Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDËRMJET DY PYJEVE – DRITËZ DREJT MENDIMIT TË SHËNDOSHË

Një fabrikë për përpunimin e drurit kishte aplikuar për një tender për të blerë drunjtë e një prej pyjeve të qytetit. Organet përkatëse ishin pajtuar por me kushtin që gjithçka të kryhej brenda vetëm tre ditëve. Pra, fabrika kishte para këtë afat kohor të shkurtër që zbehi goxha shumë gëzimin për fitimin e tenderit. Menaxhmenti i fabrikës, ditën kur do të fillonin me prerjen e druve, tuboi punëtorët dhe mbajti një falim motivues para tyre.

Image result for forest man cutting
Drejtori i nxiste që të prenin sa më shumë dru duke ua kujtuar se pas tre ditëve do t’iu hiqej e drejta për të prerë. Filluan me vullnet të madh. Drejtori ishte bashkë me punëtorët për t’i motivuar. Pas pak njëri nga punëtorët bërtiste të ndaleshin por drejtori iu thoshte punëtorëve që ta injoronin thirrjen e tij. Mendonte sikur ai kishte për qëllim pushimin. Punëtori prapë bërtiti me zë të lartë: ndaluni sepse jemi në pyll të gabuar. Nuk është ky pylli që kemi leje për të prerë dru në të.    

 

Mbaje mend, lexues i dashur: suksesi nënkupton ta bësh veprën e duhur e jo të bësh veprat sipas mënyrës së duhur.

 

Shkrepje: Egoja pozitive nënkupton të shkrihesh me të tjerët. Angazhimi për plotësimin e nevojave të të tjerëve është mjeti më i mirë për tua fituar respektin, dashurinë dhe nderimin. E kur kjo do të ndodhë, do të jesh i çliruar nga të gjitha presionet dhe trysnitë ose thënë më mirë do të fitosh lirinë tënde të pushtuar nga egocentrizmi.    


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013