Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TË PASUR MEGJITHËQË PA MALL E PASURI

Në një dhomë pa kulm dhe në kushte të mjerueshme jetonte një grua e vejë me djalin e saj të vogël. Pavarësisht se kishte katër vite që nuk kishte rënë shi, frika nga sezoni i shirave që po afronte ishte e madhe. Kushtet e banimit në një dhomë me katër mure e një derë por pa kulm i frikësonin shumë. Një ditë u mblodhën retë dhe qyteti u vërshua nga shiu. Nëna e gjorë nuk e kishte veten në hall por fëmijën. Si ta mbronte. Ishte bërë e tëra qull. Në atë gjendje, e nxori derën, e vendosi në formë të pjerrtë në mur duke bërë kështu një strehë për fëmijën e saj. Fëmija e shikoi i gëzuar dhe duke qeshur i tha: Nëna, e çfarë bëjnë të varfrit që nuk kanë dyer kur të bie shi?!

Edhe pse fëmijë, ai arriti të kuptonte të vërtetën që mbase një pjesë e madhe e njerëzve nuk arrijnë ta kuptojnë dot se njeriu duhet të kënaqet me atë që disponon dhe duhet ta falënderojë Allahun për të. Ai e konsideronte veten të pasur që kishte një derë të cilën të tjerë njerëz nuk e kishin.   

 

Shkrepje: Medito se si rriten pemët e lulet krejtësisht në heshtje, se si lëvizin dielli, hëna e yjet po kështu në heshtje. Kur ta bësh këtë do të arrish se sa shumë kemi nevojë për heshtjen që të bëhemi njerëz me influencë. 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013