Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
Urtësi: RAPORTET E PËRGJITHSHME
RAPORTET E PËRGJITHSHME
Abdul Kerim bin Muhammed El-Maliki
Feja është raport dhe marrëdhënie me të tjerët. [Muhammedi a.s.]
Besimtari i afron të tjerët dhe afrohet me të tjerët. [Muhammedi a.s.]
Trajtoji të tjerët siç ke dëshirë të të trajtojnë. [Isai a.s.]
Butësia në sjellje është koka e urtësisë. [Lukman Hakimi]
Aliu r.a. i ka thënë të birit, Husejnit r.a.: ‘Për raportet tua me të tjerët veten merre kandar: duaje për ata atë që do për vete e urreje për ata atë që urren për vete. Mos iu bë padrejtësi siç ke dëshirë të të mos bëjnë padrejtësi. Bëju mirë siç ke dëshirë të të bëjnë mirë. Konsideroje për të keqe për ata atë që e konsideron për vete të keqe dhe mos ua thuaj fjalët që nuk ke dëshirë t’i dëgjosh.’
Raportet me të tjerët janë sikur frymëmarrja: që të dyja mëtojnë vazhdimësinë e jetës. [Virginia Satir]
Mos u përpiq ta fitosh çdo debat. Ndonjëherë përfitimi i zemrave është më me rëndësi se fitimi i debatit. [Gëte]
Miklimi[1] ndaj njerëzve është lëmoshë.
Miklimi është gjysma e mendjes.
Miklimi është produkt i mençurisë.
Miklimi është baza e mirësjelljes.
Miklimi është virtyt i përbërë nga butësia dhe durimi.
Më i mençuri është ai që di si t’i joshë e përkëdhelë njerëzit e kohës së vet. [Ibn Firjeh]
Ha çfarë të pëlqen ty e vish çfarë iu pëlqen njerëzve.
Nëse dëshiron të respektohesh, kërko atë që mundet (të ndodhë).
Nëse dëshiron ta fitosh kënaqësinë e njerëzve, kuptoji së pari.
Sipas vendit edhe kuvendi.
Kush i shikon njerëzit me sy të shkencës, i urren. Kush i shikon me sy të së vërtetës, i justifikon.
Mos shiko atë që sytë mund ta shohin dhe as mos dëgjo atë që veshët mund ta dëgjojnë.
Mos i kërko dikujt dy herë të njëjtën gjë.
Mos ua përmend njerëzve të mirat që ua ke bërë sepse kështu humb e mira dhe prishet shoqëria.
Ruaji lidhjet, jo pronat.
Trimi i mirë me shokë shumë.
Buzëqeshja është çelës i raporteve të çiltra shoqërore.
Nëse i ke bërë dikujt, mos ia përmend. Nëse të ka bërë mirë dikush, mos ia harro. [Ibn Mukaffaë]
Lartësojeni veten duke aplikuar moralin e shkujdesjes[2]. [Ibn El- Xheuzi; Xhafer bin Muhammed Sadik]
Kush i shoqëron njerëzit me dredhi, do ta tradhtojnë. [Ahnef bin Kajsi]
Gjëja më e rëndësishme në raport me njerëzit është aftësia dhe durimi për t’i dëgjuar të gjithë ato që i thonë e flasin.
Njerëzit janë tre lloje: disa janë sikur ushqimi që nuk bën pa të, disa janë sikur ilaçi që të duhen në ndërkohë ndërsa disa janë sikur sëmundja që askush nuk e do. [Hasan Basriu]
Vëllezërit janë tre llojesh: lajkatues, llogaritës dhe zemërgjerë: lajkatuesi dëshiron thjesht të përfitojë prej teje pa të dhënë asgjë, llogaritësi i cili të jep aq sa përfiton prej teje, dhe zemërgjeri, i cili thjesht dëshiron t’i vazhdojë lidhjet me ty, pa pasur ndonjë përfitim. [Lukman Hakimi]
Nëse fillon t’i vlerësosh njerëzit, nuk do të gjesh kohë për t’i dashur ata.
Nëse e bën shprehi që të hidhërohesh sa herë që nuk të pëlqen diç, atëherë dije se kurrë nuk do të ndihesh i qetë.
Kënaqësia e njerëzve është ideal që nuk realizohet.
Nuk e di sekretin e suksesit por të dështimit po: përpjekja për të kënaqur çdo njeri. Bill Cosby
Përderisa nuk i kam bërë keq askujt, nuk më intereson nëse më duan apo jo njerëzit. Unë nuk jam këtu, në këtë botë, për t’i argëtuar të gjithë njerëzit. Woody Allen
Nëse dorën e ke në gojë të ujkut, kujdes, tërhiqe me butësi.
Kurrë mos e lut Allahun që të mos kesh nevojë për njerëzit, sepse Allahu e ka lënë që njerëzit të kenë nevojë për njëri tjetrin. Lute thjesht që të mos kesh nevojë për njerëzit e këqij. Aliu r.a.
I verbër është ai që sheh me syrin e huaj, i shurdhër është ai që dëgjon me veshin e huaj. Ahmed Sheuki.
Është marrëzi ta urresh dikë vetëm pse ke dëgjuar një njeri të flet keq për të. Mark Twain
Unë plot hidhërim, shoku im pa asnjë pikë durim, a ku të ketë mes nesh pajtim?!
Dhurata verbëron syrin e gjykatësit. [Xhafer Sadik]
Dhurata trullosë mendjen.
Vizita shton dashurinë.
Përmende atë që mungon[3] se kështu afër vetes e afron.
[1] Dashamirësia, zemërbutësia, mirësjellja, joshja, lajkatimi. Përdoret vetëm me kuptim pozitiv.
[2] Shkujdesja (ar. tegaful) nënkupton rastet kur njeriu injoron qëllimshëm disa veprime të të tjerëve të cilat provokojnë për të keq. Këtë e bën për shkak se nuk do të zbret në nivel injorantësh.