Avni Zajmi është një personalitet i rrallë i kulturës fizike. Është i vetmi shqiptar i dekoruar nga Komiteti Olimpik Botëror me trofeun e madh të njëqind vjetorit të themelimit të këtij komiteti. Ka lindur në Vushtrri më 4 gusht 1893. Mësimet dhe studimet i ka kryer në Vushtrri, Shqipëri, Stamboll dhe Francë. Përkundër mundësisë për të qëdnruar në Francë për mësimdhënie, ai ishte kthyer në vendlindje. Ka qenë i deleguar nga Shqipëria për të zhvilluar arsimin në Kosovë. Ai erdhi në Vushtrri ku e hapi shkollën e parë shqipe. Ndihmë të madhe pati edhe nga arsimtari, njëherësh edhe hoxhë, Emin Hoti. Për shkak të angazhimit, forcat serbe e ndoqën dhe larguan nga Vushtrria. Avniu u kthye në Shqipëri ku jetoi pjesën tjetër të jetës derisa vdqi në Tiranë më 13 prill 1989 (1).
1 Fahri Buçinca, Zhvillimi i kulturës fizike dhe sportit në Vushtrri 1900-2000, (Prishtinë: botim privat, 2010), f. 51-61.