Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Krimi dhe selektimi i tij në baza religjioze

Ngjarjet në Boston të SHBA-ve, përkundër zhvillimeve të ndryshme, kanë qenë tema më e rrahur këto ditë në mediat ndërkombëtare. Ndryshe nga autoritetet zyrtare, të cilat treguan një maturi në identifikimin e fajtorëve, nga politikanë, analistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile nuk munguan zërat që nga fillimi se fajin për këtë e kanë myslimanët. Sarah Palin[1], një figurë politike e njohur në Amerikë, në një intervistë për televizionin Fox News, pohoi se, edhe pse hetuesit federalë ende s’e kanë përfunduar punën e tyre, “tani është koha për veprim”. Thirrje ekstreme sikur kjo kishte edhe nga analistë mediumesh të njohura[2]. Në të vërtetë, deklarata e Palinit, e cila është jo vetëm skandaloze si deklaratë, ngase ajo bën thirrje për luftë dhe bombardim të vendeve arabe, e që nuk di t’i dallojë se cilat janë arabe e cila janë joarabe, madje ajo bën thirrje të sulmohet Praga duke menduar se Republika Çeke është Çeçenia, por ajo shpërfaq edhe zërat dekonstruktiv, ata që në vend të dialogut dinë vetëm gjuhën e dhunës. Dhuna nuk shuhet me dhunë. Po kështu, deklarata e saj shpërfaqë edhe qëndrimin e një pjese perëndimore karshi myslimanëve. Disi është krijuar një bindje se pas çdo të keqeje qëndrojnë muslimanët. Është si të thuash një fenomen i ri në rrafshin global që pesha e krimeve të vlerësohet sipas përkatësisë fetare. Dua të them se jam kundër të gjithë atyre që mbysin njerëz të pafajshëm.
Personalisht, jam kundër atyre që propagandojnë dhunën, por, jam edhe kundër atyre që gjykojnë krimet nga kjo perspektivë dekadente. Krimi nuk ka përkatësi. Çështja e këtyre dy çeçenasëve u bë aq alarmante saqë krime të tjera shumë më të mëdha dhe më makabre u harruan fare nga mediat. Ndonëse ende vazhdon terrori budist në Burma, SHBA-të dhe BE[3] e kanë parë të arsyeshme që t’i heq sanksionet, për shkak se ata kanë avancuar. E në çfarë kanë avancuar?! Kanë avancuar në krime. Kleriku budist, Wirattu, shpjegon përse i vrasin myslimanët. Në një deklaratë të publikuar në portalin gazetaexpress.com më datë 23.04.2013[4], ai citohet të ketë thënë:
“Ata [myslimanët] janë të suksesshëm në punë, e kontrollojnë trafikun dhe ndërtimtarinë. Por, ata tani po e marrin kontrollin edhe mbi partitë tona politike. Nëse vazhdon kështu, ne do të bëhemi si Afganistani apo Indonezia.”
Kjo është arsyeja pse i vrasin.
A nuk do të duhej gjykuar ata?!
A nuk do të duhej shtrënguar me sanksione derisa të dalin para drejtësisë dhe të gjykohen kriminelët?!
Po kështu, Terri Xhons[5], pastori djallëzor, i cili pothuajse çdo vit provokon myslimanët, edhe për këtë shtator ka paralajmëruar djegien e afër 3000 kopjeve të Kur’anit Fisnik. A nuk do të duhej marrë me të gjithë ata që provokojnë incidente dhe konflikte?! A nuk do të duhej toleruar ata që zjarrit duan t’i hedhin benzinë?!
Një pjesë të madhe të fajit e kanë edhe disa mediet me prirje antiislame. Ato mundohen që të hedhin vrer mbi myslimanët duke paraqitur se e tërë e keqja vjen vetëm prej tyre. Nasser Weddady[6], drejtor në Kongresin Amerikano-Islamik në Boston, me rastin e ngjarjeve në Boston është shprehur: “Kurdo që ndodhin ngjarje, të cilat përfshijnë terrorizmin apo myslimanët, ka një reagim të ashpër dhe një rritje të islamofobisë. Nuk janë spontane, sepse ka disa qarqe që përpiqen t’i përshkruajnë të gjithë myslimanët si terroristë potencialë dhe janë pikërisht këto qarqe që kontribuojnë në rritjen e kësaj ndjenje.”
Në Gjermani, spekulohej për vite të tëra se pas disa krimeve qëndronin myslimanët, por tash, në fund, është vërtetuar se autorë të krimit kanë qenë grupe neonaziste[7].
Bota ka nevojë të ndryshojë diskursin e luftimit të krimit. Krimi duhet të luftohet për shkak të të qenit krim, e jo për shkak të përkatësisë së atyre që e bëjnë atë.
 
[1] http://gazetaexpress.com/?cid=1,17,109776
[2] http://www.kosova.info/index.aspx?SID=41&LID=2&AID=62500&Ctype=1&ACatID=23
[3] http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=255677
[4] http://gazetaexpress.com/?cid=1,17,109783
[5] http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=54127
[6] http://www.kosova.info/index.aspx?SID=41&LID=2&AID=62500&Ctype=1&ACatID=23
[7] http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/28/media-gjermane-e-mbushur-me-klishe-per-myslimanet/


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013