Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SIMBOLIKA E MUAJIT REXHEB NË PËRGATITJEN PËR MUAJIN E RAMAZANIT

SIMBOLIKA E MUAJIT REXHEB NË PËRGATITJEN PËR MUAJIN E RAMAZANIT 

HYRJE

Sot është dita e parë e muajit rexheb, njërit prej katër muajve të shenjtë, të përmendur në Kur’anin famëmadh:

﴿إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِندَ اللَّـهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّـهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ ۚ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ﴾

“Me të vërtetë, numri i muajve te Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, prej ditës që i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë; ky është besim i drejtë. E, në këta, mos i bëni vetes zullum!...” [Teube: 36]

Këta muaj të shenjët janë: rexhebi, dhu el-ka’de, dhu el-hixhe dhe muharremi. Rexhebi është i ndarë ndërsa tre muajt tjerë vijnë me rend njëri pas tjetrit. Këta muaj kanë specifika të përbashkëta që i dallojnë prej muajve tjerë por edhe specifika që i dallojnë ndërmjet vete.

Specifikë e muajit rexheb, në të cilin sapo kemi hyrë, është përgatitja shpirtërore dhe fizike për muajin e Ramazanit. Këtë do të mundohemi ta kuptojmë nëpërmjet domethënies së ajetit që lexuam dhe disa shpjegimeve të dijetarëve myslimanë.

 

1.       

Frenimi nga mëkatet

Në ajetin që lexuam, Allahu kërkon prej nesh që në këta muaj të shenjtë të mos i bëjmë vetes zullum.

Pyetja që shtrohet vetvetiu: Si i bën njeriut vetes zullum?

Përgjigja: Duke bërë mëkate.

Mëkatet janë padrejtësia më e madhe që njeriu mund t’i bëjë vetvetes sepse në fe ka një kriter: njeriu shpërblehet për atë që bën; për të mirën mirë, për të keqen keq. Kështu, nëse ke bërë mëkate, i bie që e ke dënuar vetveten. Allahu thotë:

﴿إِنَّ اللَّـهَ لَا يَظْلِمُ النَّاسَ شَيْئًا وَلَـٰكِنَّ النَّاسَ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ﴾

“Me të vërtetë, Perëndia nuk u bënë kurrfarë të keqe njerëzve, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes.” [Junus: 44]

Por, padrejtësia e apostrofuar në këtë muaj, është e veçantë. Është padrejtësi e madhe, sepse, përderisa ky muaj është i dalluar, atëherë edhe mëkatet në të trajtohen ndryshe, pra si më të mëdha[1]. Për ta kuptuar më drejtë, Zoti ka dalluar disa kohë dhe vende, në të cilat veprat e mira shpërblehen shumëfish por edhe mëkatet dënohen shumëfish. Nuk është njëjtë të bësh gjynah si në Ramazan, si jashtë Ramazanit. Nëse një vepër e mirë në Ramazan shpërblehet shumëfish, po kështu edhe gjynahu dënohet shumëfish. Ngjashëm është puna edhe në Mekkë: shpërblimi për veprën e mirë është i shumëfishuar por edhe dënimi, për shkak të shenjtërisë së vendit[2].

 

 

2.       

Përgatitja për Ramazan

 

Muaji rexheb është sihariq i ardhjes së muajit Ramazan. Për këtë shkak, dijetarët e kanë konsideruar si një mundësi të mirë pret ë filluar me përgatitje për Ramazan. Nëse i referohemi kuptimit të ajetit që kemi lexuar në fillim dhe shpjegimeve të dijetarëve, përgatitja duhet të jetë e fokusuar nlë dy aspekte:  

 

2.1.

Pendimi nga mëkatet e bëra sepse, nëse mëkatet janë padrejtësi, pendimi është mjet me të cilin e largojmë dënimin. Allahu i madhëruar na mëson në Kur’an:

﴿وَمَن يَعْمَلْ سُوءًا أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُ ثُمَّ يَسْتَغْفِرِ اللَّـهَ يَجِدِ اللَّـهَ غَفُورًا رَّحِيمًا﴾

“Kush punon vepër të keqe ose i bën zullum vetes, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është falës e mëshirues.” [Nisa: 110]

Pra, nëse ke bërë mëkate dhe ke kërkuar falje, dije se Allahu të fal.

 

2.2.

Përgatitja fizike për Ramazan

Ramazani konsiderohet shtegu i garës, pra aty ku fillon garën për tu shpërblyer ose jo. Nga ajo që shohim e lexojmë për atletë, kemi mësuar se ata përgatiten shumë për këtë finale. Edhe ne, që të jemi të suksesshëm në Ramazan, duhet të përgatitemi fizikisht. Sa bukur e kanë përshkruar figurativisht disa dijetarët këtë lidhje ndërmjet muajit rexheb dhe atij ramazan. Ebu Bekr Belhi ka thënë: Muaji Rexhep është muaji i mbjelljes, muaji Sha’ban është muaji i ujitjes ndërsa muaji Ramazan është muaji i korrjes[3]. Nëse duam të kemi rendimente të mira në Ramazan, duhet të fillojmë tani me mbjelljen, respektivisht duhet të fillojmë me agjërim të hënave dhe të enjteve, me lexim të Kur’anit, me falje të namazit nafile që të mos lodhemi për teravi, e kështu me radhë.

 

Për fund, nëse duam që të marrim trofetë e Ramazanit, na duhet të fillojmë tash, duke u pastruar nga mëkatet me pendim, dhe duke filluar me ushtrime fizike për adhurim.  

       

 

 



[1] Shih: Ibn El-Xheuzi, AbduRrahman bin Ali, Zad el-mesir fi Ilmi et-Tefsir, (Bejrut: Dar el-kitab el-arabij, 1422 h.), 2/257.

[2] Shih: Ibn Kethir, Ismail bin Omer, Tefsiru el-Kur'ani el-adhim, (Rijad: Dar Tajjibe, 1999), 4/146.

[3] Për më shumë, shih temën tonë: ‘Rëndësia e përgatitjes psikike dhe fizike për adhurimet sezonale – agjërimi i ramazanit si shembull’, https://sedatislami.wordpress.com/2018/05/04/rendesia-e-pergatitjes-psikike-dhe-fizike-per-adhurimet-sezonale-agjerimi-i-ramazanit-si-shembull/


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013