Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TË JETOSH PA EMAIL

Një i papunësuar aplikoi për pozitën e korrierit në kompaninë e njohur amerikane Microsoft. U takua me Drejtorin për Resurse Humane dhe, pas intervistës, Drejtori i tha: Urime! Jeni pranuar. Më duhet emaili juaj për tua dërguar formularin e emërimit në këtë pozitë.  
Unë nuk posedoj llogarie bankare dhe as email- iu përgjigj aplikuesi.
Më vjen keq, i tha Drejtori dhe shtoi: Nëse nuk keni email, kjo nënkupton se ju nuk ekzistoni, e përderisa nuk ekzistoni atëherë nuk mund të keni as vend pune.
U largua njeriu ndërsa shenjat e dëshpërimit i dukeshin qartë në fytyrë. Çfarë të bëj, si t’ia bëj, mendoi në vete ndërsa shikonte të dhjetë dollarët e fundit që i kishin mbetur.
Vendosi të shkonte në tregun e perimeve dhe të merrej me shitblerjen e domateve. Bleu dhjetë kilogramë domate, doli t’i shiste nëpër rrugë dhe lagje, dhe brenda një ore i shiti të gjithë duke fituar dyfishin e kapitalit që kishte.
Vendosi të vepronte prapë kështu. Në fakt, gjatë asaj dite veproi disa herë, derisa u kthye në mbrëmje në shtëpi ndërsa kishte në portofol plot tetëdhjetë dollarë.
I pëlqeu kjo formë e punës andaj çdo mëngjes zgjohej herët dhe shkonte në treg për tu kthyer vonë në shtëpi dhe për të shumëfishuar gjithsesi paratë që kishte. Pas një kohe relativisht të shkurtër bleu një karrocë dore, dikur më vonë një kamionçinë, e dikur një flotë të tërë veturash. Pas pesë viteve angazhim, ai arriti të bëhej tregtari kryesor i perimeve në SHBA, kështu që filloi të mendonte pak për jetën. Vendosi të kontaktonte një kompani që merret me sigurimet e jetës. U dakordua për terminin dhe ditën e caktuar takoi agjentin e kompanisë në fjalë. Pas bisedave dhe procedurave, agjenti i kërkoi emailin.  
Nuk kam- iu përgjigj biznesmeni.
Ore, si nuk ke email ndërsa ke krijuar këtë perandori kaq të madhe. Po habitem. Paramendo çfarë do të bëje sikur të kishe email- i tha agjenti.
Do të bëhesha korrier i Microsoftit -iu përgjigj biznesmeni.
 
Imazh: Basketbollisti i njohur amerikan, Majkëll Xhordan, rrëfen: Kam dështuar të shënoj kosh 900 herë, kam humbur mbi 300 ndeshje, 6 herë kur më janë besuar gjuajtjen kryesore ia kam huq dhe kam vazhduar të dështoj dështimi pas dështimi derisa kam arritur këtë sukses që kam.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013