Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RRËFIMI I NJË JETIMI NGA GJENERATAT E PARA

RRËFIMI I NJË JETIMI NGA GJENERATAT E PARA

 

Image result for ‫اليتيم‬‎
Një njeri i urtë hyri një ditë në xhaminë e Pejgamberit
ï·º kur nuk ishte koha për namaz dhe e pa një djalosh, i cili ende nuk i kishte mbushur të 10-tat ndërsa falej me përpikëri dhe sinqeritet. I pëlqeu shumë përkushtimi i tij andaj priti derisa e kreu namazin e pastaj shkoi, e përshëndeti me selam dhe e pyeti:

Biri i kujt je ti?

Djaloshi e uli kokën ndërsa lotët i rridhnin nëpër faqe.

O xhaxha! Unë jam jetim pa babë e pa nënë – iu përgjigj.

Njeriu u prek shumë andaj iu afrua, ia lëmoi flokët dhe i tha:

A pranon të bëhesh biri im?

Nëse kam uri a me ushqen? –e pyeti djaloshi.

Po, gjithsesi –iu përgjigj ai.

Nëse nuk kam rroba a m’i siguron ato? – e pyeti djaloshi.

Po –iu përgjigj ai.

Po nëse sëmurem a më shëron?- e pyeti djaloshi.

Kjo nuk është në dorën time- ia ktheu njeriu.

Nëse vdes a më ringjalle?- e pyeti djaloshi.

As për këtë nuk kam mundësi- iu përgjigj njeriu?

Atëherë lërmë të lirë -i tha djaloshi dhe shtoi: Ai që më ka krijuar, Ai më udhëzon, më ushqen, më jep të pijë, më shëron,  Ai që kur të vdes më ringjallë dhe në Të shpresoj se do të më fal në Ditën e Kiametit

Këto fjalët e befasuan njeriun andaj u largua duke thënë: Kam besuar në Allahun! Kush mbështetet në Allahun, Ai do t'i mjaftojë atij!

Botëkuptimet e Tevekkulit (mbështetjes në Allahun ï·») kanë humbur e në vend të tyre ka ardhur mbështetja në pjesët e trupit, dinar dhe dërhem, e për pasojë njerëzit kanë rënë në depresion.

I Lartmadhëruar qoftë Allahu!

Ja kjo është gjendja e një djaloshi të të parëve tanë me mbështetjen në Allahun por si qëndron puna me burrat e kohës tonë dhe mbështetjen në Allahun.

Kush është heroi?

Kush është guximtari?

Guximtar dhe trim është ai, i cili edukon fëmijën e tij në frymën e Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit ï·º.

Allahu thotë: “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” [Fussilet: 33]

Ka thënë Pejgamberi ï·º: “Transmetoni nga unë qoftë edhe një verset!” Po ashtu ka thënë: “Që Allahu ta udhëzojë nëpërmjet teje një njeri të vetëm, është më mirë për ty se sa devetë e kuqe (pasuri shumë e çmuar tek arabët).

 

 

Përshtati në shqip:

Sedat ISLAMI

9 shkurt 2006 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013