Deri në datën e caktuar për provime kishin ngelur vetëm edhe katër ditë. Duke menduar se një pushim do t’i kthjellte, katër studentë vendosën të dalin për tre ditë në një piknik jashtë qytetit. Thanë: Na bënë mirë për memorien nëse dalim dhe thjesht relaksohemi. Ishte kohë pranvere andaj duke shëtitur në natyrë u mashtruan me bukuritë e saja kështu që, në vend se të ktheheshin një ditë para provimeve siç kishin planifikuar, ata u vonuan një ditë më shumë. Tash iu ngeli si t’ia bëjnë që të mos iu humb provimi i ditës së parë. Menduan ta mashtrojnë profesorin. I thanë se rrugës duke ardhur njëra nga gomat e veturës kishte shpërthyer. Ishte natë dhe për më tepër zona e pabanuar kështu që u desh të prisnim mëngjesin për të bërë një zgjidhje. Profesori pranoi që atyre tua mundësojë hyrjen në provim. Meqë ishin vetëm ata të katër, profesori kërkoi që të uleshin në vende të ndara, respektivisht secili në njërën qoshe të sallës, për të mos pasur mundësi assesi të kontaktojë me tjetrin. Kur hapën fletët e pyetjeve, mbetën të habitur. Ishin këto tre pyetje:
- Cila nga gomat e veturës shpërtheu?
- Në çfarë kohe saktësisht ndodhi shpërthimi i gomës?
- Kush ishte duke e vozitur veturën?
Shkrepje: Vazhdimisht më çudisin ata shumë njerëz që vijnë tek unë dhe më ankohen se kanë problem me vetëbesimin. E kur i pyes nëse kanë besim në këtë që po thonë, më përgjigjen me plot guxim: Po, natyrisht, kam shumë besim në vete për këtë që po them. Paul McKenna