krijuesin, do të mësojmë nga hadithi në vijim. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Turpërohuni prej Allahut me turp të vërtetë! O i Dërguari i Allahut! E, falë ndihmës së Allahut, turpërohemi prej tij! – thanë. Nuk është kjo (ajo që po e kërkoj, por) turpi prej Allahut është ta ruash kokën dhe çka përfshin, barkun dhe çka përmban, të kujtosh vdekjen dhe belanë. E kush e do ahiretin, e braktis dynjanë dhe bukuritë e saja. Kështu, kush vepron kësisoj, ai është turpëruar prej Allahut sinqerisht! ”

Dijetarët kanë bërë një ndarje të turpit. Ebul Hasen Maverdi, Kanë thënë se turpi ndahet në tri pjesë:

1.    Turpi prej Allahut, që nënkupton përfilljen dhe zbatimin e urdhrave të Tij si dhe largimin nga ndalesat e Tij
2.    Turpi prej njerëzve, dhe
3.    Turpin prej vetes.

Të dashur vëllezër!

Buhariu transmeton se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e kishte dëgjuar një njeri tek këshillonte vëllanë për të mos qenë shumë i turpshëm, me ç’rast i kishte thënë: “Lëre atë se turpi është pjesë e besimit!”
Ky njeri e kishte këshilluar të vëllanë që të mos jetë shumë i turpshëm ngase kjo mund t’i shkaktojë probleme ndërsa Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i tha ta linte djaloshin ngase nuk do të ketë të këqija prej turpit. E keqja do të ndodhë vetëm atëherë kur të zhveshët prej tij. Pra, nuk ka dëm në këtë moral të mrekullueshëm, nuk pëson ai që turpërohet, sidomos kur turpi nënkupton të mos bësh atë që të është ndaluar. Fudajl Ibn Ijjadi numëron pesë gjëra që e bëjnë njeriun të dëshpëruar, një ndër të cilat është dhe turpi i paktë. Kjo assesi nuk duhet interpretuar se turpi, edhe në rastet kur kemi të bëjmë me diç të domosdoshme, duhet të na shtyjë që të mos e shprehim atë. Jo, është dëshmuar se Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] e kanë pyetur për gjëra intime, madje gratë, por ajo që ne kemi frikë është zhveshja prej turpit, që më pastaj do ta bënte njeriun të veproj çfarëdo e të mos ketë aspak turp prej Allahut. Ja çfarë fjalë të bukura ka thënë Ebu Bekir ibn Muhammed Shashi në koment të hadithit: “…nëse nuk turpërohesh, bë çfarë të duash!” , ”Hadithi nuk thërret për mëkate, pra nëse nuk je turpshëm bë çka të duash, por bën thirrje për turp, ngase mungesa e tij të bën që të veprosh çdo gjë.
Pra, të zbukurohemi me këtë moral dhe të thërrasim të tjerët në të, sidomos rininë!


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013