Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
UDHËZIME PËR PLANIN ADHURUES TË DHJETË DITËVE TË FUNDIT TË RAMAZANIT

UDHËZIME PËR PLANIN ADHURUES TË DHJETË DITËVE TË FUNDIT TË RAMAZANIT

 

Pas pak ditësh do të hyjmë në pjesën finale të Ramazanit, në dhjetë ditët e fundit, të cilat janë ditët më me vlerë. Ato janë pjesa e fundit e garës së Ramazanit në të cilën besimtari duhet të jep maksimumin. Në to është Nata e Kadrit, një mirësi ekskluzive e këtij ummeti, e cila është mëkat të lëshohet. Për këtë shkak, interesimi i Pejgamberit për këto dhjetë ditë është shfaqur që në fillim, me rastin e urimit të tij për muajin e Ramazanit. Siç qëndron në hadith të saktë[1],  Pejgamberi ka thënë: “Iu erdhi Ramazani, (i cili është) muaj i bekuar...Në të Zoti ka përzgjedhë një natë e cila është më të mirë se njëmijë muaj, ai që privohet prej mirësisë së saj, ai vërtetë është i privuar!” Pra, mos shfrytëzimi i kësaj mundësie të artë për të fituar këtë shpërblim të madh, është humbje e madhe. Ai që nuk fillon të lëvizë më shpejt në këto dhjetë ditë për të arritur tek finishi që është gëzim, ai është humbës. E për të mos lejuar humbjen dhe dështimin, na duhet që të vendosim plan të ri për shfrytëzimin e tyre. Duke qenë se mundësitë që na ofrojnë këto dhjetë ditë janë të shumta dhe të ndryshme, planin do tua lëmë ta përpiloni vetë si t’iu përshtatet ndërsa në vazhdim do t’iu ofrojmë -me lejen e Allahut- disa udhëzime dhe rekomandime që duhet të kihen parasysh gjatë përpilimit të këtij plani, në mënyrë që ai të jetë i suksesshëm.

Që të arrijmë mirësitë e këtyre dhjetë ditëve, që tani na duhet vendosmëri. Siç është përshkuar, Pejgamberi Muhammed kishte një vendosmëri të rrallë për të përfituar nga këto dhjetë ditë. Aisheja r.a. rrëfen:

كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يجتهد في العشر الأواخر ما لا يجتهد في غيره

“I Dërguari i Allahut angazhohej në dhjetë ditët e fundit më shumë se në ditët e mëhershme.[2]

Kjo vendosmëri është e nevojshme sepse mirësia që po kërkojmë, Nata e Kadrit, është e fshehur, andaj duhet kërkuar atë që nga fillimi i këtyre dhjetë ditëve e deri në fund të Ramazanit. Pejgamberi Muhammed ka thënë:

الْتَمِسُوهَا فِي الْعَشْرِ الْأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ

Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit...

Sikur edhe në punë tjera, edhe në adhurim, për të qenë më i suksesshëm, ai interesohej që pjesë e këtij plani të ishte edhe familja. Për këtë shkak angazhonte edhe familjen, respektivisht i zgjonte nga gjumi që të mos iu ikte koha duke fjetur. Ibni Rexheb Hanbeliu ka thënë: Kur vinte dhjetëshi i fundit, Pejgamberi çdo anëtarë të familjes së tij që kishte mundësi për t’u falur nuk e linte pa e zgjuar prej gjumit. Për të shuar mundësitë e përfitimit sa më të madh, angazhimin preferohet shumë ta bëjmë bashkërisht, respektivisht të falemi bashkë në xhami sepse, siç ka thënë Pejgamberi Muhammed : “Kush falet me Imamin derisa ta kryejë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën.” Kjo na jep mundësinë që më pas, secili nga ne të gjejë kohë mjaftueshëm për ta adhuruar Allahun individualisht, respektivisht për të lexuar Kur’an, për të bërë dhikr, për tu lutur. Pejgamberi Muhammed ka thënë: “Kush falet në Natën e Kadrit me besim dhe vetllogari, i falen mëkatet e mëparshme.[3]

Ajo që na duhet të kemi parasysh është se në këto dhjetë ditë nuk janë me vlerë vetëm netët, por edhe ditët. Andaj preferohet që të kalohen ditët në xhami. Ka qenë traditë e disa Sahabeve r.a. që të kalojnë kohën në xhami gjatë Ramazanit. Ku u pyetën për urtësinë e kësaj, thanë: Po duam ta ruajmë agjërimin tonë. Pra, të reduktojmë lëvizjet tona në mënyrë që të mos na ikën shpërblimi duke bredhur poshtë e përpjetë. Pejgamberi Muhammed ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa te lind dielli, pastaj ngritët dhe i fal dy rekate, ka shpërblimin sikur t’i ketë kryer një haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë.” Mënyra më e mirë e fitimit të shpërblimit do të ishte sikur në këto dhjetë ditë të gjenim kohë për të qëndruar në i’tikaf, gjegjësisht në xhami, që t’i përkushtohemi vetëm ibadetit.

Në fund dua të kthehem në fillim prapë dhe të them se humbja e mirësive të këtyre dhjetë ditëve është humbja më e madhe që mund t’i ndodhë njeriut. Nata e Kadrit nuk është vetëm natë e shpërblimeve por edhe e caktimeve. Allahu thotë:

فيها يفرق كل أمر حكيم

Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” [Duhan: 4]

Natën e Kadrit bëhen caktimi vjetor i atyre që do të lindin dhe do të vdesin. Paramendo sa humbje e madhe do të jetë për ne nëse na kalon ky Ramazan pa i shfrytëzuar këto mundësi ndërsa më nuk kemi jetë të presim Ramazana tjerë. Andaj, të nxitojmë që të mos na ikën shpërblimi i madh!

 



[1] Transmeton Nesaiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.

[2] Transmeton Muslimi.

[3] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013